Kohëve të fundit, kemi dëgjuar shumë rreth "Metaverse-it" si zbulimi tjetër i madh që do ndryshojë jetën tonë në internet.
Por, çfarë është Metaverse?
Metaverse përshkruhet si një "botë imagjinare" e përbashkët që "i vihet në dispozicion publikut në të gjithë rrjetin mbarëbotëror të fibrave optike" dhe projektohet në syzet e posaçme të realitetit virtual. Prandaj, ky term mund të zbatohet për elementët digjital që janë përshtatur me realitetin virtual (VR) ose realitetin e shtuar (AR), të cilat janë pjesë përbërëse e Metaversit.
Meta do të thotë "përtej" dhe verse i referohet "universit". Për më tepër, disa njerëz përdorin gjithashtu termin metaverse për t'iu referuar botëve virtuale në të cilat lojtarët mund të bredhin përreth dhe të ndërveprojnë me lojtarë të tjerë; për shembull, një botë ku zhvilluesit mund të ndërtojnë ndërtesa, parqe, tabela dhe gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.
COVID-19 ndezi interesin për metaversin
Epidemia e COVID-19 ndezi interesin për metaversin pasi njerëzit u detyruan të kaojnë më shumë kohë në shtëpi. Sot, më shumë individë punojnë dhe shkollohen në internet, si rrjedhojë ka pasur një rritje të interesit për ta bërë kontaktin në internet më të gjallë.
Mark Zuckerberg zbuloi në korrik të vitit 2021 se kompania e tij synon të ndërtojë një version më maksimalist të Facebook që përfshin praninë sociale, punën në zyrë dhe argëtimin. Facebook ndryshoi emrin e tij në Meta më 28 tetor 2021, duke reflektuar angazhimin e tij më domethënës për krijimin e një mjedisi virtual të njohur si metaverse.