Këtë javë: Lamtumirë tarifave tregtare… Dhe më shumë  (21-27 Qershor)

Këtë javë: Lamtumirë tarifave tregtare… Dhe më shumë (21-27 Qershor)

Posted on June 28, 2022 by Vial

Tether lançon një tjetër monedhë të qëndrueshme (stablecoin), kriptomonedha me vlerë 100 milionë dollarë janë vjedhur nga rrjeti Harmony, Binance US fillon një luftë tarifash tregtare. Këto histori dhe më shumë këtë javë në kripto.

Tether lançon ‘Paund Britanik’ si një monedhë të qëndrueshme (stablecoin)

Tether, emetuesi më i madh i monedhave të qëndrueshme në botë, ka njoftuar lançimin e një monedhë të qëndrueshme të re, këtë herë të lidhur me vlerën e paundit britanik. Tokeni i ri, me emrin GBPT do të lançohet fillimisht në Blockchain-in e Ethereum. Njoftimi vjen menjëherë pas lançimit të fundit nga Tether të një monedhe meksikane të lidhur me ‘peso’, MXNT.

100 milionë dollarë të vjedhura në hakimin e një Blockchain-i

Hakerët kanë vjedhur kriptomonedha me vlerë 100 milionë dollarë nga Horizon, një urë e cila lidh Blockchain-et e zhvilluar nga rrjeti Harmony. Ekipi i Harmony tashmë ka veçuar një llogari individuale që besohet se është përgjegjëse për incidentin. Ngjarja pason një seri sulmesh të ngjashme në urat e Blockchain, duke përfshirë hakimin prej 600 milionë dollarësh të Ronin Network në fillim të këtij viti.

Binance US fillon një luftë për tarifat tregtare?

Binance US ka eliminuar tarifat për tregtimin e Bitcoin në platformën e saj për klientët që përdorin dollarë amerikanë dhe monedha të qëndrueshme USD, duke u bërë ofruesi me kosto më të ulët në treg. Ekspertët brenda industrisë thonë se vendimi i marrë mund të sjellë një përgjigje nga Coinbase dhe të nisë një luftë tarifash tregtare midis bursave.

Solana po bën një telefon kripto

Kompania Blockchain, Solana Labs zbuloi Saga, një smartphone Android i fuqishëm që do të dalë në treg në fillim të vitit 2023 për të ndihmuar kriptomonedhën të vazhdojë lëvizjen e saj drejt aparateve celulare. Kompania zbuloi gjithashtu softuerin Solana Mobile Stack (SMS), i cili ofron mjete për zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave celulare Android, dhe gjithashtu përfshin një dyqan aplikacionesh të decentralizuar.

BoE: Kriptomonedhat do të mbijetojnë

Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, ka sugjeruar që ‘të mbijetuarit e dimrit të kriptomonedhave’ mund të bëhen kompanitë e teknologjisë së së ardhmes, duke rivalizuar ato si Amazon. Cunliffe e krahasoi rrëzimin e fundit të tregut të kriptomonedhave me Dotcom në fillim të mijëvjeçarit duke thënë se: “Ndërsa shumë kompani shkuan, teknologjia mbeti.”

Goldman Sachs do të blejë asete të Celsius

Banka e Wall Street, Goldman Sachs, po kërkon 2 miliardë dollarë angazhime nga investitorët për të blerë asete me zbritje të mëdha nëse platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius falimenton. Marrëveshja e propozuar do t’i lejojë investitorët të blejnë asetet e Celsius me zbritje potencialisht të mëdha në rast të një deklarimi falimentimi nga ana e platformës.

BlockFi siguron kredi me vlerë 250 milionë dollarë

Një tjetër platformë kriptomonedhash në vështirësi, BlockFi, ka siguruar një kredi me vlerë 250 milionë dollarë nga bursa e kriptomonedhave FTX këtë javë për të siguruar akses në kapital që forcon më tej bilancin dhe fuqinë e platformës. CEO i BlockFi, Zac Prince, njoftoi paketën e shpëtimit vetëm një ditë pasi CEO i FTX, Sam Bankman-Fried tha se bursa e tij po planifikonte të shpëtonte firmat e kriptomonedhave të cilat po hasin probleme.

Cristiano Ronaldo është në bashkëpunim me Binance

Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një bashkëpunim me Binance për të promovuar NFT-të. Si pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare, ylli portugez i futbollit do të krijojë një seri koleksionesh NFT për shitje në platformën Binance. Koleksioni i parë do të dalë në treg më vonë këtë vit për t’u dhënë fansave mundësinë që të zotërojnë një pjesë ikonike të historisë sportive.

