Çfarë po ndodh me Crypto në këto momente?

Çfarë po ndodh me Crypto në këto momente?

Posted on May 12, 2022 by Vial

Bota po mban frymën, këtë herë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të rrëzimit që po pëson vlera e kriptomonedhave.

Edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, Ethereum i është bashkuar krizës, pasi ka humbur më shumë se 20 përqind të vlerës gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është një goditje e madhe ndaj monedhave dixhitale, ndërkohë që investitorët kishin blerë dhe investuar ndjeshëm gjatë viteve të pandemisë.

Kriptovalutat kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa investitorët po i shesin ato nga frika se janë asete të rrezikshme.

Por e përditshmja Daily Mail shkruan se nuk janë vetëm kriptovalutat që po dëmtohen në tregjet ndërkombëtare. Edhe aksionet e kompanive të tjera kanë pësuar rënë. Për shembull, aksionet e Amazon kanë rënë me 30 përqind gjatë një muaji. Edhe aksionet e kompanisë Tesla të Elon Musk kanë pësuar rënie. Në listën e kompanive që kanë pësuar rënie janë edhe gjigantët e blerjeve eBay dhe Etsy.

Shumë investitorë amatorë nxituan të blinin aksione dhe monedha dixhitale gjatë pandemisë duke fituar para, pasi vlerat në përgjithësi po rriteshin në këtë treg.

Por Ethereum tani ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës, Bitcoin ka humbur një të tretën e vlerës që nga janari, kurse Luna humbi plot 98 përqind të vlerës brenda një nate.

Bursa popullore e monedhave dixhitale, Coinbase ka paralajmëruar përdoruesit se mund të humbasin të gjithë paratë e tyre nëse kompania falimenton. Deri më tani, kjo kompani ka humbur 27 përqind të çmimit të aksioneve të saj.

Gjatë pandemisë, normat rekord të ulëta të interesit, që kishin për qëllim nxitjen e ekonomive, bënë që investitorët të blinin asete të rrezikshme si kriptovalutat me norma të larta kthimi.

Megjithatë rritja e inflacionit ka sjellë një rritje të normave të interesit për të ruajtur kursimet. Kjo ka bërë që asetet në kriptovaluta të shiten në favor të obligacioneve më të sigurta të qeverisë- që ofrojnë kthime më të mira.

E gjithë kjo situatë me rënie të ndjeshme në bursa ka nxitur frikën se mund të ndodhë shpërthimi i flluskës së kriptovalutave, siç ishte paralajmëruar. Një shpërthim i ngjashëm të kujton krizën e kompanive të internetit në vitet 2000. Rritja e eksesit në internet dhe shtimi i kompjuterëve bëri që të kishte një tregti spekulative gjigante për kompanitë e internetit. Interesi për kompanitë e internetit me sufiksin .com ishte i jashtëzakonshëm derisa erdhi shpërthimi i flluskës që solli një krizë në tregje. Shumë kompani dhe faqe të njohura interneti falimentuan dhe u mbyllën.

Kujtojmë se kriptovalutat janë një monedhë dixhitale që mund të përdoret për transaksione online.

Është një version i internetit për paratë, ndërkohë që investimi për këto valuta ishte rritur ndjeshëm edhe në Shqipëri.

Për shkak se kriptovalutat lejojnë shkëmbimin e parave pa një palë të tretë, interesi për to ishte rritur, bashkë me ndërhyrjen e spekulantëve dhe kriminelëve.

05manjoo1-videoSixteenByNine3000.jpg

Posted under: Education, News

Kriptombajtësit po hasin vështirësi në tërheqjen e investimeve të tyre në Crypto

Posted on by Vial

“Fondet tuaja janë të sigurta dhe ne po punojmë në mënyrë aktive për këtë çështje”, thonë ekspertët e Coinbase.

Përdoruesit e Coinbase po raportojnë vështirësi në tërheqjen e fondeve, duke rritur frikën mes një rënie të gjerë të çmimeve të kriptomonedhave.

Kompania konfirmoi çështjet në një postim në Twitter të enjten. “Ne jemi të vetëdijshëm se disa klientë kanë probleme me tregtimin dhe aksesin në llogaritë në Coinbase dhe Coinbase Pro,” tha kompania. “Fondet tuaja janë të sigurta dhe ne po punojmë në mënyrë aktive për këtë çështje. Ne do të ofrojmë një përditësim këtu së shpejti.”

Menjëherë pas kësaj, kompania tregoi se situata mund të zgjidhet: “Ne po shohim rikuperim pas zbatimit të një rregullimi në sistem, por ekipet tona po vazhdojnë të monitorojnë situatën.”

Në komunitetet në Reddit, përdoruesit kanë raportuar vonesa në tërheqje, duke lënë mijëra dollarë në transaksione pezull. Së fundmi,një përdorues tjetër raportoi se ata nuk ishin në gjendje të hynin fare në aplikacionin ose faqen e internetit.

