SEC heton Binance rreth  BNB

SEC heton Binance rreth BNB

Posted on June 7, 2022 by Vial

Komisioni i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë dhe Komisionet e Bursave (SEC) thuhet se po heton tokenin BNB të Binance. Sipas raportit nga Bloomberg, SEC po heton nëse oferta fillestare e monedhës (ICO) e kriptovalutes në 2017 ishte një ofertë sigurie e paregjistruar e cila duhej të ishte regjistruar në autoritetin rregullator financiar më herët.

BNB ICO ishte një nga momentet kryesore që e bëri Binance bursen kryesore të kriptovalutave. Sipas një raporti, SEC tani ka hapur një hetim për të. Në një artikull të autorizuar nga Tom Schoenberg dhe Bloomberg u tha se SEC ka arsye të besojë se Binance ka thyer ligjet rregullatore gjatë ICO-së 2017.

Tokeni BNB është tokeni i bursës Binance dhe aktualisht është kriptovaluta e 5-të më e madhe në hapësirën e kriptovalutave duke parë një rritje të madhe të çmimeve në vitet e fundit pasi Binance u rrit në popullaritet. U mblodhën rreth 100 milionë tokena BNB me vlerë 15 cent përmes së cilave u arrit shuma 15 milionë dollarë e cila u përdor për rritjen e shërbimeve.

Sipas CoinMarketCap, tokeni ka rënë 8.03% në 24 orët e fundit pas lajmit, duke u goditur nga raportet kryesore nga Reuters dhe Bloomberg. Reuters goditi Binance dhe pretendoi se bursa funksiononte si një portë për pastrimin e të paktën 2.35 miliardë dollarëve në fonde të paligjshme, ndërsa firma përpunonte transaksione në lidhje me piratime dhe mashtrime. Reuters shtoi gjithashtu se Binance kishte rregulla të dobëta KYC dhe AML deri në mesin e vitit 2021, gjë që bëri që bursa të bëhej një qendër e pastrimit të parave.

Binance iu përgjigj me deklaratën e mëposhtme:

“Nuk do të ishte e përshtatshme që ne të komentonim mbi bisedat tona të vazhdueshme me rregullatorët, të cilat përfshijnë edukimin, ndihmën dhe përgjigjet vullnetare ndaj kërkesave për informacion”, duke shtuar, “Ne do të vazhdojmë të përmbushim të gjitha kërkesat e vendosura nga rregullatorët”.

binance.png

Posted under: Education, News

Përmbledhje e javës së kaluar rreth kriptovalutave

Posted on by Vial

Java që kaloi ishte javë e zhurmshme për botën e kriptovalutave. Në këtë artikull do të jepet një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve më të rendësishme të javës.

Nju Jorku miraton projekt-ligjin për prodhuesit e Bitcoin

Ligjvënësit në Nju Jork kanë miratuar një projekt-ligj për të ndaluar disa operacione të prodhimit të Bitcoin sepse burimi i energjisë që ato funksionojnë është me bazë karboni. Projektligji kërkon një moratorium dy-vjeçar në operacionet e prodhimit që përdorin metodën e dëshmisë së punës(Proof of Work). Nëse guvernatori Kathy Hochul e nënshkruan atë në ligj, Nju Jorku do të ishte shteti i parë në SHBA që do të ndalonte këtë lloj infrastrukture.

Japonia prezanton ligjin për monedhat e qëndrueshme

Parlamenti i Japonisë ka miratuar një projektligj të përshtatur për të rregulluar monedhat e qëndrueshme në vend pas kolapsit të fundit të Terra USD. Sipas ligjit, monedhat e qëndrueshme duhet të lidhen me një kurs ligjor dhe vetëm bankat e licencuara dhe agjentët e regjistruar do të jenë në gjendje t’i lëshojnë ato në Japoni.

Fidelity planifikon punësim masiv

Fidelity po planifikon punësim masiv për të shtuar shërbimet e tregtisë së biznesit të kriptovalutave. Kompania thotë se përpjekjet për punësim janë të justifikuara nga rritja e qëndrueshme e kërkesës për asete dixhitale. Ndërkohë, Coinbase ka ndaluar përkohësisht punësimin e punonjësve prej dy javësh ndërsa kompania Gemini shkurtoi 10% të stafit të saj duke deklaruar se po hyjmë në një ‘dimër të kriptovalutave’.

Binance Labs siguron 500 milionë dollarë për Web3

Binance Labs, dega e kapitalit sipërmarrës të Binance, ka siguruar 500 milionë dollarë financim për të investuar në Web3 dhe startups blockchain. Sipas CEO të Binance, CZ, qëllimi i fondit të sapo mbyllur të investimeve është zbulimi dhe mbështetja e projekteve me potencialin për të ndërtuar dhe udhëhequr Web3 në DeFi, NFT, lojra, metaverse, etj.
Kriptovalutat sjellin sponsorizime rekord të NBA
Sponsorizimet përmes kriptovalutave janë bërë kategoria e dytë më fitimprurëse e sponsorizimit total të NBA, pas atyre teknologjike. Shoqata Kombëtare e Basketbollit ka shënuar një rekord prej 1.6 miliardë dollarë të ardhura nga sponsorizimi këtë sezon. Pas këtyre rritjeve maramëndëse ndodhen kompani të tilla si Coinbase, Crypto.com dhe FTX.

