Ja cfare duhet të dish kur të të pyesin herës tjetër për Bitcoin Mining

Procesi i Mining

Procesi i verifikimit të transaksioneve të reja në blockchain njihet si mining, ose thënë shqip, gërmim/prodhim. Ky proces është një punë e vështirë kompjuterike që kërkon kohë dhe energji. Prodhuesit e Bitcoin zbatojnë një proces që quhet “Proof of work” (pow), në të cilën kompjuterët konkurrojnë për të zgjidhur disa probleme matematikore që vërtetojnë transaksionet mes përdoruesve anonimë në të gjithë botën. Në përgjithësi, prodhuesit përpiqen të gjenerojnë një numër heksadecimal 64-shifror, të referuar si hash, i cili është celësi i zgjidhjes së problemit matematikor. Norma e hashit të rrjetit mat numrin e hasheve të krijuara nga prodhuesit që përpiqen të zgjidhin e verifikojnë bllokun e traskasioneve ne blockchain-in aktual të Bitcoin.

Shkalla e hashimit të Bitcoin matet në Hash për sekondë, ose H/s. Prodhuesit kanë nevojë të kenë një shkallë të lartë hash-i për të prodhuar më shumë Bitcoin, të matur në megahash për sekondë (MH/s), gigahash për sekondë (GH/s) dhe terahashes për sekondë (TH/s).

Sistemi i shpërblen prodhuesit me Bitcoin shtesë për t'i inkurajuar ata të vazhdojnë garën për të zgjidhur problemat matematikore te blloqeve përkatës dhe për të ruajtur të gjithë sistemin. Kjo është mënyra se si transaksionet e reja blockchain i shtohen sistemit dhe se si monedhat e reja futen në treg duke shpërblyer prodhuesit për energjinë e harxhuar drejt verifikimit të transaksioneve.

bitcoin-6566975_1920.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...