UTEYI55BNBAPHE2MV5ASS2Q3JI.png

Posted under: Education, News

Përditësim për krizën emergjente në Crypto! Shpjegime dhe analizë nga VIAL.

Posted on by Vial

Pse Crypto po rrëzohet pikërisht tani

Ky shkrim përfshin detaje mbi rënien e çmimit të Bitcoin, rrëzimin e fundit të Terra-s dhe më shumë.

Vera mund të jetë pranë nesh, por sezoni i dimrit ka ardhur në kripto, pasi disa ditë më parë tregu pati një renie drastike nga e cila ende nuk e ka marrë veten.

Ekspertët thonë se kjo rënie në tregun e kriptove nuk duhet të shkaktojë panik të gjerë, por tregtarët po shesin asetet e tyre më shumë se kurrë, duke vërtetuar të kundërtën.

Këto janë çmimet aktuale për ato që tregtojnë apo duan te tregojne kriptovaluta:

• Ethereum ka rënë 45% që nga fillimi i Prillit, në 1959 dollarë

• Bitcoin tregtohet me 29,002 dollarë për monedhë

• Solana pati një rënie të konsiderueshme në 50 dollarë

Pra, çfarë po ndodh realisht në treg dhe cili është shkaku aktual i rrëzimit? Paqëndrueshmëria mund të jetë përgjigja më e shpejtë, por më poshtë është një përmbledhje e disa elementëve që përcaktojnë çmimet e fundit.

1. Rënia e Terrës

Terra LUNA, ekosistemi i famshëm që bazohej në një stablecoin algoritmik ka kolapsuar duke rënë 99% dhe sot tregtohet për 0,00013 dollarë. Këtë javë, stablecoini i Terra-s (UST) është tema më e nxehtë në industrinë e kriptove. Ekipi drejtues i saj bëri disa modifikime financiare në strukturën e thesarit dhe

Terra, platforma e programueshme e e-commerce bëri një investim të madh në Bitcoin në muajin Mars, ku bleu rreth 1.5 miliardë dollarë në treg të hapur. Themeluesi i Terras, Do Kwon, postoi në Twitter se ai po ndërton një rezervë Bitcoini prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar në forcimin e vlerës së UST.

Terraform Labs është organizata mëmë e UST, kriptos LUNA dhe Fondacionit Luna Guard. Organizata, të cilën Kwon gjithashtu drejton, likuidoi portofolin e saj të thesarit të të gjitha aseteve Bitcoin, duke përfshirë 42,530 monedha me vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë. Mediat nderkombëtare raportojnë se Terraform Labs likuidoi gjithashtu asetet e saj LUNA.

Kwon tha në një postim në rrjetet sociale se Terra Lab po “shpenzon shumë kapital” për të ndihmuar në rritjen e pozicionit të Terra në treg. Ai gjithashtu dha një pasqyrë më të madhe në planet e organizatës dhe prezantoi planin e dytë të rikuperimit pasi ai i pari nuk kaloi. Në këtë plan të dytë të postuar në forumin AGROA, pjesë të komunitetit të LUNA, Kwon propozon fillimin e një rrjeti të ri me 1 miliardë monedha dhe kompensimin e palëve të interesit në mënyrë të drejtë, ku fokus me i madh i jepet zotëruesve të UST dhe LUNA para kolapsit të saj.

2. Rënia e çmimit të Bitcoin

Disa javë më parë, çmimi i Bitcoin ishte në intervalin 47,000 dollarë, por vlera e monedhës është gjithashtu në një rënie të madhe këtë javë. Rënia aktuale e BTC mund të rezultojë drejtpërdrejt nga shitja e Terras. Tregtarët mund të ndiejnë presion për të shitur asetet e tyre Bitcoin nëse mendojnë se investitorët e mëdhenj po shesin shuma të mëdha.

Çmimi i Bitcoin ka rënë më shumë se 50% në gjashtë muajt e fundit që nga niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave prej 68,000 dollarë në nëntor 2021. Sot, vlera e çmimit të monedhës kripto është afërsisht 29,300 dollarë, pak më pak se 30,000 dollarë. Bitcoin po tregtohet në nivelet e tij më të ulëta që nga korriku 2021.

3. Shitjet NFT janë gjithashtu në rënie

Faqja NonFungible tregon se të dhënat e shitjeve të NFT janë ulur 92% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në kohën e këtij shkrimi, NonFungible raporton 28,000 shitje, koleksione të reja dhe transferime në shtatë ditët e fundit. Kjo shifër , krahasuar me shtatorin 2021, kur tregu pa mbi 225,000 transaksione NFT në një javë duket shqetsuese për këtë treg të ri.

mc.jpeg

Posted under: Education, News