Dallimet kryesore midis Bitcoin (BTC) dhe Ethereum (ETH)

Bitcoin vs Ethereum

Ndërsa të dy rrjetet Bitcoin dhe Ethereum bazohen në infrastrukturën e blockchain, ato janë shumë të ndryshme për sa i përket specifikimeve teknike. Për shembull, ndërsa Bitcoin shërben si një ekuivalent digjital i arit që përdoret për të ruajtur vlerën, Ether përdoret për të fuqizuar rrjetin Ethereum dhe aplikacionet e tij.

Është e mundur të lëshohen monedha të reja si në rrjetet Bitcoin ashtu edhe në Ethereum. Bitcoin përdor shtresën Omni, një platformë e destinuar për krijimin e monedhave në blockchain Bitcoin. Adoptimi i shtresës Omni është përqendruar rreth monedhave të qëndrueshme (stable coins). Tokenat në Ethereum, nga ana tjetër, lëshohen duke ndjekur standarde të ndryshme, ku më i popullarizuari është ERC-20.

Si ta kuptoj Standardin ERC-20?

Standardi ERC-20 përcakton një listë rregullash për krijimin e tokenave në rrjet. Standardi ERC-20 përshkruan disa funksione që zhvilluesit duhet të zbatojnë përpara se të lëshojnë tokenat e tyre. Këto funksione përfshijnë dhënien e informacionit për sasinë totale të tokenit, sigurimin e bilanceve të llogarisë në adresat e përdoruesve dhe lejimin e lëvizjes së fondeve midis adresave.

Transaksionet BTC vs ETH

Transaksionet Bitcoin janë kryesisht trasaksione monetare ndërsa, transaksionet Ethereum mund të përmbajnë kod të ekzekutueshëm për të krijuar kontrata inteligjente ose për të ndërvepruar me aplikacione të ndërtuara prej tyre.

Ndryshime të tjera midis këtyre rrjeteve përfshijnë kohën për shtimin e blloqeve të reja të transaksioneve. Blloqet në rrjetin Bitcoin shtohen mesatarisht çdo 10 minuta, ndërsa në Ethereum, ato zgjasin rreth 15 sekonda, çka e bën rrjetin e Ethereum më të shpejtë dhe të aftë për të përballuar flukse të larta transaksionesh. Ndërkohë që monedhat e sotme si Solana ose Avalanche kanë akoma më shumë shpejtësi dhe kapacitet se sa Ethereum si pasojë e fleksibilitetit dhe inovacionit që ka prekur kriptot së fundmi.

kanchanara-V9N2JGUx94I-unsplash.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...