Së shpejti, NFT-të mund të shpërndahen në Instagram Stories për të fituar para

Sipas njoftimit nga gjigandi i mediave sociale Meta synon të zgjerojë idenë e saj që më shumë krijues në mbarë botën të munden të shfaqin NFT-të e tyre në Instagram dhe të mund të fitojnë para në platformë. CEO Mark Zuckerberg tha se Facebook po planifikon gjithashtu të mbështesë NFT-të në të ardhmen. Kompania konfirmoi se krijuesit dhe koleksionistët do të jenë në gjendje të ndajnë koleksionet e tyre dixhitale në Facebook dhe Instagram.

w.jpg

Posted under: Education, News

Rusia do të debutojë me një sistem të ri Blockchain për të rrëzuar nga froni SWIFT

Posted on June 27, 2022 by Vial

Rusia synon të debutojë një sistem të ri blockchain për të shmangur sanksionet e vendosura nga kombet e tjera pasi vendi pushtoi Ukrainën në fillim të këtij viti. Grupi Rostec i Rusisë do të ndërtojë sistemin e bazuar në blockchain.

Sistemi i ri blockchain i Rusisë
Të gjitha bankat në Rusi u përjashtuan nga rrjeti i pagesave SWIFT në shkurt, kur BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj vendit për pushtimin e Ukrainës. Rostec, një firmë që përfshin disa firma teknologjike nën të, aktualisht po punon për alternativa për SWIFT për të mbrojtur transaksionet e saj të tregtisë së jashtme.
Platforma blockchain në të cilën Rusia zhvilloi sistemin e pagesave ndërkombëtare quhet CELLS dhe u krijua nga Instituti i Sistemeve Softuerike të Novosibirsk (NIPS), një degë e Grupit Rostec. Platforma CELLS bazuar në blockchain mbështet pagesat në shumë monedha dixhitale si dhe ofron siguri rreth identitetit të personave që do ta përdorin. Pretendohet se platforma mund të përpunojë më shumë se 100,000 transaksione në sekondë. Platforma do t’i lejojë njerëzit të dërgojnë transaksione në monedhat kombëtare të vendeve të lidhura me të dhe “mund të ofrojë një alternativë reale ndaj shërbimeve ndërkombëtare të pagesave të ofruara nga sistemi SWIFT”.
Sipas deklaratës së Rostec Group, CELLS gjithashtu do t’i lejojë përdoruesit të krijojnë portofole dixhitale për të ruajtur kriptomonedhat.
Ky trend mund të tregojë rënien e sistemeve globale të pagesave të ndërlidhura si SWIFT, të shkaktuar nga dëshira afatgjatë e disa kombeve për të shkëputur pagesat e tyre nga institucionet ndërkombëtare dhe duke i mundësuar ato nga blockchain dhe kriptomonedhat. Ndërsa kanë potencialin për t’i bërë pagesat më efikase, zhvillime të tilla kanë implikime serioze politike dhe ekonomike që shtrihen përtej sferës së pagesave.
Futja e rrugëve alternative të pagesave ka të ngjarë ta bëjë të vështirë për demokracitë perëndimore gjurmimin e pagesave në të gjithë globin, si dhe dobësimin e fuqisë së sistemeve ndërkombëtare të pagesave si mjete për të ushtruar presion politik mbi aktorët shtetërorë.

Rusia mbështet kriptomonedhat
Banka Qendrore Ruse kishte paralajmëruar në fillim të këtij viti për rreziqet për sistemin financiar të vendit. U pretendua se kriptomonedhat pengojnë sovranitetin e politikës monetare të vendit. Sidoqoftë, një zyrtar i lartë nga CBR zbuloi kohët e fundit se banka është e hapur për të lejuar përdorimin e kriptomonedhave për pagesa ndërkufitare.
Statusi ligjor i kriptomonedhave në Rusi mbetet në fluks dhe përpjekjet e mëparshme për legalizimin e tyre nuk kanë dhënë rezultate. Qeveria po bën presion që t’i lejojë ato në mënyrë që të tërheqë investime të huaja dhe të nxjerrë tregtinë e brendshme nga hija e sanksioneve perëndimore. Me zgjedhjet e ndërmarra nga shteti rus,duket se tani po qëndron në mbështetje të kriptomonedhave dhe industrisë së blockchain.

russia.jpg

Posted under: Education, News

Solana zbulon telefonin Android të fokusuar në Web3 të quajtur Saga

Posted on by Vial

Solana si një nga blockchain-et me performancë të lartë që mbështet zhvilluesit në mbarë botën për të inovuar gjëra unike ka sjellë një produkt krejtësisht të papritur për përdoruesit e saj.

