Cili sektor i kriptovalutave fsheh “BUMIN” në 2022?

Ndoshta ta quash "promovim" është e padëshirueshme, sepse disa nga këta sektorë duhet të kenë performancë më të mirë duke pasur parasysh gjendjen natyrore të rritjes së këtij tregu.

Me fjalë të tjera, këta sektorë janë zgjidhja e problemeve më të spikatura me të cilat përballen sot përdoruesit e kriptovalutave.
Këta sektorë janë paraqitur si mëposhtë:

Kriptovalutat që kanë bazë shtresën L1: Në këto ekosisteme të reja momentalisht vërshojnë flukset e parave përmes stimujve ekonomik. Për shembull, Near Protocol ka një buxhet prej 800 milion dollarë dhe Binance Smart Chain ka gati 1 miliard dollarë. Ky është një sektor që parashikohet të vazhdojë të rritet, por nuk mendohet se do të jetë aq i lehtë sa vitin e kaluar.

Ethereum L2: Shumica e rrjeteve të rinj merren me problemet e sigurisë ose problemet që hasen gjatë rrugës (ndërprerjet e Solanës), por ka një që ka qenë konsistent i cili është Ethereum. Problemi është se ai është tepër i shtrenjtë, me disa transaksione që kushtojnë sa një darkë e bukur në zemër të Londrës. Këtu hyjnë në lojë kriptovalutat e shtresës së dytë (L2) me ndërfaqe më të mirë dhe tarifa dukshëm më të ulëta. Me bursat si FTX ose Binance të cilat lejojnë tërheqjen e drejtëpërdrejtë të monedhave drejt shtresës së dytë, nëpermjet Arbitrum Bridge dhe portofolet elektronik të cilët bëjnë 100 herë më shumë përmirësime me zkSync ose Argent, ky bëhet një tregim i spikatur në 2022 e në vazhdim.

Komunikimi ndërmjet zinxhirëve: Dhjetëra kriptovaluta të shtresës 1(L1) dhe shumë kriptovaluta të shtresës 2(L2) të reja që janë në rritje, po bëhen problem madhor – ndoshta problemi më i madh i vitit 2022. Këta zinxhirë do të duhet të komunikojnë dhe të grumbullojnë likuiditet në një formë ose mënyrë të caktuar. Pavarësisht nëse kjo bëhet nëpërmjet një kriptovalute të shtresës (L0), urës ose grupeve të likuiditetit, nevojitet një zgjidhje e cila nuk mund të vijë mjaftueshëm shpejt.

Derivatet e DeFi: Disa njerëzve u pëlqen të luajnë me fatin ndërsa të tjerëve u pëlqen të përdorin produkte komplekse për të kufizuar rrezikun e tyre dhe askush nuk mund t'i ndalojë ata. Derivatet janë produktet më të tregtuara në mbarë botën në të gjitha klasat e aseteve (përfshirë kriptovalutat) me një theks të veçantë te Futures & Options. Këto produkte janë tani në DeFi dhe kandidatët kryesorë për në industri, veçanërisht me ndalimet rajonale të derivateve siç pamë në Kinë vitin e kaluar - njerëzit dynden te derivatet e DeFi.

Zgjidhjet e infrastrukturës ose ruajtjes: Me rritjen e popullaritetit të NFT-ve gjatë vitit 2021, ne pamë një problem që u bë më i spikatur e cila ishte ruajtja e cila duhet të bëhet e decentralizuar.

Metaverse: Kjo është një fushë në të cilën shumë po përpiqen të konkurojnë për të fituar një pjesë të tregut, por se si do të përfundojë metaverse, nuk është parë ende.Hapi i parë është evidentimi i hershëm i projekteve fituese e cila ka për të qenë shpërblyese.

money.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...