Bitcoin mund të arrijë 00!!!

Bitcoin mund të arrijë $8000!!!

Posted on June 12, 2022 by Vial

Vlera e Bitcoin do të bjerë sipas Scott Minerd të Guggenheim

Scott Minerd mbështeti qëndrimin e tij ndaj rënies së Bitcoin duke përmendur disa elementë që, sipas tij, mbështesin profecinë e 8000 dollarëve. Elementi i parë mbetet impakti i rezervës federale të SHBA me politikat e saj monetare kufizuese.

Gjithashtu, jo më pak e rëndësishme, është vështirësia e Bitcoin për t’u rikuperuar pas rënies të fundit të tregut të kriptomonedhave. Në fakt, Bitcoin nuk ka mundur të kalojë 30,000 dollarë, duke synuar kështu 35,000 dollarë, i konsideruar si një “nivel rezistence”.

Tendenca, sipas Minerd, është për një rënie e vazhdueshme. Për më tepër, sipas tij, të gjitha kriptovalutat janë “junk”, pra të pavlera, por vetëm BTC dhe ETH do të mbijetojnë në të ardhmen:

“Shumica e këtyre monedhave nuk janë monedha, ato janë mbeturina. Unë nuk mendoj se ne kemi parë ende lojtarin dominues në kriptovalutat. Nëse do të ishim ulur këtu në flluskën e internetit, do të flisnim se si Yahoo dhe America Online ishin fituesit e mëdhenj. Unë nuk mendoj se ne kemi ende prototipin e duhur të kriptomonedhës. Unë mendoj se ethereum, dhe bitcoin do të mbijetojnë.”

Kësaj deklarate të Minerd i shtohet edhe ajo e Bankës Qëndrore Europiane e cila argumenton se Bitcoin nuk ka baza dhe është në rrezik të lartë . Megjithatë, ka shumë që besojnë në kriptovalutat dhe vazhdojnë investimet e tyre në këtë sektor.

Posted under: Education, News

Çfarë duhet të dish rreth Bitcoin Cash (BCH) pëpara se të investoni?

Posted on by Vial

Bitcoin Cash (BCH) është një rrjet tjetër blockchain, proof-of-work (PoW) . Bitcoin Cash është më i shpejtë dhe më e lirë për t’u përdorur se Bitcoin-i origjinal (BTC).

Aseti u krijua nëpërmjet një Hard Fork-u (një ndryshim radikal në protokoll dhe ndarje nga rrjeti kryesor) të blockchain-it të Bitcoin dhe që atëherë ka zhvilluar komunitetin e vet. Ashtu si paraardhësi i tij, Bitcoin Cash pranohet në tregtarë të caktuar, mund të blihet në PayPal dhe përfaqëson një mënyrë tjetër për të kryer transaksione me vlerë.

BCH kishte për qëllim të zgjidhte shumë nga çështjet e vjetra të Bitcoin – por një zgjidhje e tillë shkaktoi një përçarje në komunitetin e kriptove. Ndërsa të dyja mund të bashkëjetojnë lehtësisht, shumë debatojnë se cili do të jetë fitimtari i së ardhmes. Dukshëm avantazhin e momentit e ka Bitcoin-i origjinal.

#bitcoin #bitcoincash #investing #vialcommunity

BCH

Posted under: Education, News

Ku qëndron rëndësia e XRP dhe pse është kaq popullor?

Posted on by Vial

Transaksionet në XRP janë të menjëhershme dhe të lira, duke i dhënë atyre avantazh për lëvizjet ndërkufitare.

Rrjeti Ripple (XRP) është një kriptomonedhë e krijuar për migrimin e transaksioneve nga bazat e të dhënave qendrore të kontrolluara nga institucionet financiare në një infrastrukturë më të hapur duke ulur ndjeshëm kostot. Transaksionet në XRP janë të menjëhershme dhe të lira, duke i dhënë atyre avantazh për lëvizjet ndërkufitare.

E lançuar në vitin 2012, ky rrjet ka një nga qëllimet më ambicioze në hapësirën e kriptomonedhave. Softueri që mundëson përdorimin e Ripple, XRP Ledger, propozoi një mënyrë të re të funksionimit të blockchains që mbështetësit pretendojnë se është më e përshtatshme për transaksione.

Blockchain- i Bitcoin lejon këdo të kontribuojë me fuqinë kompjuterike, të vërtetojë transaksionet dhe të sigurojë softuerin e tij. XRP Ledger, nga ana tjetër, lejon vetëm pjesëmarrësit e zgjedhur të rrjetit për të ndihmuar në verifikimin e transaksioneve dhe sigurimin e rrjetit. Ekzistojnë mbi 150 prej këtyre pjesëmarrësve në rrjet, të njohur kolektivisht si “Lista Unike e Nyjeve” (UNL – Unique Node List).

Në fillim, 100 miliardë monedha XRP u krijuan njëherazi dhe më pas iu shpërndanë individëve, kompanive dhe publikut të gjerë përmes dhuratave dhe giveaway-ve. Në atë kohë, lëvizja çoi në shqetësime rreth decentralizimit të saj, pasi disa subjekte kontrollonin një sasi të madhe të monedhave.

Për ti komplikuar gjërat edhe më tej, përfshirja e XRP në treg mbështetet në një kompani fitimprurëse të quajtur Ripple, e cila edhe sot e kësaj dite vepron si lojtari kryesor në ekosistemin XRP. Ripple ndihmon në mirëmbajtjen e rrjetit të XRP Ledger dhe luan një rol kyç në zhvillimin e tij duke qenë një zotërues i rëndësishëm i tokenit XRP

#ripple #xrp #vialcommunity #cryptocurrency

Posted under: Education, News

Çfarë duhet të dish rreth Litecoin?

