Përditësim për krizën emergjente në Crypto! Shpjegime dhe analizë nga VIAL.

Pse Crypto po rrëzohet pikërisht tani

Ky shkrim përfshin detaje mbi rënien e çmimit të Bitcoin, rrëzimin e fundit të Terra-s dhe më shumë.

Vera mund të jetë pranë nesh, por sezoni i dimrit ka ardhur në kripto, pasi disa ditë më parë tregu pati një renie drastike nga e cila ende nuk e ka marrë veten.
Ekspertët thonë se kjo rënie në tregun e kriptove nuk duhet të shkaktojë panik të gjerë, por tregtarët po shesin asetet e tyre më shumë se kurrë, duke vërtetuar të kundërtën.

Këto janë çmimet aktuale për ato që tregtojnë apo duan te tregojne kriptovaluta:
• Ethereum ka rënë 45% që nga fillimi i Prillit, në 1959 dollarë
• Bitcoin tregtohet me 29,002 dollarë për monedhë
• Solana pati një rënie të konsiderueshme në 50 dollarë

Pra, çfarë po ndodh realisht në treg dhe cili është shkaku aktual i rrëzimit? Paqëndrueshmëria mund të jetë përgjigja më e shpejtë, por më poshtë është një përmbledhje e disa elementëve që përcaktojnë çmimet e fundit.

1. Rënia e Terrës

Terra LUNA, ekosistemi i famshëm që bazohej në një stablecoin algoritmik ka kolapsuar duke rënë 99% dhe sot tregtohet për 0,00013 dollarë. Këtë javë, stablecoini i Terra-s (UST) është tema më e nxehtë në industrinë e kriptove. Ekipi drejtues i saj bëri disa modifikime financiare në strukturën e thesarit dhe
Terra, platforma e programueshme e e-commerce bëri një investim të madh në Bitcoin në muajin Mars, ku bleu rreth 1.5 miliardë dollarë në treg të hapur. Themeluesi i Terras, Do Kwon, postoi në Twitter se ai po ndërton një rezervë Bitcoini prej 10 miliardë dollarësh për të ndihmuar në forcimin e vlerës së UST.

Terraform Labs është organizata mëmë e UST, kriptos LUNA dhe Fondacionit Luna Guard. Organizata, të cilën Kwon gjithashtu drejton, likuidoi portofolin e saj të thesarit të të gjitha aseteve Bitcoin, duke përfshirë 42,530 monedha me vlerë rreth 1.3 miliardë dollarë. Mediat nderkombëtare raportojnë se Terraform Labs likuidoi gjithashtu asetet e saj LUNA.

Kwon tha në një postim në rrjetet sociale se Terra Lab po "shpenzon shumë kapital" për të ndihmuar në rritjen e pozicionit të Terra në treg. Ai gjithashtu dha një pasqyrë më të madhe në planet e organizatës dhe prezantoi planin e dytë të rikuperimit pasi ai i pari nuk kaloi. Në këtë plan të dytë të postuar në forumin AGROA, pjesë të komunitetit të LUNA, Kwon propozon fillimin e një rrjeti të ri me 1 miliardë monedha dhe kompensimin e palëve të interesit në mënyrë të drejtë, ku fokus me i madh i jepet zotëruesve të UST dhe LUNA para kolapsit të saj.

2. Rënia e çmimit të Bitcoin

Disa javë më parë, çmimi i Bitcoin ishte në intervalin 47,000 dollarë, por vlera e monedhës është gjithashtu në një rënie të madhe këtë javë. Rënia aktuale e BTC mund të rezultojë drejtpërdrejt nga shitja e Terras. Tregtarët mund të ndiejnë presion për të shitur asetet e tyre Bitcoin nëse mendojnë se investitorët e mëdhenj po shesin shuma të mëdha.
Çmimi i Bitcoin ka rënë më shumë se 50% në gjashtë muajt e fundit që nga niveli i tij më i lartë i të gjitha kohërave prej 68,000 dollarë në nëntor 2021. Sot, vlera e çmimit të monedhës kripto është afërsisht 29,300 dollarë, pak më pak se 30,000 dollarë. Bitcoin po tregtohet në nivelet e tij më të ulëta që nga korriku 2021.

  • Çmimi i Bitcoin është ulur më shumë çdo ditë këtë javë, megjithatë disa investitorë qëndrojnë të sigurt në rikthimin e kriptoasetit numër një në treg.

3. Shitjet NFT janë gjithashtu në rënie

Faqja NonFungible tregon se të dhënat e shitjeve të NFT janë ulur 92% krahasuar me shtatorin e vitit të kaluar. Në kohën e këtij shkrimi, NonFungible raporton 28,000 shitje, koleksione të reja dhe transferime në shtatë ditët e fundit. Kjo shifër , krahasuar me shtatorin 2021, kur tregu pa mbi 225,000 transaksione NFT në një javë duket shqetsuese për këtë treg të ri.

mc.jpeg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...