Çfarë është Niveli L1 dhe L2 në Blockchain?

Blockchain-et kanë një arkitekturë të shtresëzuar në mënyrë unike (L1 & L2) për të lehtësuar në vërtetimin e kryerjes së transaksioneve.

Blockchain është niveli i parë në një ekosistem të decentralizuar . Niveli i dytë është një integrim me palët e treta, që përdoren për të rritur numrin e nyjeve dhe, si rezultat, xhiron e sistemit. Aktualisht, po zbatohen shumë teknologji të blockchain të nivelit së dytë.

Një blockchain e nivelit të parë L1 është një grup zgjidhjesh që përmirësojnë vetë protokollin bazë për ta bërë sistemin e përgjithshëm shumë më të shkallëzueshëm . (Layer1)

Niveli L2 i referohet një kornize ose protokolli dytësor që është ndërtuar në krye të një sistemi ekzistues blockchain . Qëllimi kryesor i këtyre protokolleve është të zgjidhë shpejtësinë e transaksionit dhe vështirësitë e shkallëzimit me të cilat po përballen rrjetet kryesore të kriptomonedhave. (Layer 2)

Më shumë sqarime:
Niveli L1 është për blockchain të pavarur, për shembull Ethereum dhe Bitcoin, ndërsa zgjidhjet e nivelit të L2 janë një lloj tjetër rrjeti që funksionon në krye të një blockchain ekzistues që i përket nivelit L1, si për shembull Polygon, që funksionon në bazën e Ethereum, ose Rrjeti Lightning, që funksionon mbi bazën e Bitcoin.

Në përgjithësi, ideja është që ju mund të mbyllni disa fonde në rrjetin e nivelit L1, për t'i vënë ato të disponueshme për tu përdorur në rrjetin e nivelit L2. Në momentin që i keni përdorur të dyja nivelet e blockchain, atëherë mund të bëni gjithçka që dëshironi në rrjetin e nivelit L2, duke përfituar kështu nga tarifat e reduktuara ndjeshëm, shpejtësi transaksioni , etj., dhe kur të keni mbaruar, mund të zhbllokoni gjithçka që keni përsëri në rrjetin e nivelit L1.

Në këtë mënyrë, ju keni vetëm dy transaksione në rrjetin e nivelit L1, kështu që ju paguani tarifat e larta vetëm dy herë - ndërsa potencialisht mund të keni qindra transaksione në mes, në rrjetin e nivelit L2.

Shënim: Niveli i Blockchain, ndryshe konsiderohet si Layers of Blockchain

so-do-layer2.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...