A është koha ideale për të investuar në Ethereum?

L424HUS65FGRVFPTYYPG24CIYI.jpg
Ethereum 2.0 do të sjellë ETH në 10,000 dollarë

Sipas Kevin Caco, analist biznesi në VIAL, do të jetë përmirësimi i shumëpritur në Ethereum 2.0 ai që do të sjellë ETH në një çmim tregtimi prej 10,000 dollarësh. Kriptomonedha e dytë më e madhe në botë për nga kapitalizimi, pas Bitcoin, duhet të arrijë kështu një rekord të rëndësishëm.

Caco mendon se përditësimi i Ethereum dhe kalimi nga një protokoll i bazuar në “Proof of Work” tek një i bazuar në “Proof of Stake”, do të veprojë si një “katalizator” për çmimin e tregtimit të ETH, duke gjeneruar një rritje të madhe të tij.

“Në 30 ditët e fundit, sipas grafikëve të Coinranking, Ethereum ka shënuar një rritje prej + 19,16%, e cila ka kompensuar një rënie në shtatë ditët e fundit prej -11,19%. Sidoqoftë, e ardhmja e ETH duket mjaft ambicioze nëse profecia prej 10,000 dollarësh do të realizohej,” thotë analisti i biznesit pranë VIAL.

Edhe themeluesi i Bitmex ka profetizuar 10 mijë dollarët për Ethereum. Sipas Kevin, ETH do të jetë në gjendje të arrijë këtë moment historik të rëndësishëm pikërisht për shkak të gjithë punës pas komunitetit dhe rrjetit të saj.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...