Lajm i fundit – Binance merr masa urgjente për krizën

Binance pezullon LUNA dhe UST

Ilir Laro, drejtues i përgjithshëm në Angli në kompaninë Binance, ditën e sotme ka publikuar një lajm të rëndësishëm, i cili pritet të ndikojë edhe më tej tregjet.

VIAL e ndjek nëpërmjet kanaleve të komunikimit Ilirin, dhe më poshtë gjeni deklaratën që është publikuar paraditen e sotme.

POSTIMI:
"Në Binance, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar tregtimin e LUNA dhe UST për të mbrojtur klientët. Kjo përforcon nevojën për rregulla strikte rreth monedhave të qëndrueshme.

Ja çfarë ka ndodhur me LUNA:

Një sasi eksponenciale LUNA të reja u krijua për shkak të defekteve në hartimin e protokollit Terra. Vlerësuesit e tyre kanë pezulluar të gjithë rrjetin e tyre, duke rezultuar në mungesë depozitash ose tërheqjesh të mundshme nga shkëmbimet tregtare.

Disa nga përdoruesit tanë, të pavetëdijshëm për sasitë e mëdha të LUNA-s së sapokrijuar jashtë bursës, filluan të blejnë sërish LUNA, pa e kuptuar që sapo të lejohen depozitat, çmimi ka të ngjarë të bjerë më tej. Për shkak të këtyre rreziqeve të rëndësishme, ne kemi marrë vendimin për të pezulluar tregtimin.

Ne do të bëjmë çfarë mundemi për të rritur ndërgjegjësimin për rrezikun dhe për të mbrojtur më mirë klientët."

Zt8fizrX_400x400.jpg

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...