Saga telefoni i parë i fokusuar në Web3

Solana, blockchaini më performues, po planifikon të bëjë një hyrje solide në industrinë e telekomunikimit me lançimin e një telefoni Android. Gjatë një eventi në qytetin e Nju Jorkut, Anatoly Yakovenko, CEO dhe bashkëthemelues i Solana Labs, zbuloi telefonin e ri Android të quajtur Saga. Kompania ka nisur gjithashtu një degë të re të dedikuar për aplikacionet celulare Web3 të quajtur Solana Mobile.

Ekipi që qëndron pas Solanës ka synuar ta bëjë Saga-n të fokusuar në Web3, i cili përfshin sektorë në zhvillim si tregjet NFT-ve dhe platformat e decentralizuara tregtare. Specifikimet kryesore të telefonit Android përfshijnë një ekran 6.6 inç, 512 GB hapësirë ​​ruajtëse dhe masat e sigurisë janë të përbëra nga çelësa privat. Yakovenko deklaroi se:

“Pothuajse 7 miliardë njerëz përdorin telefona në mbarë botën dhe më shumë se 100 milionë njerëz mbajnë asete dixhitale dhe të dy këta numra do të vazhdojnë të rriten. Saga vendos një standard të ri për përvojën web3 në celular.”

Porositë për Saga kanë nevojë për një depozitë plotësisht të rimbursueshme prej 100 dollarë, e cila do ti shtohet çmimit përfundimtar të vlerësuar prej 1000 dollarë. Për më tepër, porositë paraprake do të dorëzohen në fillim të vitit 2023 me një Saga Pass falas, një NFT që shkon me grupin e parë të pajisjeve Saga dhe biletën e parë për të ndikuar në drejtimin e platformës SMS.

Filiali i ri ‘Solana Mobile’

Për më tepër, filiali i ri i fokusuar në Web3, Solana Mobile, do të ndërtojë telefonin Saga dhe do t’u ofrojë zhvilluesve një paketë mjetesh për të krijuar aplikacionet e para në celular në blockchain-in e saj. Solana Labs ka ndarë një fond prej 10 milionë dollarë në një ekosistem të ri për të ndihmuar zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione duke përdorur Solana Mobile Stack.

Në njoftimin për shtyp thuhej se grupi i Solana Mobile “ofron një grup të ri librarish për portofolet dhe aplikacionet, duke i lejuar zhvilluesit të krijojë përvoja të pasura celulare në Solana”.

Solana po bën plane të mëdha për të forcuar pozicionin e saj në tregun e kriptomonedhave këto ditë. Në të njëjtën kohë, rrjetit iu desh gjithashtu të përballej me një sërë vështirësish teknologjike, sic ishin ndërprerjet në rrjet.

saga-phone.jpg

Posted under: Education, News

A është momenti për një ringritje të kriptomonedhave?

Posted on June 24, 2022 by Vial

Gjatë 7 muajve të fundit kriptomonedhat kanë humbur mbi 2 Trilion dollarë në vlerë dhe tani tregtohen nën vlerën e 1 trilion dollarëve. Ecuria e ngjarjeve të tregut të kriptomonedhave do të tregohet në mënyrë kronologjike, duke filluar me periudhën e cila ndihmoi në fillimin e rritjes së cmimit të kriptomonedhave; çfarë e bëri atë të ndalonte, nisja e një rënie të cmimeve dhe cfarë na pret në të ardhmen.

COVID-19

Në periudhën e shpalljes së COVID-19 si pandemi globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të gjitha tregjet u rrëzuan, së bashku me ta edhe tregu i kriptomonedhave.

Me përhapjen e pandemisë u morrën masa për të minimizuar dëmtimet shëndetësore. Një prej këtyre masave ishte mbyllja e bizneseve dhe kufizimi i liridaljes së cdo personi. Dëmi ekonomik që u shkaktua për shkak të papunësisë dhe uljes së të ardhurave ishte shumë i rëndë.

Natyrisht, Rezerva Federale (FED) ndërhyri për të shpëtuar situatën duke njoftuar ‘printimin’ e parave për blerjen e aseteve te cilat ishin në pikjatëduke sjellë edhe rimëkëmbjen e tregjeve. U pa që FED nuk po blinte Bitcoin ose ndonjë kriptomonedhë, por ishin investitorët ata që u ndjen të rrezikuar, kështu që u hodhën në botën e kriptomonedhave, duke pasur parasysh se paraqet rreziqe dhe shpërblimet më të larta. Investimet e bëra ndihmuan në rritjen e çmimit të Bitcoin nga 4,000 dollarë në 69,000 dollarë, ETH nga 80 në 4,900 dollarë, si dhe rritjen e çmimeve të shumë kriptomonedhave të tjera.

