Kohët e fundit monedhat virtuale kanë fituar popullaritet jo vetëm në botë, por edhe në Shqipëri
Njëra prej tyre, Ethereum, sikurse Bitcoin, ka filluar të përdoret nga shqiptarët dhe gjithashtu është rritur edhe kërkesa për pajisjet kompjuterike, të cilat përdoren për të ndërtuar sisteme të fuqishme kompjuterike.
Një prej faqeve që promovon monedhën ethereum (Ethereum Albania), po shet edhe pajisjet të cilat ndihmojnë në zgjidhjen e algoritmit (proof of work system) që përkthehet në para.
Këto pajisje lidhen me njëra tjetrën duke krijuar sisteme te fuqishme kompjuterike. Në përshkrimin e faqes, administratorët e saj thonë se mundësojnë shitjen e të gjitha pjesëve përbërëse të ndërtimit të këtyre sistemeve me çmime të arsyeshme në treg. Çmimet për pajisje, sipas publikimeve në faqe, varjojnë nga 20 euro deri në 2600 euro.
Edhe në Kosovë ka filluar tregtimi i këtyre pajisjeve.
Kartelat grafike ato që kushtojnë më shumë dhe deri më tani janë rreth 4 mijë e 300 kartela grafike të evidentuara përgjatë kësaj periudhe. Por këto pajisje dogana i trajton si të gjitha pjesët e tjera të kompjuteri.Aktualisht një ethereum po këmbehet me 3000 dollarë. Paqëndrueshmëria e madhe e çmimeve, është sipas ekspertëve një tregues i qartë se bumi i monedhave virtuale nuk është asgjë më shumë se një flluskë. Sipas tyre, flluska të tilla tërheqin paratë e individëve duke i joshur me fitime të larta prej çmimeve që rriten me shpejtësi. Më pas monedhat zhvlerësohen menjëherë duke sjellë humbje të mëdha për investitorët.