Aeroportet dhe linjat ajrore anembanë globit kanë kërkuar mënyra për të integruar teknologjitë e bazuara në blockchain dhe pagesat me kripto

Aeroportet dhe linjat ajrore anembanë globit kanë kërkuar mënyra për të integruar teknologjitë e bazuara në blockchain dhe pagesat me kripto

Posted on May 13, 2022 by Vial

Emirates, linja ajrore më e madhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, njoftoi se ka plane për të pranuar pagesa në Bitcoin (BTC) si dhe për të lançuar NFT, të cilat do të tregtohen përmes faqeve të internetit të kompanisë.

Në një mbledhje mediatike të mbajtur në Arabian Travel Market, shefi operativ i Emirates, Adel Ahmed Al-Redha deklaroi se linja ajrore me bazë në Dubai do të fusë punonjës të rinj të cilët do të fokusohen në projekte të lidhura me blockchain, siç janë pagesat me kripto, zhvillimi i blockchain, metaverse dhe NFT.

Sipas Al-Redha, linja ajrore po shqyrton përdorimin e blockchain për të ruajtur të dhënat e fluturimeve. Për më tepër, ekzekutivi i linjës ajrore gjithashtu vuri në dukje se mund të përdorë metaverset për të transformuar proceset e saj si operacionet, trajnimet, shitjet dhe përvoja të tjera të lidhura me linjat ajrore në botën dixhitale. COO i linjës ajrore beson se kjo do t’i bëjë proceset “më interaktive”. Përveç këtyre, Al-Redha përmendi gjithashtu se industria e linjave ajrore po kthehet ngadalë pasi po vijnë gjithnjë e më shumë udhëtarë. Për të zgjeruar shtrirjen e saj, firma po përqafon teknologji të reja si shërbimi i pagesave Bitcoin dhe koleksione NFT që do të tregtohen.

Aeroporti ndërkombëtar i Venezuelës do të pranojë pagesa në Bitcoin:

Në shkurt 2021, Air France bashkëpunoi me disa organizata për të krijuar një sistem të bazuar në blockchain që verifikon rezultatet e testit COVID-19. Në mars 2021, linja ajrore letoneze airBaltic ka shtuar Dogecoin (DOGE) dhe Ether (ETH) në opsionet e saj të pagesës. Linja ajrore ka pranuar BTC që nga viti 2014 dhe lejon përdorimin e monedhave të tjera si USD Coin (USDC), Binance USD (BUSD) dhe Gemini Dollar (GUSD). Në tetor 2021, Presidenti Salvadoran Nayib Bukele njoftoi se linja ajrore Volaris El Salvador do të pranojë pagesat e BTC. Njoftimi pasoi shtytjen e El Salvadorit për miratimin e BTC-së kur shpalli këtë fundit si mjet ligjor.

The-Many-Ways-You-Can-Book-Your-Travels-Using-Bitcoin.png

Posted under: Education, News

Lajm i fundit – Binance merr masa urgjente për krizën

Posted on by Vial

Binance pezullon LUNA dhe UST

Ilir Laro, drejtues i përgjithshëm në Angli në kompaninë Binance, ditën e sotme ka publikuar një lajm të rëndësishëm, i cili pritet të ndikojë edhe më tej tregjet.

VIAL e ndjek nëpërmjet kanaleve të komunikimit Ilirin, dhe më poshtë gjeni deklaratën që është publikuar paraditen e sotme.

POSTIMI:

“Në Binance, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar tregtimin e LUNA dhe UST për të mbrojtur klientët. Kjo përforcon nevojën për rregulla strikte rreth monedhave të qëndrueshme.

Ja çfarë ka ndodhur me LUNA:

Një sasi eksponenciale LUNA të reja u krijua për shkak të defekteve në hartimin e protokollit Terra. Vlerësuesit e tyre kanë pezulluar të gjithë rrjetin e tyre, duke rezultuar në mungesë depozitash ose tërheqjesh të mundshme nga shkëmbimet tregtare.

Disa nga përdoruesit tanë, të pavetëdijshëm për sasitë e mëdha të LUNA-s së sapokrijuar jashtë bursës, filluan të blejnë sërish LUNA, pa e kuptuar që sapo të lejohen depozitat, çmimi ka të ngjarë të bjerë më tej. Për shkak të këtyre rreziqeve të rëndësishme, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar tregtimin.

Ne do të bëjmë çfarë mundemi për të rritur ndërgjegjësimin për rrezikun dhe për të mbrojtur më mirë klientët.”