Dita kur gjithçka ndaloi

Pasi politikat e ndjekura ndihmuan të gjitha tregjet të rimëkëmbeshin, veçanërisht S&P500 me +112%, kishte ardhur koha për t’u marrë me një problem madhor të shkaktuar nga politikat e ndjekura nga FED, inflacionin. Më 3 nëntor 2021, Rezerva Federale njoftoi se do të fillonte të zvogëlonte blerjet e aseteve mujore të cilat zbritën nga 120 miliardë dollarë në 0 dollarë në muaj. Kjo bëri që investitorët të investonin më shumë dhe tregjet nisën udhëtimin e tyre për të shënuar majat.

Por cfarë ndodhi me Kriptomonedhat?

Politikat makroekonomike për të ‘neutralizuar’ inflacionin, shkaktuan dhe po vazhdojnë të shkaktojnë problemet kryesore në çmimet e kriptomonedhave. Kriptomonedhat kanë pasur rënie me të paktën 80% që nga çmimet e tyre më të larta. Kjo gjendje solli edhe rrënien masive të kriptomonedhave si LUNA, e cila fshiu 50 miliardë dollarë nga tregu. Kohët e fundit Celsius Network ka hasur vështirësi sipas keqmenaxhimin të fondeve të klientëve gjithashtu kemi parë fondet e investimeve si 3AC të kenë probleme në treg. Të gjitha këto janë pasojë e frikës dhe pasigurisë së investitorëve, tërheqjet dhe shitjet masive nga ana e tyre si dhe likuidimeve në treg. Duke qënë se gjithë ky presion po vazhdon ta ul çmimin e kritomonedhave lind pyetja: “ Për sa kohë do të vazhdojë kjo gjendje për tregun e kriptomonedhave?”

Korrelacioni aktual me tregjet tradicionale është ai që e bën këtë stad të tregut të kriptomonedhave të ndryshëm nga rrëzimi i tregut të vitit 2018. Duke parë gjendjen aktuale dhe kushtet ekonomike që po favorizojnë këtë treg mund të dalim në përfundimin se kjo situatë mund të vazhdojë deri në fund të këtij viti, por gjithcka do të marrë një pamje më të qartë gjatë këtyre muajve të ardhshëm përmes politikave që FED do të ndjekë. Ka të ngjarë që të gjendemi në një trend të mërzitshëm për pjesën e mbetur të verës dhe njerëzit që blejnë sot mund të përfundojnë duke mbyllur pozicionet e tyre nga mërzia dhe dyshimi përpara se tregu të rimëkëmbet. Rruga më e sigurt (pak më pak e dobishme) është duke pritur për një sinjal të qartë nga FED në lidhje me lehtësimin e presionit i cili ka lënë investitorët në pritje që BTC si kriptomonedha më e madhe në treg të arrijë 10,000 dollarë, por sesa realist mund të jetë ky çmim dhe a mund të arrihet ndonjëherë mbetet në pikëpyetje.

Një rënie e çmimit drejt nivelit 10,000$ ose më poshtë do të rezultonte fatal për tregun pasi do të përfundonte në shkallë të gjerë shitjeje dhe likuidimi e cila do ta shtynte çmimin më poshtë. Sipas analizave gjëndja aktuale e ekonomisë do e çojë tregun drejt një faze konsolidimi nga e cila mund të përballemi me një rritje të çmimeve për një periudhë afatshkurtër, e cila do të krijojë mundësi likuidimi në treg. Pas kësaj mund të shohim një periudhë rënie të BTC deri në zonën 12,000-13,000$, por sa kohë do të marrë kjo lëvizje e çmimit për të ndodhur nuk mund të jepet një përgjigje e saktë, vetëm dihet se kjo ndodhi mund të jetë shumë afër.

E ardhmja e kriptomonedhave

Tani që kemi vështruar momentet kyçe të rrugëtimit të kriptomonedhave, le të hedhim një vështrim në të ardhmen dhe çfarë ka rezervuar ajo për ne.

“Sistemi i ri revolucionar financiar” po tregtohet nën 1 trilion dollarë. Kur këto presione të cilat po ndikojnë në çmime të lirohen, tregu i kriptomonedhave do të shohë dritë përsëri. Bota e kriptomonedhave, shumë pak ka ndryshuar, njerëzit vazhdojnë të ndërtojnë projektet e tyre për një të nesërme më të mirë pavarësisht gjëndjes së tregut. Ky stad në të cilin ndodhet tregu sot fshin shumë projekte që mund të jenë të dobëta ose vetëm një mashtrim, gjë që na tregon ne një pamje më të qartë të projekteve të qëndrueshme dhe që janë të destinuar të jenë fituesit e ardhshëm të cilët do të riparojnë sistemin e prishur TradFi, gabimet e të cilit po i hasim aktualisht.

