#Trust Wallet: Një nga portofolet më të përdorura të kriptomonedhave Trust Wallet është një portofol virtual kripomonedhash i cili mundëson lloje të ndryshme kriptomonedhash dhe gjithashtu u jep përdoruesve akses në një mori rrjetesh blockchain në një aplikacion. Ndryshe nga kuletat e bazuara në browser, çdo blockchain është i aksesueshëm që nga momenti kur shkarkoni aplikacionin.
Trust Wallet vepron si një portofol kriptosh i sigurt, i mundur për tu aksesuar nga kushdo falas (open source),dhe ne mënyrë të decentralizuar. Ju mund të përdorni Trust Wallet për të aksesuar mbi 20,000 tokena të ndryshëm të bazuar në Ethereum dhe të përputhshëm me EVM, 63 rrjete blockchain dhe mbi një milion asete kripto, duke përfshirë Bitcoin (BTC), Ether (ETH), BNB, BUSD dhe Tether (USDT).
Trust Wallet ka si parim kryesor pamundësinë e akses-it në portofolet e përdoruesve, ruajtjen e çelësave privatë ose kërkimin e informacionit personal.
Trust Wallet ka gjithashtu tokenin e vet të qeverisjes, TWT, që u lejon mbajtësve të marrin pjesë në vendimet kryesore të mbi politikat dhe zhvillimet e rrjetit të Trust Wallet.
Trust Wallet është gjithashtu dhe portofoli zyrtar i decentralizuar i Binance, duke e bërë atë një opsion të sigurt për përdoruesit.