Punonjësi i OpenSea gjobitet për tregtimin e brendshëm të NFT

Një ish-punonjës i OpenSea – një nga tregjet kryesore të NFT – u akuzua për tregtimin e brendshëm të NFT-ve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. I pandehuri akuzohej për blerjen e 45 NFT-ve përpara se ato të shfaqeshin në faqen kryesore të OpenSea, duke i shitur për fitim të menjëhershëm pasi u listuan në platformë.

Warner Bros publikon NFT-të e Looney Tunes

Warner Brothers do të publikojë një seri NFT me personazhet e Looney Tunes. Kompania po punon me platformën FT Nifty në projektin të quajtur Looney Tunes: What’s Up Block? e cila do të dalë në shitje këtë verë. Projekti gjithashtu do të inkorporojë aksesin në ngjarje unike, zbritje të mallrave dhe shpërblime të tjera në “botën reale” për pronarët e këtyre NFT-ve.

Njerëzit presin që Bitcoin të bëhet tender ligjor

Sipas një studim të bërë nga Crypto.com, rezultoi se një e treta e personave të intervistuar të cilët ishin konsumatorët dhe investitorët e korporatave nëpër vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, ra dakord fuqimisht që Bitcoin do të bëhej mjet ligjor. Ndërsa 43% ishin të pavendosur për këtë çështje dhe vetëm 18% e të anketuarve thanë se nuk e presin që Bitcoin bëhen mjete juridike në vendin e tyre brenda 3 viteve.

summary.jpg

Posted under: Education, News

Cili sektor i kriptovalutave fsheh “BUMIN” në 2022?

Posted on by Vial

Ndoshta ta quash “promovim” është e padëshirueshme, sepse disa nga këta sektorë duhet të kenë performancë më të mirë duke pasur parasysh gjendjen natyrore të rritjes së këtij tregu.

Me fjalë të tjera, këta sektorë janë zgjidhja e problemeve më të spikatura me të cilat përballen sot përdoruesit e kriptovalutave.

Këta sektorë janë paraqitur si mëposhtë:

Kriptovalutat që kanë bazë shtresën L1: Në këto ekosisteme të reja momentalisht vërshojnë flukset e parave përmes stimujve ekonomik. Për shembull, Near Protocol ka një buxhet prej 800 milion dollarë dhe Binance Smart Chain ka gati 1 miliard dollarë. Ky është një sektor që parashikohet të vazhdojë të rritet, por nuk mendohet se do të jetë aq i lehtë sa vitin e kaluar.

Ethereum L2: Shumica e rrjeteve të rinj merren me problemet e sigurisë ose problemet që hasen gjatë rrugës (ndërprerjet e Solanës), por ka një që ka qenë konsistent i cili është Ethereum. Problemi është se ai është tepër i shtrenjtë, me disa transaksione që kushtojnë sa një darkë e bukur në zemër të Londrës. Këtu hyjnë në lojë kriptovalutat e shtresës së dytë (L2) me ndërfaqe më të mirë dhe tarifa dukshëm më të ulëta. Me bursat si FTX ose Binance të cilat lejojnë tërheqjen e drejtëpërdrejtë të monedhave drejt shtresës së dytë, nëpermjet Arbitrum Bridge dhe portofolet elektronik të cilët bëjnë 100 herë më shumë përmirësime me zkSync ose Argent, ky bëhet një tregim i spikatur në 2022 e në vazhdim.

Komunikimi ndërmjet zinxhirëve: Dhjetëra kriptovaluta të shtresës 1(L1) dhe shumë kriptovaluta të shtresës 2(L2) të reja që janë në rritje, po bëhen problem madhor – ndoshta problemi më i madh i vitit 2022. Këta zinxhirë do të duhet të komunikojnë dhe të grumbullojnë likuiditet në një formë ose mënyrë të caktuar. Pavarësisht nëse kjo bëhet nëpërmjet një kriptovalute të shtresës (L0), urës ose grupeve të likuiditetit, nevojitet një zgjidhje e cila nuk mund të vijë mjaftueshëm shpejt.

Derivatet e DeFi: Disa njerëzve u pëlqen të luajnë me fatin ndërsa të tjerëve u pëlqen të përdorin produkte komplekse për të kufizuar rrezikun e tyre dhe askush nuk mund t’i ndalojë ata. Derivatet janë produktet më të tregtuara në mbarë botën në të gjitha klasat e aseteve (përfshirë kriptovalutat) me një theks të veçantë te Futures & Options. Këto produkte janë tani në DeFi dhe kandidatët kryesorë për në industri, veçanërisht me ndalimet rajonale të derivateve siç pamë në Kinë vitin e kaluar – njerëzit dynden te derivatet e DeFi.

Zgjidhjet e infrastrukturës ose ruajtjes: Me rritjen e popullaritetit të NFT-ve gjatë vitit 2021, ne pamë një problem që u bë më i spikatur e cila ishte ruajtja e cila duhet të bëhet e decentralizuar.

Metaverse: Kjo është një fushë në të cilën shumë po përpiqen të konkurojnë për të fituar një pjesë të tregut, por se si do të përfundojë metaverse, nuk është parë ende.Hapi i parë është evidentimi i hershëm i projekteve fituese e cila ka për të qenë shpërblyese.

money.png

Posted under: Education, News