Ideja e kontratave inteligjente ose “Smart Contract” nga Nick Szabo

Cfarë është një kontratë inteligjente?

Një kontratë inteligjente është thjesht kod kompjuterik. Kodi nuk është as i zgjuar, as një kontratë në kuptimin tradicional. Por ne e quajmë të zgjuar sepse ekzekutohet vetë në kushte të caktuara dhe mund të konsiderohet si një kontratë në atë që zbaton marrëveshjet midis palëve.

Ideja e kontratave të zgjuara i atribuohet inxhinierit kompjuterik Nick Szabo të cilën ai e propozoi në fund të viteve 1990. Ai përdori shembullin e një makinete shitëse me xhetona për të shpjeguar konceptin, duke deklaruar se mund të shihet si një pararendës i kontratës moderne inteligjente. Në rastin e një makinetës, ekziston një kontratë e thjeshtë që po ekzekutohet.

Përdoruesit fusin monedha dhe në këmbim, makina shpërndan një produkt që ata zgjedhin.Një kontratë inteligjente zbaton këtë lloj logjike në një mjedis dixhital. Në Ethereum, zhvilluesi do ta kodonte këtë në mënyrë që të mund të lexohet më vonë nga EVM (kompjuteri universal i Ethereum). Më pas e publikojnë duke e dërguar në një adresë të veçantë që regjistron kontratën. Në atë moment, çdokush mund ta përdorë atë. Dhe kontrata nuk mund të fshihet, përveç nëse një kusht specifikohet nga zhvilluesi kur e shkruan atë.Tashmë kontrata ka një adresë specifike. Për të ndërvepruar me të, përdoruesit duhet vetëm të dërgojnë ETH në atë adresë.

gettyimages-959546488-612x612.jpg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...