Sa vlejnë kriptovalutat e shqiptarëve?

SA VLEJNË KRIPTOVALUTAT E SHQIPTARËVE?

Rreth $6.2 mld dollarë, sipas raportit më të fundit nga Chainalysis mbi gjeografinë e kriptovalutave për vitin 2021, i cili rendit 154 shtete të botës. Kjo vlerë na vendos ndër vendet e fundit  në Europën, qendrore, veriore dhe perëndimore. Luksemburgu, Monako, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Islanda janë të vetmet vende të tjera europiane me një vlerë më të ulët se vendi ynë kriptovalutash në zotërim.

Në Europë, në vend të parë renditet Mbretëria e Bashkuar, me rreth $170 miliardë kriptovaluta. Ndjek Franca me rreth $120 miliardë. Por, ajo që duket shqetësuese është fakti se pjesa dërrmuese e rreth $62 milionë në kripotvaluta që shqiptarët brenda Republikës zotërojnë, në fakt ndodhet në platforma të llojit DeFI, pra jo të centralizuara.

Këto platforma përbëjnë një sërë rreziqesh të shtuara, kryesisht sa i përket mashtrimeve. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në mbarë botën, raportohet të jenë vjedhur rreth $10 miliardë kriptovaluta nëpërmjet këtyre platformave, të cilat janë të bazuara në teknologjinë blockchain, por që janë tërësisht të decentralizuara. Në platformat DeFI, që duket se në Shqipëri zënë më shumë se 90%, gjë që nënvizohet edhe në tekst, ku Shqipëria evidentohet si rast përjashtues në Europë, tregtohet kryesisht Ethereum.

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...