Terra Luna 2.0 është live
Rrjeti Terra 2.0 (ndryshe edhe Phoenix-1) nisi te prodhojë blloqe më datë 28 Maj sipas afatit kohor origjinal të vendosur nga zhvilluesit e Terra.
Do Kwon, bashkëthemeluesi dhe CEO i Terraform Labs, konfirmoi rilançimin e rrjetit të ri Terra 2.0, i cili synon të ringjallë ekosistemin e rënë Terra (LUNA) dhe TerraUSD (UST).
Plani i ringjalljes së Kwon-it për Terra-n përfshin ndarjen e zinxhirit ekzistues dhe rilëshimin e token-ave LUNA për investitorët ekzistues bazuar në një balancat e monedhave para se spiralja e vdekjes të përgjakte tregjet – duke rezultuar efektivisht në humbje të parikuperueshme për investitorët.
I quajtur Phoenix-1, rrjeti kryesor Terra 2.0 u shfaq të shtunën, sipas afatit kohor origjinal të vendosur nga zhvilluesit e Terra, dhe filloi të prodhojë blloqe menjëherë. Kwon gjithashtu informoi se shërbimet e nyjeve publike, portofolat dhe eksploruesit do të ndiqnin rrjetin kryesor për të dalë live së shpejti.
Pas planit nga propozimi origjinal, i cili rekomandoi lëshimin e token-ave të reja LUNA për investitorët ekzistues, Kown deklaroi se përdoruesit tani duhet të jenë në gjendje të shohin balancat e reja të LUNA të lëshuara.
Plani i ringjalljes se Luna 2.0
Kown gjithashtu ndau një lidhje zyrtare të portalit ku përdoruesit mund të shikojnë bilancet e tyre të portofolit Terra. Sipas kerkimeve të fundit, shumë bursa kriptosh i janë bashkuar rihapjes së Terra duke ndihmuar me airdrop në tokenin e ri.
Sipas planit të ringjalljes, përdoruesit që kanë mbajtur më parë Terra Classic (LUNC), TerraUSD Classic (USTC) dhe Anchor Protocol UST (aUST) kanë të drejtë të marrin tokena të rinj.
Mes ekosistemeve të shumta të kriptos që u ngritën për të ndihmuar projektet Terra të riktheheshin në jetë, Zinxhiri BNB i Binance u angazhua për të ofruar investime dhe mbështetje për projektet që po shqyrtojnë migrimin nga ekosistemi Terra.
Ekosistemi Terra ka shumë krijues dhe zhvillues të talentuar dhe mbështetja jonë synon t'i ndihmojë ata ndërtues dhe ekipe të ndërtojnë projekte të reja në zinxhirin BNB. Prandaj, ne thjesht jemi të interesuar të mbështesim zhvilluesit dhe projektet në mënyrë që ata të mos humbasin potencialin e ardhshëm, "tha Regina, drejtoresha e investimeve të BNB Chain