Rreziku i pastrimit të parave në Shqipëri

RREZIKU I PASTRIMIT TË PARAVE NË SHQIPËRI

Gjatë miratimit të ligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, i cili legjitimoi kriptomonedhat, pranohet se pastrimi i parave është një nga rreziqet që lidhet me përdorimin e monedhave virtuale.

Së fundmi Moneyval, mekanizimi i Komisionit Europian për parandalimin e pastrimit të parave në raportin e dytë të rishikimit për Shqipërinë konstatonte se në rekomandimin e 15-të, të dhënë për asetet vitruale nuk është bërë shumë progres. “Shqipëria në këtë aspekt sipas raportit ka hedhur disa hapa për të adresuar kërkesat si dhe la bërë një vlerësim risku në shtator 2020 me një sërë autoritetesh të përfshira. Por informacioni nuk ka ndonjë të dhënë domethënëse mbi rrezikun apo dobësitë sa i takon aseteve virtuale edhe pse ende nuk ka asnjë të regjistruar. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për masat e mara për të adresuar risqet”, thuhej në raport.

Sipas raportit, masat e marra nga autoritetet shqiptare në lidhje me asetet virtuale dhe dhe Ofruesit e Shërbimit të Aseteve Virtuale nuk janë në përputhje të mjaftueshme me kërkesat e rishikuara të Rekomandimit 15.

Shqipëria inkurajohet të vazhdojë përpjekjet e saj për të adresuar mangësitë e mbetura. Ajo do të mbetet në monitorim për të përmirësuar këtë dhe do të vazhdojë të raportojë në MONEYVAL mbi progresin për të forcuar zbatimin e masave në kundër pastrimit të parave dhe luftës ndaj terrorizimit.
b059a38a-a209-4cb4-932b-0149ba893ab1.jpeg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...