Sot, jemi ende herët në adoptimin masiv. Kjo sepse kriptomonedhat janë ende në ndërtim e sipër, prova e konceptit (Bitcoin) është e plotë dhe tani po ndërtohen shtresat bazë të infrastrukturës duke i lidhur ato së bashku për të ndihmuar produktin përfundimtar (shtresa e aplikimit) të lulëzojë. Kur të ndërtohen të tre elementët, atëherë do të jetë tepër vonë, por sot nuk gjendemi në këtë fazë.

reset.jpg

Posted under: Education, News

Prodhimi i kriptovalutave do të tatohet duke filluar nga viti i ardhshëm

Posted on by Vial

Shqipëria pritet të tatojë procesin e prodhimit (mining) të kriptovalutave duke filluar nga viti i ardhshëm.

Ligji i ri i tatimit mbi të ardhurat, i hedhur për konsultim publik nga qeveria shqiptare, parashikon për herë të parë konceptin e të ardhurave nga mjetet virutale, përfshi kriptomonedhat dhe tatimin e tyre. Projektligji sjell për herë të parë përkufizimin e mjetit virtual, si “pasqyrim digjital të një vlere që mund të depozitohet, të tregtohet apo të transferohet në formë digjitale, si dhe që mund të përdoret për qëllime pagesash ose investimesh apo si mjet shkëmbimi, duke përfshirë por pa u kufizuar te kriptomonedha”.

Në këtë përkufizim nuk do të përfshihen pasqyrimet digjitale të monedhave të njohura zyrtarisht si të nxjerra ose të garantuara nga bankat qendrore ose një autoritet publik, të letrave me vlerë dhe mjeteve të tjera financiare që janë parashikuar nga legjislacioni në fuqi.

Ndërsa nxjerrja ose përfitimi i mjeteve virtuale (mining) sipas ligjit nënkupton “veprimtarinë e përdorimit të fuqisë kompjuterike të përdoruesve të sistemit për zgjidhjen e algoritmeve kriptografike, me qëllim konfirmimin e transaksioneve dhe përfitimin e mjeteve virtuale në këmbim, si dhe veprimtaria e përpunimit dhe konfirmimit të transaksioneve përmes investimit të një mjeti virtual të caktuar nga ana e përdoruesve të nyjeve kompjuterike pjesëmarrëse në këtë proces.

Të ardhurat nga nxjerrja/përfitimi i mjeteve virtuale dhe të ardhurat nga transaksionet me mjetet virtuale, sipas projektligjit, do të klasifikohen si të ardhura nga biznesi (në rastet kur këto aktivitete kanë një lidhje efektive me aktivitetin e biznesit) ose, në rastin kur nuk konsiderohen si të ardhura nga biznesi, do të klasifikohen si të ardhura nga investimi. Shkalla e tatimit do të përcaktohet mënyra e klasifikimit. Të ardhurat nga investimi sipas ligjit aktual dhe projektligjit të ri tatohen në masën 15%, me përjashtim të dividendëve. Të ardhurat nga biznesi kanë shkallë të ndryshme tatimi, në varësi të madhësisë dhe formës ligjore të biznesit.

Sipas projektligjit, mënyra e llogaritjes së vlerës së mjeteve virtuale do të përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Në vitin 2020, Shqipëria u bë një nga vendet e para që vendosi të rregullonte me ligj aktivitetin e tregtimit të kriptovalutave, por jo nxjerrjen apo përfitimin e tyre. Ky ndryshim ka krijuar një lloj paqartësie edhe mes organeve ligjzbatuese. Në vitet e fundit, disa aktivitete të prodhimit të kriptovalutave janë mbyllur dhe madje ndaj zotëruesve të tyre janë ngritur edhe akuza penale, megjithëse legjislacioni shqiptar nuk parashikon asnjë ndalim për të nxjerrë/përfituar kriptovaluta. Përcaktimet e parashikuara në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, veç të tjerash, pritet ta formalizojnë këtë aktivitet. Nga momenti që procesi i krijimit të asetve virtuale përcaktohet shprehimisht si e ardhur e tatueshme, atëherë të gjitha subjektet që kryejnë një aktivitet të tillë duhet të regjistrohen si tatimpagues dhe të paguajnë detyrimin ligjor për vlerën e aseteve virtuale që do të krijojnë.

Megjithëse Shqipëria ka krijuar një kuadër ligjor për tregtimin e kriptomonedhave, në fakt deri më sot nuk ka asnjë subjekt të licencuar për këtë qëllim. Në rezolutën për vlerësimin e veprimtarisë së AMF për vitin 2021, Kuvendi kërkon që ky institucion të miratojë brenda vitit 2022, aktet rregullatore në zbatim të ligjit “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, si edhe të intensifikojë bashkëpunimin me autoritetet rregullatore ndërkombëtare për marrjen e eksperiencave më të mira për këtë treg.

