A do të ketë ndonjëherë fund Bitcoin?

Teoria e ofertës monetare të Bitcoin

Për të kuptuar përgjysmimin e prodhimit të bitcoin, duhet të kuptojmë fillimisht teorinë pas sasisë në qarkullim të Bitcoin. Krijuesi Satoshi Nakamoto besonte se skarciteti i një aseti krijon vlerë. Në fund të fundit ka vetëm një pikturë origjinale të Mona Lizës, disa të Picassos dhe një sasi të kufizuar e arit në Tokë. Për këtë arsye u përcaktua se ky aset dixhital do të ishte i kufizuar në vetëm 21 milionë Bitcoin në qarkullim gjatë ekzistencës së tij.

Ideja e kufizimit të ofertës së Bitcoin është në kundërshti në mënyrë sesi dollari amerikan apo paratë prej letre funksionojnë. Këto para u krijuan me rregulla të qarta ku për printimin e një dollari amerikan nevojitej një sasi e caktuar ari në rezervat bankare, e njohur ndryshe edhe si standardi i arit.

Me kalimin e kohës këto rregulla ranë me modernizimin e ekonomive dhe pas kalimit të vështirësive financiare si Depresioni i Madh apo Lufta e Dytë Botërore ku nevojitet printimi i parave për të similuar rritjen ekonomive në vështirësi.

Satoshi Nakamoto besonte se ky zhvlerësim i parasë prej letre do të kishte efekte shkatërruese për Bitcoin dhe kështu vendosi që me një rresht kod në softuerin e sistemit të parandalonte një palë të vetme printojë më shumë bitcoin sec ishte “rënë dakord” në lancimin e sistemit.

bitcoin-3499268_1920.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...