2,9 miliardë përdorues të Mastercard do kenë mundësi të bëjnë blerje direkte të NFT-ve
Pagesat me kartë për NFT u njoftuan për herë të parë në bashkëpunim me tregun më të fundit të NFT, atë të Coinbase, në Janar 2022.
Gjiganti ndërkombëtar i përpunimit të pagesave Mastercard po zgjeron rrjetin e tij të pagesave për tregjet e tokenave të pandryshueshme (NFT) dhe Web3.
Ofruesi i shërbimit financiar njoftoi se ka punuar për zgjerimin e rrjeteve të tyre të pagesave në NFT gjatë vitit të kaluar. Firma ka bashkëpunuar me një numër tregjesh kryesore për të lejuar 2.9 miliardë mbajtës të kartave që të bëjnë drejtpërdrejt blerje NFT pa blerë më parë kripto.
Aktualisht, përdoruesit duhet të blejnë kripto për të konkurruar dhe blerë NFT. Megjithatë, me partneritetin më të fundit Mastercard, përdoruesit tani mund të anashkalojnë procesin e blerjes së një kripto për ta transferuar pastaj në tregjet NFT.
"Këto integrime janë krijuar për t'i bërë kriptot më të aksesueshme dhe për të ndihmuar ekosistemin e NFT të vazhdojë të rritet dhe të sjellë më shumë inovacion si dhe më shumë fansa."
Mastercard deklaroi se ka krijuar partneritet me shumë kompani në këtë fushë, përkatësisht Immutable X, Candy Digital, The Sandbox, Mintable, Spring, Nifty Gateway dhe ofruesin e infrastrukturës Web3, MoonPay.
Shërbimi i blerjes së NFT-ve me karta u lançua për herë të parë në janar të këtij viti në një partneritet me Coinbase, duke i lejuar përdoruesit të blejnë artin digjital drejtpërdrejt duke përdorur kartat e kreditit.
Vendimi për të zgjeruar rrjetin e saj të pagesave drejt këtij ekosistemi, u bazua gjithashtu në sondazhin e fundit të kompanisë me 35,000 të anketuar nga 40 vende, i cili tregoi se 45% e konsumatorëve ose kanë blerë një NFT ose mendojnë ta bëjnë këtë. 50% e konsumatorëve të anketuar treguan gjithashtu interes për të marrë opsione më fleksibël për të bërë blerje.
Firma pohoi se ata po punojnë gjithashtu për t'u ofruar klientëve siguri të klasit botëror me opsionin e saj më të fundit të pagesës, ngjashëm si transaksionet në një dyqan ose në internet me një kartë Mastercard.
Gjigandi i përpunimit të pagesave ka treguar interes të madh në tregjet e kriptove dhe NFT gjatë dy viteve të fundit. Më herët në prill të këtij viti, Mastercard paraqiti 15 marka tregtare të lidhura me metaverse dhe NFT.
Dy kompanitë kryesore të përpunimit të pagesave, Visa dhe Mastercard, kanë bërë një rrugë të gjatë nga ditët e para të bllokimit të transaksioneve të kriptove në rrjetin e tyre dhe aktualisht po konkurrojnë për t'u bërë ofruesit kryesorë të shërbimeve financiare në hapësirën e decentralizuar.