Fillestar në NFT? Mos e humb guidën tonë – Pjesa 2

Kuptimi i ‘token-it unik” (NFT)?

Një token unik nuk mund të zëvendësohet drejtpërdrejt me diçka tjetër. NFT-të janë asete që ekzistojnë në botën digjitale dhe tokenat digjitalë shërbejnë si certifikatë pronësie për këto asete.

Këtu janë katër gjëra që duhet të keni parasysh përpara se të krijoni dhe shisni art NFT:

  • Tregu ku planifikoni t'i shisni NFT.
  • Portofoli që duhet të shkarkoni për t'u lidhur për të shitur dhe blerë çdo NFT.
  • Ju duhet të shtoni fonde (kripto) në portofolin tuaj në mënyrë që të mund të përfundoni transaksionin.
  • Lloji i NFT-së që dëshironi të krijoni, shisni dhe blini.

Tregu kryesor për të tregtuar NFT tuaja:

  • OpenSea
  • Rarible
  • Superfarm
  • LooksRare
  • FansForever

Cili është avantazhi i tregtimit të NFT tani?

Me blerjen e tyre, ju mund t'i mbani ato dhe vlera e tyre do të rritet me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve do të përfshihen me NFT me perspektivat për të fituar para. Ka shumë njerëz që sigurojnë jetesën nga rishitja e tyre. Investimi në NFT me qëllim rishitjen mund të çojë në fitime të mëdha. Nga ana tjetër, nëse mendoni se NFT-të janë e ardhmja, ato janë investime të mira sepse demokratizojnë aksesin në pronësinë e artit dhe aseteve. Pronësia e artit dixhital është dëshmuar të jetë një revolucion që nga ardhja e internetit.

Mbi çfarë baze vendoset çmimi i NFT?

Asetet tradicionale të tregut të aksioneve përgjithësisht vlerësohen mbi aktivet në bilancfitimin e kompanisë dhe rritjen potenciale të biznesit. Ju llogarisni kapitalizimin e tregut të kompanisë, dhe më pas ndani me numrin e aksioneve në qarkullim dhe merrni çmimin e aksioneve.

NFT-të janë paksa të ndryshme në atë që "bukuria është në syrin e shikuesit". Ato kanë "vlerë shoqërore", për t'u mburrur dhe për t'u ekspozuar në rrjetin tuaj të të njohurve (deri më tani).

Kjo çon në një ankand mes njerzve për të rritur vlerë e tyre social dhe për këtë arsye mund jeni të gatshëm të paguani më shumë se personi pranë jush nëse oferta është më e vogël se kërkesa.

"Ngjitja sociale" është një koncept aq i lashtë sa qytetërimi njerëzor dhe i ngulitur në natyrën njerëzore.

Çmimet më pas përcaktohen nga koncepti ekonomik i ofertës dhe kërkesës. Sa më e vogël të jetë oferta dhe më e lartë kërkesa krijohet një rritje automatike të çmimeve.

Prandaj është e rëndësishme të blini NFT që janë më shumë se thjesht një foto e bukur. NFT duhet të ketë dobi dhe vlerë. Për shembull, grupi NFT i koleksionit CryptoCrewz është një biletë anëtarësimi në një markë ekskluzive, ku mund të blihen mallra të etiketuara, NFT mund të përdoret si akses në publikimet muzikore me botme të kufizuara dhe qasje në koncerte VR. Secila prej këtyre “ngjarjeve” dhe krijimeve me vlerë mund të matet në dollarë të botës reale.

Krijimi i markës është rritja themelore pas NFT-së, jo anasjelltas.

Related Posts

Ja cilat janë ngjarjet më të rëndësishme të kësaj jave

Binance paralajmëron heqjen e monedhave të qëndrueshme për vendet e BE-së. SEC paralajmëron industrinë e kriptomonedhave. Një bursë kriptomonedhash e ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Themeluesi i OneCoin mëson fatin e tij. Coinbase, Telegram dhe MetaMask prezantojnë të gjitha veçori të reja për komunitetet e tyre ndërsa kompanitë e ...

Lajme të mëdha për industrinë e kriptomonedhave

Ark Invest dorëzon aplikimin e parë në SHBA për Ethereum ETF. Kraken zgjeron shërbimet e tij. Google lejon reklamat NFT, ndërsa rregulla të reja për ...