Litecoin (LTC) konsiderohet gjerësisht si kriptomonedha e parë alternative.
Përkufizimi Litecoin (LTC) konsiderohet gjerësisht si kriptomonedha e parë alternative. Ajo u lançua në 13 tetor 2011, me qëllimin për të qenë "argjendi” krahasuar ndaj “arit” që konsiderohet Bitcoin dhe është ende një nga kriptovalutat më të mëdha kur bie fjala për vlerën në treg.
Si funksionon? Ashtu si Bitcoin, Litecoin funksionon në një blockchain me kod të hapur (open-source) që nuk kontrollohet nga asnjë autoritet qendror. Çdo operator i nyjeve të Litecoin ka një kopje të çdo trasaksioni në blockchain për të siguruar që transaksionet e reja të mos kundërshtojnë historinë e tij dhe prodhuesit ndihmojnë në përpunimin e transaksioneve të reja duke i përfshirë ato në blloqe të reja të krijuara.
Litecoin vs Bitcoin Litecoin dhe Bitcoin kanë disa dallime kryesore. Transaksionet janë më të shpejta në Litecoin sasia e monedhave në treg është më e madhe se ajo e Bitcoin. Litecoin përdor një algoritëm të ndryshëm hashimi për ta bërë prodhimin më të aksesueshëm për të gjithë, dhe këto dallime besohet se e kanë ndihmuar LTC të ketë sukses dhe të mbetet një nga kriptovalutat më popullore gjatë këtyre viteve.
#altcoin #bitcoin #cryptocurrency #vialcommunity #litecoin