Ligji hyri në fuqi në datën 1 shtator 2020, por zbatimi i plotë i tij ende nuk është i mundur, pikërisht për shkak të mungesës së të gjitha akteve të nevojshme nënligjore.

Vetëm në nëntor të vitit të kaluar, Bordi i AMF miratoi dy rregulloret e para në zbatim të këtij ligji, “Për mjaftueshmërinë e kapitalit dhe fondet e veta të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si agjent i tokenit digjital”.

Këtë vit, AMF ka nxjerrë për konsultim edhe një projektrregullore të tretë, “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si bursë DLT”.

Rënia e tregut të kriptovalutave

Në vitet e fundit, kriptovalutat janë shndërruar në një fenomen të tregjeve financiare, që synojnë të thyejnë konceptin klasik të financës së centralizuar, duke e zëvendësuar atë me sistemet blockchain, një model i decentralizuar, që nuk kontrollohet apo garantohet nga një emetues i vetëm. Ajo mund të shpjegohet si një bazë të dhënash e decentralizuar që regjistron origjinën e një aseti dixhital. Të dhënat ruhen të inkriptuara në blloqe, të lidhura së bashku në një burim të vetëm dhe autentik.

Kriptomonedha e parë dhe më njohur ishte bitcoin, ndërsa suksesi i saj në vitet e fundit ka nxitur prodhimin dhe hedhjen në qarkullim të disa mijëra kriptomonedhave të tjera. Pas një faze lulëzimi, që e çoi kriptomonedhën më të famshme bitcoin deri sipër vlerës së 60 mijë dollarëve amerikanë, në muajt e fundit ky treg po përballet me një rënie të fortë. Bitcoin (që përfaqëson rreth një të tretën e gjithë vlerës së tregut të kriptomonedhave), aktualisht tregohet pranë vlerës së 20 mijë USD.

Rënia e tregut të kriptomonedhave lidhet me faktorë të ndryshëm, duke filluar nga rënia e tregjeve në përgjithësi, të lidhur me inflacionin e lartë dhe me shtrëngimin monetar të nisur nga bankat qendrore. Shumë ekspertë besojnë se ky treg ishte tejet i fryrë dhe i mbiçmuar, ndaj në momentin kur tregjet financiare u përballën me një cikël rënieje, ato ishin ndër asetet që e vuajtën më shumë këtë cikël. Rënia e vazhdueshme shkaktoi një efekt të zakonshëm të panikut tek investitorët, që solli shitje në vlera të mëdha dhe që e ulët edhe më shumë vlerën e këtyre aseteve. Për shembull, kriptovaluta Terra në maj pësoi një rënie të vlerës shumë pranë zeros, ndërsa në kohën e vet më të mirë kishte pausr një vlerë tregu prej rreth 50 miliardë USD. Rrokullisja e tregut të kriptove ka sjellë humbje të mëdha për shumë investitorë që ishin përfshirë nga euforia e këtyre instrumenteve, por megjithatë ky treg ende ka një vlerë prej më shumë se 1 trilionë USD.

Ekspertët e financës tradicionale vazhdojnë të mbajnë një qëndrim skeptik ndaj këtyre aseteve. Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, deklaroi në muajin maj se kriptomonedhat janë asetet që nuk kanë asnjë vlerë. Edhe për shkak të kësaj qasjeje, ekspozimi i institucioneve financiare klasike ndaj këtyre investimeve është në nivele të papërfillshme. E/ Shehu.

Ky artikull është shkëputur nga “Revista Monitor” – https://www.monitor.al/prodhimi-i-kriptovalutave-do-te-tatohet-duke-filluar-nga-viti-i-ardhshem/

kriptovaluta-1024x576.jpg

Posted under: Education, News

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave (13-20 Qershor)

Posted on June 21, 2022 by Vial

Paniku kaplon tregun e kriptomonedhave. Celsius ndalon tërheqjet, një fond investimi i kriptomonedhave përballet me falimentimin, por një anketë e Bankës së Amerikës tregon se interesi për kripto është ende i fortë. Këto histori dhe shumë të tjera këtë javë në botën e kriptomonedhave.

Platforma Celsius ndalon tërheqjet e kriptomonedhave
Celsius, njoftoi se kishte pezulluar të gjitha tërheqjet, shkëmbimet dhe transferimet midis llogarive, duke fajësuar “kushtet ekstreme të tregut”. Ndërsa investitorët nuk kishin akses në paratë e tyre, tokeni i platformës Celsius (CEL) ra 70% në vlerë brenda një ore nga shpallja e njoftimit, duke shkaktuar një valë tjetër paniku në të gjithë tregun e kriptove.

