Përmbledhje e javës së kaluar rreth kriptovalutave

Java që kaloi ishte javë e zhurmshme për botën e kriptovalutave. Në këtë artikull do të jepet një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve më të rendësishme të javës.

Nju Jorku miraton projekt-ligjin për prodhuesit e Bitcoin

Ligjvënësit në Nju Jork kanë miratuar një projekt-ligj për të ndaluar disa operacione të prodhimit të Bitcoin sepse burimi i energjisë që ato funksionojnë është me bazë karboni. Projektligji kërkon një moratorium dy-vjeçar në operacionet e prodhimit që përdorin metodën e dëshmisë së punës(Proof of Work). Nëse guvernatori Kathy Hochul e nënshkruan atë në ligj, Nju Jorku do të ishte shteti i parë në SHBA që do të ndalonte këtë lloj infrastrukture.

Japonia prezanton ligjin për monedhat e qëndrueshme

Parlamenti i Japonisë ka miratuar një projektligj të përshtatur për të rregulluar monedhat e qëndrueshme në vend pas kolapsit të fundit të Terra USD. Sipas ligjit, monedhat e qëndrueshme duhet të lidhen me një kurs ligjor dhe vetëm bankat e licencuara dhe agjentët e regjistruar do të jenë në gjendje t'i lëshojnë ato në Japoni.

Fidelity planifikon punësim masiv

Fidelity po planifikon punësim masiv për të shtuar shërbimet e tregtisë së biznesit të kriptovalutave. Kompania thotë se përpjekjet për punësim janë të justifikuara nga rritja e qëndrueshme e kërkesës për asete dixhitale. Ndërkohë, Coinbase ka ndaluar përkohësisht punësimin e punonjësve prej dy javësh ndërsa kompania Gemini shkurtoi 10% të stafit të saj duke deklaruar se po hyjmë në një ‘dimër të kriptovalutave’.

Binance Labs siguron 500 milionë dollarë për Web3

Binance Labs, dega e kapitalit sipërmarrës të Binance, ka siguruar 500 milionë dollarë financim për të investuar në Web3 dhe startups blockchain. Sipas CEO të Binance, CZ, qëllimi i fondit të sapo mbyllur të investimeve është zbulimi dhe mbështetja e projekteve me potencialin për të ndërtuar dhe udhëhequr Web3 në DeFi, NFT, lojra, metaverse, etj.
Kriptovalutat sjellin sponsorizime rekord të NBA
Sponsorizimet përmes kriptovalutave janë bërë kategoria e dytë më fitimprurëse e sponsorizimit total të NBA, pas atyre teknologjike. Shoqata Kombëtare e Basketbollit ka shënuar një rekord prej 1.6 miliardë dollarë të ardhura nga sponsorizimi këtë sezon. Pas këtyre rritjeve maramëndëse ndodhen kompani të tilla si Coinbase, Crypto.com dhe FTX.

Punonjësi i OpenSea gjobitet për tregtimin e brendshëm të NFT

Një ish-punonjës i OpenSea - një nga tregjet kryesore të NFT - u akuzua për tregtimin e brendshëm të NFT-ve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë. I pandehuri akuzohej për blerjen e 45 NFT-ve përpara se ato të shfaqeshin në faqen kryesore të OpenSea, duke i shitur për fitim të menjëhershëm pasi u listuan në platformë.

Warner Bros publikon NFT-të e Looney Tunes

Warner Brothers do të publikojë një seri NFT me personazhet e Looney Tunes. Kompania po punon me platformën FT Nifty në projektin të quajtur Looney Tunes: What's Up Block? e cila do të dalë në shitje këtë verë. Projekti gjithashtu do të inkorporojë aksesin në ngjarje unike, zbritje të mallrave dhe shpërblime të tjera në "botën reale" për pronarët e këtyre NFT-ve.

Njerëzit presin që Bitcoin të bëhet tender ligjor

Sipas një studim të bërë nga Crypto.com, rezultoi se një e treta e personave të intervistuar të cilët ishin konsumatorët dhe investitorët e korporatave nëpër vendet e zhvilluara dhe në zhvillim, ra dakord fuqimisht që Bitcoin do të bëhej mjet ligjor. Ndërsa 43% ishin të pavendosur për këtë çështje dhe vetëm 18% e të anketuarve thanë se nuk e presin që Bitcoin bëhen mjete juridike në vendin e tyre brenda 3 viteve.

summary.jpg

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...