Kompanitë më të mëdha në botë do të pranojnë pagesa në kriptovaluta brenda vitit 2022

alt text
Kompanitë kryesore në industri të shumta janë të interesuara në tregun e kriptoaseteve, dhe në disa raste, investuan edhe vetë në projekte të bazuara në blockchain në vitin 2021. AMC, një nga kompanitë më të famshme amerikane, kohët e fundit njoftoi se do të pranojnë pagesa me Bitcoin deri në fund të këtij viti. Kompanitë e fintech si PayPal dhe Square janë gjithashtu duke investuar në kripto, duke i lejuar përdoruesit të blejnë në platformat e tyre.

"Kemi parë një fluks të jashtëzakonshëm interesi dhe kjo do të vazhdojë të nxisë rritjen e industrisë për një kohë," thotë Kevin Caco, analist biznesi në VIAL.

Ekspertët tanë parashikojnë se korporatat më të mëdha, globale mund ta fillojnë këtë adoptim edhe më shumë në gjysmën e fundit të këtij viti. "Ajo që ne po shikojmë është që institucionet po kërkojnë të përfshihen në kripto, qoftë Amazon apo bankat e mëdha," thotë Xhesi Shehaj, analist i riskut të tregut të kriptove nga VIAL. Një shitës i madh me pakicë si Amazon mund të "krijojë një efekt zinxhir duke nxitur edhe të tjerët që të pranojnë kriptovalutat pas tyre".

Në të vërtetë, Amazon kohët e fundit ka ndezur thashethemet se po bën lëvizje për këtë qëllim duke ndarë një postim për një "produkt të parave dixhitale në blockchain". Walmart po rekruton gjithashtu një ekspert të kriptove për të mbikqyrur strategjinë e saj të blockchain.

Çfarë do të thotë më shumë adoptim institucional për investitorët

Ndërsa pagesat me kriptovaluta për nevojat e përgjithshme nuk kanë kuptim për shumicën e njerëzve tani. Shumë shitës me pakicë mund ta ndryshojnë këtë peizazh në të ardhmen. Asgjë nuk është e garantuar, por sa më shumë përdorime të kriptos në "botën reale" të ketë, aq më shumë gjasa ka që të rritet kërkesa dhe vlera e tyre.

Perspektiva e së ardhmes për Bitcoin

Bitcoin është një tregues i mirë i tregut të kriptove në përgjithësi, sepse është kriptomonedha më e madhe sipas vlerës në treg dhe pjesa tjetër e monedhave tenton të ndjekë trendet e tij.

Çmimi i Bitcoin pati një rritje të ashpër në vitin 2021 dhe në nëntor vendosi një tjetër rekord çmimi kur shkoi mbi 68,000 dollarë. Ky rekord i fundit pason pikat më të larta të mëparshme prej mbi 60,000 dollarë në prill dhe tetor, si dhe pikën më të ulët verore në më pak se 30,000 dollarë në korrik. Kjo paqëndrueshmëri është një pjesë e madhe e arsyes pse ekspertët rekomandojnë të alokoni në kripto vetëm 5% të investimeve tuaja si fillim.

Por sa lart do të shkojë Bitcoin?

Shumë ekspertë thonë se është vetëm një çështje se “kur”, dhe jo “nëse”, Bitcoin arrin 100,000 USD. E kaluara e Bitcoin mund të japë disa të dhëna se çfarë të presim përpara, sipas Xhesi Shehaj.

Shehaj thotë se ka pasur shumë rritje të mëdha të ndjekura nga tërheqje të çmimit të Bitcoin që nga viti 2011. "Ajo që unë pres nga Bitcoin është paqëndrueshmëria afatshkurtër dhe rritja afatgjatë."

Ne mund të spekulojmë se çfarë vlere mund të ketë kriptomonedha për investitorët në muajt dhe vitet e ardhshme, por realiteti është se është ende një investim i ri dhe spekulativ, pa shumë histori mbi të cilën mund të bazohen parashikimet. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të investoni vetëm atë që jeni gati të humbni dhe t'i përmbaheni investimeve më konvencionale për ndërtimin e pasurisë afatgjatë.

Mbajini investimet tuaja të vogla dhe kurrë mos i vendosni investimet në kripto mbi çdo qëllim tjetër financiar si kursimi për pension dhe shlyerja e borxhit me interes të lartë.

Çfarë do të thotë paqëndrueshmëria e çmimeve të Bitcoin për investitorët

Paqëndrueshmëria e Bitcoin është më shumë arsye që investitorët të luajnë një lojë të qëndrueshme të gjatë. Nëse jeni duke blerë për potencialin afatgjatë të rritjes, atëherë mos u shqetësoni për ndryshimet afatshkurtra. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të mos ndiqni shpesh investimet tuaja në kriptomonedha, ose ndryshe "ti harroni fare ato". Ndërsa ekspertët vazhdojnë të komentojnë çdo herë që ka një luhatje çmimi - qoftë lart apo poshtë - një reagim emocional mund të bëjë që investitorët të veprojnë me nxitim dhe të marrin vendime që rezultojnë në humbje në investimin e tyre.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Miratohen aplikimet për Bitcoin ETF, por ky miratim nisi më pare me një lajm të rremë. Një përditësim i ri po diskutohet për Ethereum, ndërsa SEC ka...

Bitcoin ETF miratohet zyrtarisht nga SEC

Komisioni i Shkëmbimit dhe Letrave me Vlerë i SHBA-së ka miratuar zyrtarisht fondet e para të tregtueshme të rregulluara në Shtetet e Bashkuara të...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk shkakton polemika si pasojë të një citimi të gabuar gjatë prezantimit të BitKey të Dorsey. Coinbase ju lejon të dërgoni para përmes mediave...