Historia e Bitcoin, kriptomonedha e parë

Varësia e botës financiare tek bankat pas Luftës së II Botërore

Gjatë shekujve 19 dhe 20, shumë nga monedhat më të njohura në botë ishin të konvertueshme në sasi fikse ari ose metale të tjera të çmuara. Megjithatë, shumica e vendeve e braktisën standardin e arit midis viteve 1920 dhe 1970, pjesërisht për shkak të problemeve të financimit të dy luftërave botërore dhe pamundësisë së prodhimit të arit për të vazhduar me zhvillimin ekonomik.

Për më tepër, sendet me vlerë fizike si ari dhe argjendi tregtoheshin më parë për mallra dhe shërbime. Meqenëse asetet fizike ishin të rënda për t'u mbajtur, transportuar dhe të prirura për humbje dhe vjedhje, bankat i ruanin ato për përdoruesit, duke prodhuar kartëmonedha që vërtetonin zotërimet bankare të përdoruesve. Përdoruesit mbështeten te bankat për të ruajtur vlerën e monedhës dhe për të mbrojtur fondet e tyre. Megjithatë, midis viteve 2008 dhe 2009, disa banka dhe organizata të tjera financiare falimentuan në mbarë botën si pasojë e krizës dhe qeveritë u detyruan t'i shpëtonin ato me fondet e taksapaguesve. Dështimi i bankave, si roje të fondeve publike, theksoi se sa i brishtë mund të jetë sistemi financiar modern dhe krijoi nevojën për të decentralizuar shërbimet financiare për të rritur angazhimin e klientit. Si rezultat, Bitcoin u pa si një përgjigje ndaj Krizës së Madhe Financiare të vitit 2008 dhe varësisë së botës financiare tek bankat si ndërmjetës të transaksioneve financiare.

Satoshi Nakamoto kishte nocionin e heqjes së bankave nga transaksionet financiare dhe zëvendësimin e tyre me një sistem pagese peer-to-peer (P2P) që nuk kërkonte konfirmim nga palët e treta, duke eliminuar nevojën që bankat të lehtësonin çdo transaksion. Blockchain, një bazë e shpërndarë të dhenash, është mënyra se si Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera po asprijonë të zevendësojnë industritë moderne si të vetmet alternativa të sigurta dhe efektive të trasaksionit të vlerës .

bitcoin-3024279_1920.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...