Fondet e investimeve u likuiduan
Një nga fondet më të mëdha të investimit në kriptomonedhave, Three Arrows Capital (3AC), mund të përballet me falimentimin pas një likuidimi prej më shumë se 400 milionë dollarësh të shkaktuar nga ngjarjet e fundit të tregut. Firma e investimeve me bazë në Dubai u likuidua nga firmat e kreditimit të kriptomonedhave dhe po eksploron opsione të ndryshme për të përballuar sfidat e saj, duke përfshirë shitjen e aseteve ose shpëtimin nga një firmë tjetër.

Firmat Amerikane të tregtimit të kriptomonedhave shkurtojnë vendet e punës
Dy nga firmat më të mëdha amerikane të kriptomonedhave, Coinbase dhe Blockfi, pushuan nga puna gati 20% të stafit të tyre. CEO i Coinbase, Brian Armstrong, pranoi se rritje shumë të shpejta do të vinin gjatë rritjes së tregut. Ndërkohë, Binance po punëson, me CEOn CZ që e sheh këtë moment si një mundësi për të punësuar disa prej talenteve më të mirë të industrisë.

Elon Musk paditet për promovimin e Dogecoin
Një investitor i pakënaqur po kërkon një dëmshpërblim prej 258 miliardë dollarësh nga Elon Musk për promovimin e Dogecoin. Padia e Keith Johnson është ngritur kundër Elon Musk për pjesëmarrjen e pretenduar në një skemë piramidale që synonte të rriste çmimin e Dogecoin, duke pretenduar se “Elon Musk pretendon në mënyrë mashtruese se Dogecoin është një investim legjitim kur ai nuk ka fare vlerë”.

Moneygram nis programin USDC “Kriptomonedha në para”
Firma Moneygram me bazë në SHBA, ka njoftuar integrimin e stablecoin USDC për programin e saj “kriptomonedha në para”. Programi u mundëson klientëve të shkëmbejnë USDC për paranë Cash, duke përdorur aplikacionin Moneygram për të rregulluar një shkëmbim në çdo degë të Moneygram në Kanada ose SHBA, për të marrë paratë e gatshme.

Circle lëshon Stablecoin të mbështetur nga EURO
Emetuesi i USDC, Circle, ka njoftuar se do të emetojë një monedhë të dytë të qëndrueshme, monedhën euro, për të mundësuar transferimin e pandërprerë të likuiditetit në euro në zinxhir. Duke nisur zyrtarisht më 30 qershor në Ethereum, me platforma të tjera që do të pasojnë, Euro Coin do të lidhet 1:1 me Euron dhe do të mbështetet nga rezervat e dominuara nga euro.

Raporti i BoA (Banka e Amerikës) tregon interesin e kriptove ende të fortë
Një raport i Bankës së Amerikës i publikuar së fundmi tregon se interesi i konsumatorëve për kriptomonedhat është ende i fortë. Një sondazh i 1000 përdoruesve ekzistues dhe potencialë të bursave të kriptomonedhave zbuloi se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, 91% e të anketuarve synonin të blinin kriptomonedha, ndërsa 30% thanë se nuk kanë plane të shesin asnjë nga zotërimet e tyre të kriptomonedhave gjatë të njëjtës periudhë.

Weekly-Crypto-Report.jpg

Posted under: Education, News

Koleksionet e shtrenjta artistike NFT – Punks, BAYC

Posted on June 16, 2022 by Vial

Çfarë janë CryptoPunks?

CryptoPunks janë pjesë të koleksionueshme të artit digjital, të përfaqësuara nga NFT-të në Ethereum. Ka 10,000 punk-e artistik të stilit 8-bit, të gjithë me karakteristika unike. Si një nga projektet e para të famshme NFT, ata frymëzuan shumë artistë në kripto dhe madje cuan në zhvillimin e standardit të tokenave ERC-721 për koleksionet dixhitale. Projekti u bë më i popullarizuar në vitin 2021 pasi disa CryptoPunks u shitën për miliona dollarë, duke i bërë ato disa nga NFT-të më të shtrenjta edhe më sot.

baea9931-5a4c-426d-b456-476c33a9a9ef-image.png

BAYC

Pas tyre renditet koleksioni më i vlefshëm dhe më i famshëm mes entuziastëve botërore, i quajtur BAYC (Bored Ape Yacht Club). Pavarësisht se CryptoPunks dolën më 2017 dhe BAYC u lancua më 2021, kto të fundit patën sukses më të lartë si pasojë e komunitetit që krijuan. NFT-ë e BAYC zotërohen nga të famshëm si SnoopDog, Justin Bieber, Jimmy Fallon, Lil Baby, etj. Një NFT e thjeshtë e tillë vlen më shumë se $500,000

d06541d8-48ef-47ff-a02f-0709f8c0a973-image.png

Çfarë mendimi keni për këto çmime dhe cila prej këtyre të dyjave ju pëlqen më shumë?

