Shqiptarët ndër më të pasurit në rajon në kripto

SHQIPTARËT RENDITEN SI NDËR MË TË PASURIT NË RAJON NË ASETET E ZOTËRUARA NË KRIPTO

Raporti i Chainalysis, përmban edhe një indeks, që mat adoptimin e kriptovalutave në 154 shtete të botës. Por ku renditet Shqipëria? Në vendin e 94-tët në botë, nga vendi i 118-të që ishte në vitin 2020, në të njëjtin raport.

Krahasuar me rajonin ndërkohë, Shqipëria është e dyta në renditje, pas Serbisë, që mban vendin e 62-të.

Ky indeks bazohet mbi 3 shtylla kryesore dhe disa indikatorë të ndryshëm, si dhe peshohet mbi ekonominë e vendit. Pra, aktiviteti i kriptovalutave në secilin prej 154 shteteve të marra në analizë peshohet mbi paritetin e fuqisë blerëse për frymë të atij shteti, duke i dhënë kështu përparësi vendeve me zhvillim ekonomik më të ulët.

Kjo do të thotë se, në rast se dy shtete kanë një aktivitet të barabartë të kripotvalutave, përparësi në renditje, duke e pozicionuar më lart i jepet atij shteti që ka një ekonomi më të dobët. Në këtë indeks Shqipëria grumbullon 0.03 pikë, me një pikëzim nga 0 në 1, ku sa më afër vlerës 1 të jetë pikëzimi, aq më e lartë është edhe renditja. Në nivel global, në vend të parë renditet Vietnami, ndjekur nga India dhe Pakistani.

1b12a297-4d56-42ab-8c64-f616fa31f6b1.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...