Bitcoin i shpjeguar në më pak se 2 min

Kush e krijoi?

Satoshi Nakamoto, një person anonim, mbahet si krijuesi i rrjetit Bitcoin përmes publikimit të një dokumenti (whitepaper) që përshkruante funksionimin e tij. Dokumenti në të cilin Bitcoin u prezantua si fillim në vitin 2008 e shpjegon atë si një "sistem elektronik peer to peer të parave cash" . Pra, për ta thënë ndryshe, Bitcoin është një sistem pagesash i cili nuk varet në palë të treta për të verifikuar transaksionet që ndopdhin në rrjet. Monedhat e Bitcoin gjenerohen dhe u jepen prodhuesve, të cilët me anë të pajisjeve kompjuterike verifikojnë transaksionet duke zgjidhur sfida të paracaktuara matematikore.

Bitcoin është një formë e parasë digjitale. Por ndryshe nga monedhat fiat (eur/usd) me të cilat jeni mësuar, nuk ka asnjë bankë qendrore që e kontrollon atë. Në vend të kësaj, sistemi financiar në Bitcoin drejtohet nga mijëra kompjuterë të shpërndarë në mbarë botën. Çdokush mund të marrë pjesë në ekosistem duke shkarkuar softuerin përkatës.

Veçoritë e Bitcoin

Bitcoin ishte kriptomonedha e parë, e shpallur që në vitin 2008 (por e lançuar në 2009) që u siguron përdoruesve mundësinë për të dërguar dhe marrë para dixhitale BTC. Ajo që e bën Bitcoin kaq interesant është se nuk mund të censurohet, fondet nuk mund të shpenzohen më shumë se një herë dhe transaksionet mund të bëhen në çdo kohë, nga kudo.

Bitcoin është:

  • i decentralizuar
  • rezistent ndaj censurës
  • i sigurt
  • pa barriera kufitare

Këto cilësi e kanë bërë tërheqës për përdorim në raste të tilla si dërgesat ndërkombëtare dhe pagesat ku individët nuk duan të zbulojnë identitetin e tyre (siç do të bënin me një kartë debiti ose krediti), ose thjesht kur përdoruesit duan një mënyrë të shpejtë dhe te sigurt për të dërguar shuma të mëdha parash në botë.

bitcoin-6054330_1920.jpg

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...