Ethereum 2.0 po vjen. Pse është e rëndësishme për zotëruesit dhe minatorët?

A mund të jetë ETHEREUM baza e sistemit të ri financiar?

Me gjithë potencialin e tij, Ethereum aktualisht ka kufizime të konsiderueshme. Shkurtimisht, nëse Ethereum synon të jetë baza e sistemit të ri financiar, ai duhet të jetë në gjendje të përpunojë shumë më tepër transaksione në sekondë. Duke pasur parasysh natyrën e shpërndarë të rrjetit, ky është një problem jashtëzakonisht i vështirë për t'u zgjidhur dhe zhvilluesit e Ethereum kanë menduar për të për vite me radhë.

Ethereum po përmirësohet ngadalë në versionin e tij 2.0, i cili pritet të sjellë një algoritëm konsensusi të provës së aksioneve (PoS). I planifikuar të ndodhë nga viti 2020 deri në vitin 2022, rrjeti tradicional Ethereum po punon për bashkimin me Beacon Chain, një element kyc i arkitekturës së re të rrjetit.

Beacon Chain nuk ndryshon shumë në shikim të parë nga rrjeti aktual, por shton ndryshimet themelore të nevojshme për përmirësimet e ardhshme, siç janë zinxhirët e copëtuar (shard chains). Copëzimi i transaksioneve në zinxhirë specifikë për tu verifikuar është një pjesë e madhe e zgjidhjes së problemit të shkallëzimit (scaling) prej të cilit Ethereum vuan prej kohësh.

Copëzimi (sharding)

Copëzimi është akti i shpërndarjes së transaksioneve nëpër rrjete të shumta, më të vogla në blockchain. Këto rrjete më të vogla mund të drejtohen nga prodhues me harduer më të dobët, pasi atyre u duhet të ruajnë informacionin vetëm një pjesë të informacionit, dhe jo nga i gjithë rrjeti. Kjo metodë e bën Ethereum më të aksesueshëm dhe ndihmon në shkallëzimin dhe evitimin e mbigarkimit e rrjetit kryesor.

Së pari, për të mbajtur rrjetin mjaftueshëm të decentralizuar, duhet të zbatohen disa kufizime. Sa më të larta të jenë kërkesat për të procesuar një nyje verifikimi (node), aq më pak pjesëmarrës do të ketë dhe aq më i centralizuar bëhet rrjeti, duke vendosur në pikpyetje sigurinë e tij. Pra, rritja e numrit të transaksioneve që Ethereum mund të përpunojë mund të kërcënojë integritetin e sistemit, pasi do të rriste gjithashtu barrën kapitale mbi nyjet (nodes).

Një tjetër kritikë ndaj Ethereum (dhe kriptomonedhave të tjera të bazuara në Proof of work) është se procesi i prodhimit është jashtëzakonisht intensiv dhe i shtrenjtë. Për të shtuar me sukses një bllok në blockchain, prodhuesit duhet të kryejnë me shpejtësi llogaritje matematikore përmes kompjuterave të tyre që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike dhe e bëjnë këtë proces të prirur për të rritur nivelin e ndotjes.

ETH 2.0 po vjen

Për të adresuar kufizimet e mësipërme, janë propozuar një grup i madh përmirësimesh, të njohura kolektivisht si Ethereum 2.0 (ose ETH 2.0). Pasi të dalë plotësisht, ETH 2.0 duhet të përmirësojë shumë performancën e rrjetit.

0_U0GFWv-Dx3FBYaSM.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...