Posted on by Vial

Litecoin (LTC) konsiderohet gjerësisht si kriptomonedha e parë alternative.

Përkufizimi

Litecoin (LTC) konsiderohet gjerësisht si kriptomonedha e parë alternative. Ajo u lançua në 13 tetor 2011, me qëllimin për të qenë “argjendi” krahasuar ndaj “arit” që konsiderohet Bitcoin dhe është ende një nga kriptovalutat më të mëdha kur bie fjala për vlerën në treg.

Si funksionon?

Ashtu si Bitcoin, Litecoin funksionon në një blockchain me kod të hapur (open-source) që nuk kontrollohet nga asnjë autoritet qendror. Çdo operator i nyjeve të Litecoin ka një kopje të çdo trasaksioni në blockchain për të siguruar që transaksionet e reja të mos kundërshtojnë historinë e tij dhe prodhuesit ndihmojnë në përpunimin e transaksioneve të reja duke i përfshirë ato në blloqe të reja të krijuara.

Litecoin vs Bitcoin

Litecoin dhe Bitcoin kanë disa dallime kryesore. Transaksionet janë më të shpejta në Litecoin sasia e monedhave në treg është më e madhe se ajo e Bitcoin. Litecoin përdor një algoritëm të ndryshëm hashimi për ta bërë prodhimin më të aksesueshëm për të gjithë, dhe këto dallime besohet se e kanë ndihmuar LTC të ketë sukses dhe të mbetet një nga kriptovalutat më popullore gjatë këtyre viteve.

#altcoin #bitcoin #cryptocurrency #vialcommunity #litecoin

Litecoin

Posted under: Education, News

Pse termi “Altcoin” përfshin gjithë kriptomonedhat në treg përveç Bitcoin?

Posted on by Vial

Një altcoin është një bashkim i fjalëve “alt”, duke iu referuar “alternativës” dhe “coin (monedhës)”, duke iu referuar “kriptomonedhës”, d.m.th., të gjitha monedhat që nuk janë Bitcoin (BTC) quhen ndryshe edhe “altcoin”.

Bitcoin (BTC) ishte kriptomonedha që prezantoi teknologjinë blockchain në botë pas krizës financiare globale të 2008-09.

BTC e ka vendosur veten në “standardin e artit” në botën e kriptomonedhave dhe ka sjellë një revolucion në botën e financave. Ai është bërë ekuilibri i qëndrueshëm midis kriptomonedhave të bazuara në teknologjinë blockchain për shkak të avantazhit të të qënurit i pari në këtë industri. Kriptovalutat alternative janë krijuar për të përmirësuar sfidat teknike dhe aplikimet praktike që Bitcoin nuk i përmbush dot.

Altcoin-et lindën nga prezantimi i kriptomonedhave të gjeneratës së dytë dhe të tretë të bazuar në blockchain si Litecoin (LTC) dhe Ethereum (ETH). Ndërsa Bitcoin kuotohet shpesh në dollarë dhe euro por edhe monedha të tjera fiat, altcoin-et kuotohen edhe në BTC përveç valutave fiat si euro dhe dollari.

#altcoin #bitcoin #cryptocurrency #vialcommunity

Altcoin

Posted under: Education, News

Portfoli Digjital: Çfarë duhet të dini për të, llojet dhe funksionimi i tyre?

Posted on by Vial

Një portofol digjital ju lejon të ruani, dërgoni, merrni dhe shkëmbeni kriptomonedha të ndryshme.

Një portofol digjital është një aplikacion në të cilin cdo individ mund të ruajë Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera si Ethereum (ETH) etj. Një portofol i tillë bazohet në risitë e reja të kriptografisë, e cila është një shkencë që ndihmon në vërtetimet e firmave dhe pronësisë digjitale përmes disa algoritmeve matematikore dhe të ashtëquajturave celësa private dhe publikë. Ekzistojnë pesë lloje portofolesh digjitale ku një përdorues mund të ruajë kriptot e tij: celular, ueb, desktop, harduer dhe letër. Portofolet e kriptos jo vetëm që ruajnë monedhën tuaj dixhitale, por ato gjithashtu i mbrojnë ato me një çelës privat unik, në të cilin mund të keni akses vetëm ju dhe kushdo tjetër që ju i jepni kodin. Një portofol digjital ju lejon të ruani, dërgoni, merrni dhe shkëmbeni kriptomonedha të ndryshme. Disa prej tyre trajtojnë transaksione bazë, ndërsa të tjerët përfshijnë akses të integruar në aplikacionet e decentralizuara të bazuara në blockchain ose te ashtuquajtura DApps.

Kur krijoni një portofol digjital, do t’ju jepet një çelës privat dhe një çelës publik që është i lidhur me portofolin tuaj. Mos harroni se vetem ju keni akses në këto celësa dhe këshillohet që ti ruani në disa vende të sigurta sepse nëse i humbisni ju nuk do të mund ta aksesoni më portofolin pasi nuk është asnjë autoritet përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e tyre. Disa lloje portofolash janë Exodus, Green Wallet, Metamask, Trust Wallet, etj. Nëse paratë tuaja i mbani në një bursë të tillë si Coinbase ose Binance, atëhere duhet të dini që ju nuk po i mbani paratë në një portofol digjital të sigurt pasi këto entite kanë akses në fondet tuaja dhe rrjedhimisht ekziston rreziku i humbjes së fondeve (rasti MtGox, Quadriga, Bitfinex, Bursa Turke, etj).

#digitalwallet #cryptowallet #crypto #metamask

Digital Wallet

Posted under: Education, News