Çfarë po ndodh me Crypto në këto momente?

Bota po mban frymën, këtë herë jo për shkak të luftës në Ukrainë, por për shkak të rrëzimit që po pëson vlera e kriptomonedhave.

Edhe kriptomonedha e dytë më e madhe në botë, Ethereum i është bashkuar krizës, pasi ka humbur më shumë se 20 përqind të vlerës gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është një goditje e madhe ndaj monedhave dixhitale, ndërkohë që investitorët kishin blerë dhe investuar ndjeshëm gjatë viteve të pandemisë.

Kriptovalutat kanë rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa investitorët po i shesin ato nga frika se janë asete të rrezikshme.

Por e përditshmja Daily Mail shkruan se nuk janë vetëm kriptovalutat që po dëmtohen në tregjet ndërkombëtare. Edhe aksionet e kompanive të tjera kanë pësuar rënë. Për shembull, aksionet e Amazon kanë rënë me 30 përqind gjatë një muaji. Edhe aksionet e kompanisë Tesla të Elon Musk kanë pësuar rënie. Në listën e kompanive që kanë pësuar rënie janë edhe gjigantët e blerjeve eBay dhe Etsy.

Shumë investitorë amatorë nxituan të blinin aksione dhe monedha dixhitale gjatë pandemisë duke fituar para, pasi vlerat në përgjithësi po rriteshin në këtë treg.

Por Ethereum tani ka humbur më shumë se gjysmën e vlerës, Bitcoin ka humbur një të tretën e vlerës që nga janari, kurse Luna humbi plot 98 përqind të vlerës brenda një nate.

Bursa popullore e monedhave dixhitale, Coinbase ka paralajmëruar përdoruesit se mund të humbasin të gjithë paratë e tyre nëse kompania falimenton. Deri më tani, kjo kompani ka humbur 27 përqind të çmimit të aksioneve të saj.

Gjatë pandemisë, normat rekord të ulëta të interesit, që kishin për qëllim nxitjen e ekonomive, bënë që investitorët të blinin asete të rrezikshme si kriptovalutat me norma të larta kthimi.

Megjithatë rritja e inflacionit ka sjellë një rritje të normave të interesit për të ruajtur kursimet. Kjo ka bërë që asetet në kriptovaluta të shiten në favor të obligacioneve më të sigurta të qeverisë- që ofrojnë kthime më të mira.

E gjithë kjo situatë me rënie të ndjeshme në bursa ka nxitur frikën se mund të ndodhë shpërthimi i flluskës së kriptovalutave, siç ishte paralajmëruar. Një shpërthim i ngjashëm të kujton krizën e kompanive të internetit në vitet 2000. Rritja e eksesit në internet dhe shtimi i kompjuterëve bëri që të kishte një tregti spekulative gjigante për kompanitë e internetit. Interesi për kompanitë e internetit me sufiksin .com ishte i jashtëzakonshëm derisa erdhi shpërthimi i flluskës që solli një krizë në tregje. Shumë kompani dhe faqe të njohura interneti falimentuan dhe u mbyllën.

Kujtojmë se kriptovalutat janë një monedhë dixhitale që mund të përdoret për transaksione online.

Është një version i internetit për paratë, ndërkohë që investimi për këto valuta ishte rritur ndjeshëm edhe në Shqipëri.

Për shkak se kriptovalutat lejojnë shkëmbimin e parave pa një palë të tretë, interesi për to ishte rritur, bashkë me ndërhyrjen e spekulantëve dhe kriminelëve.

05manjoo1-videoSixteenByNine3000.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...