Një zyrtar i lartë nga Banka Qendrore e Rusisë ka zbuluar se banka është e hapur për të lejuar përdorimin e kriptomonedhës për pagesa ndërkufitare,ndryshe nga qëndrimi i saj i zakonshëm ndaj industrisë së kriptovalutave.
Sipas një raporti nga Reuters, zëvendësguvernatorja e parë e CBR, Ksenia Yudaeva, tha se banka nuk kundërshton përdorimin e kriptomonedhës në transaksionet ndërkombëtare. Megjithatë, ajo përsëriti se duke qenë një autoritet rregullator, banka qendrore vazhdon ta shohë adoptimin masiv të kriptove në Rusi si një kërcënim financiar. Ajo vazhdoj duke shtuar:
“Ne ende besojmë se përdorimi aktiv i kriptovalutës brenda vendit, veçanërisht brenda infrastrukturës financiare të Rusisë, krijon rreziqe të mëdha për qytetarët dhe përdoruesit. Ne besojmë se në vendin tonë, këto rreziqe mund të jenë mjaft të mëdha.”
Sipas Yudaeva, kërcënimet ndaj stabilitetit financiar rus për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj huadhënësve rusë janë ulur sepse bankat tani kanë mjaft likuiditet në valutë të huaj.Ministria e financave tha javën e kaluar se lejimi i përdorimit të kriptomonedhës për të shlyer pagesat ndërkombëtare do të ndihmonte Rusinë të kundërshtonte ndikimin e sanksioneve perëndimore. Bota vendosi këto sanksione dhe shkëputi disa banka ruse nga rrjeti financiar global për shkak të mosmarrëveshjes Rusi-Ukrainë.
Rusia është dëshmitare e një ndryshimi progresiv.
CBR ka pasur prej kohësh kundërshtime ndaj kriptovalutave aq sa arriti në Janar të merrte një vendim kompleks për të penguar zhvillimin e industrisë së kriptovalutave pasi gjithmonë ato janë cilësuar si “rreziqe të mundshme” ndaj stabilitetit financiar në vend. Pas diskutimesh të vazhdueshme Ministri i Industrisë dhe Tregtisë i Federatës Ruse deklaroi se Rusia përfundimisht do të legalizoj pagesat përmes kriptovalutave në rajon.