KRIPTO MONEDHAT SIPAS DR. ADRIATIK KOTORRI
Kriptomonedha është realiteti i ri i parasë digjitale e cila po tenton të zërë vend në tregjet ndërkombëtare si një alternativë pagese krahas formave tradicionale të pagesës. Kriptomonedha e parë është Bitcoin e krijuar në vitin 2009. Deri në fillim të vitit 2021 ekzistonin më shumë se 5000 kriptomonedha ku më të njohurat dhe përdorurat janë Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH), Litecoin (LTC), Cardano (ADA), Polkadot (DOT), Namecoin (NMC), Peercoin (PPC) etj. Ndryshe nga paraja ligjore (leku, dollari amerikan, euro, etj) të cilat emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, për kriptomonedhat nuk ka asnjë autoritet qendror që menaxhon dhe ruan vlerën e tyre. Janë përdoruesit e kriptomonedhave në internet ata që garantojnë sigurinë e kriptomonedhave dhe ndikojnë mbi vlerën e tyre.
A po përdoren kriptomonedhat për kryerjen e pagesave?
Kriptomonedhat konsiderohen para nga krijuesit e tyre çka nënkupton se janë krijuar me synimin primar për t’u përdorur në transaksione për blerjen e mallrave dhe shërbimeve. Aktualisht niveli i përdorimit të kriptomonedhave në transaksione është i ulët.