Ethereum Guide për fillestarët

Përkufizimi i Ethereum

Nëse Bitcoin është një rrjet i decentralizuar që përdor bitcoin (BTC) për shkëmbimin e vlerës, Ethereum është një rrjet i decentralizuar blockchain i mundësuar nga monedha Ether (ETH) që u mundëson përdoruesve të kryejnë transaksione, të zhvillojnë aplikacione përmes të cilave përdoruesit mund të fitojnë interes për zotërimet e tyre përmes depozitimit (staking) të kriptoaseteve, përdorimit, ruajtjes dhe tregtisë së tokenave unik (NFT), tregtimit të kriptovalutave, lojërave, përdorimit të medias sociale dhe shumë më tepër.

Shumë e konsiderojnë Ethereum-in si hapin tjetër të zhvillimit të internetit. Nëse platformat e centralizuara si App Store i Apple përfaqësojnë ëeb 2.0, një rrjet i decentralizuar, si Ethereum është Web 3.0. Ky "ueb i gjeneratës së ardhshme" mbështet aplikacionet e decentralizuara (DApps) të cilat kryesisht sot janë aplikime të financës së decentralizuar (DeFi), pronësisë digjitale dhe tokenizimit përmes NFT-ve, etj

Si funksionon Ethereum?

Ashtu si Bitcoin, rrjeti Ethereum ekziston në mijëra kompjuterë në mbarë botën, falë bashkësisë së prodhuesve dhe nyjave (kompjutera të thjeshtë) që marrin pjesë me kompjuterat e tyre të cilët shkarkojnë dhe ruajnë transaksionet e blockchain për të pasur një rrjet të decentralizuar, në vend të një serveri të centralizuar. Kjo e bën rrjetin imun ndaj sulmeve kibernetike, dhe në thelb të pamundur për të rënë. Edhe nëse një kompjuter shkëputet, nuk ka rëndësi sepse mijëra të tjerë e mbajnë rrjetin në punë.

Ethereum është në thelb një sistem i vetëm i decentralizuar e cila fuqizon një kompjuter të përbashkët të quajtur Ethereum Virtual Machine (EVM). Nyja (në ang. Nodes) është një kompjuter në rrjet i cili shkarkon një softuer që verifikon trasakione në blockchain dhe përmban një kopje të databazës dhe EVM që përmendëm më sipër. Kjo do të thotë se çdo ndërveprim (shtesa, eleminime të transaksioneve, etj) duhet të verifikohet bashkarisht nga rrjeti (përmes nyjeve) në mënyrë që të gjithë të mund të përditësojnë kopjen e tyre më të përditsuar të databazës.

Ndërveprimet e rrjetit konsiderohen ndryshe "transaksione" dhe ruhen brenda blloqeve në Ethereum blockchain. Prodhuesit e ethereum i vërtetojnë këto blloqe përpara se t'i ngarkojnë në rrjet dhe ato shërbejnë si një historik publik transaksionesh, ndrydhe të quajtur edhe libër/ditar digjital. Procesi i prodhimit për të verifikuar transaksionet funksionon përmes një metode që quhet Prova e Punës (pow) në të cilën njëra palë (provuesi) u provon të tjerëve (verifikuesit) se është shpenzuar një sasi e caktuar energjie për të prodhuar ethereum. Çdo bllok ka një kod unik 64-shifror që e identifikon atë dhe kështu prodhuesit angazhojnë fuqinë e tyre kompjuterike për të gjetur atë kod, duke dëshmuar se ai është unik. Shpenzimi i fuqisë kompjuterike të përdorur gjatë këtij procesi dhe zgjidhja e bllokut me kodin 64 shifror që prodhuesit gjejnë quhet ndryshe "provë e punës", dhe vërteton energjinë e shpenzuar të tyre. Prandaj sistemi i shpërblehen ata dhe përpjekjet e tyre në ethereum në mënyrë që të stimulojë prodhimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

Transaksionet me Ethereum

Gjithashtu, njësoj si në Bitcoin, të gjitha transaksionet e Ethereum janë tërësisht publike. Prodhuesit transmetojnë blloqe të kompletuara për pjesën tjetër të rrjetit, duke konfirmuar ndryshimin dhe duke i shtuar këto blloqe në blockchain. Blloqet e konfirmuara nuk mund të ndryshohen më, duke shërbyer si një historik i përsosur e të gjitha transaksioneve të rrjetit.

Por, me se paguhen prodhuesit për punën e tyre, nga vjen ETH? Çdo transaksion përmban një tarifë, të quajtur "gas fee", e cila paguhet nga përdoruesi që fillon transaksionin në fjalë. Kjo tarifë i paguhet prodhuesit që vërteton transaksionin, duke nxitur aktivitetin e prodhimit dhe duke siguruar rrjetin. “Tarifa e gazit” në thelb shërben gjithashtu dhe si një limit, duke kufizuar numrin e veprimeve që një përdorues mund të bëjë për transaksion.

Për shkak se ETH është nje kriptomonedhë e vlera e së cilës bazohet te dobia dhe përdorimi, furnizimi i tij (pra oferta monetare) nuk ka një limit si në rastin e Bitcoin dhe është e nevojshme në përdorimin e shumë aplikacione të decentralizuara. Eteri vazhdimisht hyn në qarkullim në formën e shpërblimeve për prodhuesit e rrjetit dhe gjithashtu me shpërblime të vendosura paraprakisht gjatë migrimit të rrjetit në ETH2.0 i cili bazohet në “Proof of Stake” (PoS). POS është shpërblimi i prodhusve të ETH bazuar në numrin e monedhave që një përdorues depozition si garanci për të ruajtur rrjetin, ndryshe nga pow në të cilën njëra palë (prodhuesi) u provon të tjerëve (verifikuesit) se është shpenzuar një sasi e caktuar energjie për të prodhuar ethereum. Në teori, Eteri do të jetë gjithmonë në kërkesë, që do të thotë se inflacioni nuk duhet të zhvlerësojë asetin përtej përdorimit.

Fatkeqësisht për shumë njerëz, tarifat e gazit Ethereum mund të jenë mjaft të larta bazuar në aktivitetin e rrjetit. Kjo është për shkak se një bllok mund të mbajë vetëm një sasi te limituar transaksionesh. Si rezultat, prodhuesit do të prioritizojnë transaksionet me tarifat më të larta të gazit, që do të thotë se përdoruesit po konkurrojnë për të vërtetuar transaksionet paraprakisht. Ky konkurs i shtyn tarifat në rritje sa herë ka kërkesë, duke e mbingarkuar rrjetin gjithnjë e më tepër.

Mbingarkesa e rrjetit është një problem i rëndësishëm, megjithëse po trajtohet në Ethereum 2.0 – një rishikim i plotë që do të diskutohet si një seksion i veçantë.

milad-fakurian-wNsHBf_bTBo-unsplash.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...