Posted under: Education, News

Përdorimi i NFT në lojra

Posted on by Vial

Ku po përdoren NFT sot?

Se cfarë jane NFT-të kemi folur në artikuj të tjerë të forumit. Shkurtimisht, ato janë koleksione digjitale unike në blockchain. Kjo veçori i bën ato të përshtatshme për t’u përdorur në lojëra si personazhe, objekte me vlerë dhe sende të tjera të tregtueshme.

Lojërat NFT janë bërë të njohura në botën e Game-fi si një mënyrë për të fituar të ardhura. Ju mund t’i shisni NFT-të tuaja që keni fituar në lojë, koleksionistëve dhe lojtarëve të tjerë dhe madje të fitoni monedha në lojrat P2E (play to earn).

Kur transferoni këto NFT, sigurohuni që t’i dërgoni ato në adresën e saktë të blockchainit ku bazohet loja. Gjithashtu, kini kujdes për mashtrimet e zakonshme sa herë që dërgoni NFT në një treg NFT-sh si OpeanSea. Së fundi, lexoni me kujdes rregullat e çdo loje NFT që luani për të parë dhe vlerësuar mundësitë e humbjes. Lojërat NFT janë kryesisht të pranishme në Ethereum dhe Binance Smart Chain (BSC). Disa ofrojnë një përvojë luftarake me personazhet e koleksionit si CryptoBlades dhe Axie Infinity, dhe të tjerë përdorin karta si Sorare.

Binance ofron gjithashtu NFT Mystery Boxes, të cilat u japin mbajtësve mundësinë për të zotëruar NFT me rrallësi të ndryshme.

Posted under: Education, News

Çfarë është Toka Virtuale në Metaverse?

Posted on by Vial

Toka Virtuale përmes NFT-ve

Toka virtuale është një zonë e zotërueshme digjitale në një platformë metaverse. Projektet e njohura të këtij lloji përfshijnë Decentraland, The Sandbox dhe Axie Infinity. NFT-të janë të përshtatshme për të përfaqësuar pronësinë e tokës pasi secila prej tyre është unike dhe vërteton lehtësisht pronësinë digjitale. Ju mund të përdorni tokën NFT për reklama, lojëra dhe punë, ndër rastet e tjera të përdorimit.

Pronari i tokës normalisht mund ta përdorë atë për të shfaqur përmbajtje ose për të fituar para në një lojë. Markat e mëdha dhe të famshme, duke përfshirë Adidas dhe Snoop Dogg, kanë filluar gjithashtu të investojnë dhe përdorin tokën NFT.

Vlera e një parcele ndikohet nga dobia, projekti dhe spekulimet e tregut. Ju mund të blini tokë NFT nga një projekt në një shitje ose në tregun sekondar nëpërmjet një burse NFT, siç është Binance NFT Marketplace ose OpenSea. Para se të blini, sigurohuni që të kuptoni rreziqet dhe rastet e përdorimit të tokës dhe projektit të lidhur me të. Në disa raste, mund të jetë më mirë të marrësh me qira në vend që të blesh një tokë NFT.

718e46fe-39b9-48c6-a0a8-f469f2db311d-image.png

Posted under: Education, News

Si të fitoni para me lojrat Play-to-Earn?

Posted on by Vial

Çfarë është Play-to-Earn (P2E)

Lojërat P2E (luaj për të fituar), lejojnë përdoruesit të kultivojnë ose mbledhin kripto dhe NFT në një lojë dhe që mund të shiten në treg. Duke luajtur lojën rregullisht, çdo lojtar mund të fitojë më shumë objekte të caktuara ose monedha të cilat mund ti shesë në një treg online për të fituar para të vërteta. Disa lojtarë madje kanë filluar të plotësojnë ose zëvendësojnë pagat e tyre duke luajtur këto lojëra blockchain. Megjithatë, një aktivitet i tillë përfshin rrezik, pasi zakonisht ju duhet të bëni një investim fillestar për të blerë personazhe dhe objekte për të luajtur lojën.

Blockchain ndihmon në garantimin dhe grumbullimin e këtyre objekteve dhe krijimin e ekonomive dixhitale funksionale. Teknologjia Blockchain dhe NFT-të lejuan krijimin e objekteve digjitalë që janë të pamundur të kopjohen. Kjo krijoi konceptin e skarcitetit digjital, e cila jep siguri që obejktët e lojës (të përfaqsuara nga NFT) nuk mund të kopjohen nga askush. Për të fituar para, do t’ju duhet të depozitoni NFT-të ose kripto-n tuaj në një treg NFT si OpenSea ose tregjet e posacme te lojrave.

Disa nga lojrat më popullore kanë qenë Axie Infinity dhe Splinterlands.

f93e000a-2b93-4e80-9499-b3f5c09d9509-image.png

Posted under: Education, News