Kuletat e kriptomonedhave mund të përkufizohen gjithashtu si "të nxehta" ose "të ftohta", sipas mënyrës së funksionimit dhe sigurise së tyre.
Nëse po kërkoni të blini dhe ruani Bitcoin ose kriptovaluta të tjera, mund të jeni në kërkim të nje portofoli digjital. Me anë të tij mund të ruani në mënyrë të sigurt monedhat tuaj dixhitale duke u mundesuar me një çelës privat unik, në të cilin mund të keni akses vetëm ju. Kuletat e kriptomonedhave mund të përkufizohen gjithashtu si "të nxehta" ose "të ftohta", sipas mënyrës së funksionimit dhe sigurise së tyre. Një portofol i nxehtë “hot wallet” është çdo portofol që është online. Për shembull, kur krijoni një llogari në Binance ose një bursë tjeter ju në fakt po depozitoni fondet në portofolin e një pale të tretë. Këto lloj portofolesh janë mjaft të lehta për tu krijuar, dhe fondet mund të aksesohen shpejt, duke i bërë ato shumë të përshtatshme për tregtarët dhe përdoruesit e tjerë të shpeshtë. Kuletat e ftohta, nga ana tjetër, janë offline. Ato përdorin një mjet fizik për të ruajtur çelësat offline, duke i bërë ato rezistente ndaj përpjekjeve të hakimit në internet. Si të tilla, portofolet e ftohtë priren të jenë një alternativë shumë më e sigurt për "ruajtjen" e monedhave tuaja. Kjo metodë është veçanërisht e përshtatshme për investitorët afatgjatë ose ndryshe ne zhargonin e kriptove, "Hodlers"