Vlera e kriptomonedhës Terra Luna bie 98% brenda ditës dhe investitorët humbën të gjitha kursimet e jetës së tyre

Vlera në treg e kriptomonedhës Terra (LUNA) ka rënë më tepër se 99%, duke bërë që investitorët të humbasin të gjitha paratë e tyre.

Terra, e cila ishte një ndër 10 kriptomonedhat më të vlefshme në treg, pa një rënie kolosale në vlerën e saj gjatë ditës së enjte deri në $1, ndërkohë që pika e saj më e lartë ishte $120 gjatë muajit të kaluar. Dhe kriptomonedhat e tjera janë në një periudhë tepër të vështirë, por jo kaq sa Terra Luna.

Shumica e humbjeve u kryen brenda një dite të vetme, ndërkohë që vlera ra me 98% brenda 24 orëve. Kjo rënie kaq e madhe e çoi vlerën e kriptomonedhës nga $40 miliardë në vetëm $500 milionë.

“Unë humba të gjitha kursimet e jetës sime.” tha një përdorues i Reddit në r/TerraLuna. “Kisha blerë kriptomonedhën kur aksionet ishin $85, nuk di çfarë të bëj.”

Një tjetër person komentoi duke thënë se ka humbur $15,000 pasi nuk arriti të shiste Terra Luna që zotëronte kur vlera ishte më e lartë se $100 gjatë muajit të kaluar.

Do Kwon, themeluesi i Terra publikoi një tweet ku shkruante: “Së shpejti do të prezantojmë një plan rekuperimi për $UST. E kuptoj që 72 orët e fundit kanë qenë ekstremisht të vështira për ju – duhet të dini se jam i vendosur për të punuar me secilin prej jush për të gjetur një rrugëdalje.”

Në lidhje me situatën, Geek Room kontaktoi me analistin e riskut të tregut të kriptove ne VIAL, Xhesi Shehaj.

IMG-20220513-WA0007.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...