Zt8fizrX_400x400.jpg

Posted under: Education, News

Çfarë është Niveli L1 dhe L2 në Blockchain?

Posted on by Vial

Blockchain-et kanë një arkitekturë të shtresëzuar në mënyrë unike (L1 & L2) për të lehtësuar në vërtetimin e kryerjes së transaksioneve.

Blockchain është niveli i parë në një ekosistem të decentralizuar . Niveli i dytë është një integrim me palët e treta, që përdoren për të rritur numrin e nyjeve dhe, si rezultat, xhiron e sistemit. Aktualisht, po zbatohen shumë teknologji të blockchain të nivelit së dytë.

Një blockchain e nivelit të parë L1 është një grup zgjidhjesh që përmirësojnë vetë protokollin bazë për ta bërë sistemin e përgjithshëm shumë më të shkallëzueshëm . (Layer1)

Niveli L2 i referohet një kornize ose protokolli dytësor që është ndërtuar në krye të një sistemi ekzistues blockchain . Qëllimi kryesor i këtyre protokolleve është të zgjidhë shpejtësinë e transaksionit dhe vështirësitë e shkallëzimit me të cilat po përballen rrjetet kryesore të kriptomonedhave. (Layer 2)

Më shumë sqarime:

Niveli L1 është për blockchain të pavarur, për shembull Ethereum dhe Bitcoin, ndërsa zgjidhjet e nivelit të L2 janë një lloj tjetër rrjeti që funksionon në krye të një blockchain ekzistues që i përket nivelit L1, si për shembull Polygon, që funksionon në bazën e Ethereum, ose Rrjeti Lightning, që funksionon mbi bazën e Bitcoin.

Në përgjithësi, ideja është që ju mund të mbyllni disa fonde në rrjetin e nivelit L1, për t’i vënë ato të disponueshme për tu përdorur në rrjetin e nivelit L2. Në momentin që i keni përdorur të dyja nivelet e blockchain, atëherë mund të bëni gjithçka që dëshironi në rrjetin e nivelit L2, duke përfituar kështu nga tarifat e reduktuara ndjeshëm, shpejtësi transaksioni , etj., dhe kur të keni mbaruar, mund të zhbllokoni gjithçka që keni përsëri në rrjetin e nivelit L1.

Në këtë mënyrë, ju keni vetëm dy transaksione në rrjetin e nivelit L1, kështu që ju paguani tarifat e larta vetëm dy herë – ndërsa potencialisht mund të keni qindra transaksione në mes, në rrjetin e nivelit L2.

Shënim: Niveli i Blockchain, ndryshe konsiderohet si Layers of Blockchain

so-do-layer2.jpg

Posted under: Education, News

Vlera e kriptomonedhës Terra Luna bie 98% brenda ditës dhe investitorët humbën të gjitha kursimet e jetës së tyre

Posted on by Vial

Vlera në treg e kriptomonedhës Terra (LUNA) ka rënë më tepër se 99%, duke bërë që investitorët të humbasin të gjitha paratë e tyre.

Terra, e cila ishte një ndër 10 kriptomonedhat më të vlefshme në treg, pa një rënie kolosale në vlerën e saj gjatë ditës së enjte deri në $1, ndërkohë që pika e saj më e lartë ishte $120 gjatë muajit të kaluar. Dhe kriptomonedhat e tjera janë në një periudhë tepër të vështirë, por jo kaq sa Terra Luna.

Shumica e humbjeve u kryen brenda një dite të vetme, ndërkohë që vlera ra me 98% brenda 24 orëve. Kjo rënie kaq e madhe e çoi vlerën e kriptomonedhës nga $40 miliardë në vetëm $500 milionë.

“Unë humba të gjitha kursimet e jetës sime.” tha një përdorues i Reddit në r/TerraLuna. “Kisha blerë kriptomonedhën kur aksionet ishin $85, nuk di çfarë të bëj.”

Një tjetër person komentoi duke thënë se ka humbur $15,000 pasi nuk arriti të shiste Terra Luna që zotëronte kur vlera ishte më e lartë se $100 gjatë muajit të kaluar.

Do Kwon, themeluesi i Terra publikoi një tweet ku shkruante: “Së shpejti do të prezantojmë një plan rekuperimi për $UST. E kuptoj që 72 orët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për ju – duhet të dini se jam i vendosur për të punuar me secilin prej jush për të gjetur një rrugëdalje.”

Në lidhje me situatën, Geek Room kontaktoi me analistin e riskut të tregut të kriptove ne VIAL, Xhesi Shehaj.

IMG-20220513-WA0007.jpg

Posted under: Education, News