PRESIDENTI AMERIKAN JOE BIDEN TË MËRKURËN KA NËNSHKRUAR NJË URDHËR EKZEKUTIV DUKE I KËRKUAR ADMINISTRATËS QË TË SHQYRTOJË RREZIQET DHE PËRFITIMET NGA KRIPTOMONEDHAT.
Një direktivë e shumëpritur që ka mbajtur industrinë e kriptomonedhave në ankth, i cili buronte nga shqetësimet rregullatorë në rritje që rrethonin tregun e aseteve dixhitale.
Ka pasur raportime për një përçarje mes zyrtarëve të shtëpisë së bardhë dhe Sekretares së Thesarit Janet Yellen duke shkaktuar vonesa në miratimin e politikës, raporton CNBC.
Tregu i kriptomonedhave mori një sinjal për ardhjen e këtij urdhri ekzekutiv ndërsa Thesari aksidentalisht publikoi një deklaratë ku referohej për një vendim historik dhe zbuluar kështu detajet përpara zyrtarizimit.
Urdhri u nënshkrua më në fund ditën e mërkurë. Agjencitë Federale duhet të ndërmarrin një qasje të unifikuar për rregullimin dhe mbikëqyrjen e aseteve dixhitale sipas një njoftimi publikuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë.