Teknologjia ku mbështetet Bitcoin.

Bitcoin bazohet në një blockchain, i cili është një libër digjital i shpërndarë

Ndryshe nga monedhat tradicionale, Bitcoin as nuk emetohet nga një bankë qendrore dhe as nuk mbështetet nga një qeveri. Si rezultat, normat e inflacionit, politika monetare dhe treguesit e rritjes ekonomike që tradicionalisht ndikojnë në vlerën e një valute nuk zbatohen për Bitcoin.

Bitcoin bazohet në një blockchain, i cili është një libër digjital i shpërndarë (distributed digital ledger). Blockchain është një bashkësi të dhënash të përbëra nga njësi të quajtura blloqe që përmbajnë informacione për çdo transaksion, të tilla si dërguesi dhe marrësi, koha dhe data, vlera totale dhe një kod unik identifikimi për çdo shkëmbim. Transaksionet janë të lidhura në sekuencë kronologjike, duke formuar një zinxhir dixhital blloqesh (digital chain of blocks).
Kur një bllok ngarkohet në blockchain, ai bëhet i disponueshëm për këdo që e shikon, duke vepruar kështu si një rekord publik për transaksionet e kriptomonedhave.

Vendimarrje e decentralizuar

Vendimmarrja përmes blockchain është e decentralizuar, që do të thotë se një entitet i vetëm nuk e kontrollon atë. Nuk është në pronësi të askujt, por kushdo mund të kontribuojë në të. Blockchain është i ngjashëm me një Google Doc që çdokush mund ta modifikojë. Ndërsa individë të ndryshëm bëjnë ndryshime në të, kopja e secilit përdorues gjithashtu përditësohet.

olieman-eth-N_ZRvP-0HHM-unsplash.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...