Portfoli Digjital: Çfarë duhet të dini për të, llojet dhe funksionimi i tyre?

Një portofol digjital ju lejon të ruani, dërgoni, merrni dhe shkëmbeni kriptomonedha të ndryshme.

Një portofol digjital është një aplikacion në të cilin cdo individ mund të ruajë Bitcoin dhe kriptovaluta të tjera si Ethereum (ETH) etj. Një portofol i tillë bazohet në risitë e reja të kriptografisë, e cila është një shkencë që ndihmon në vërtetimet e firmave dhe pronësisë digjitale përmes disa algoritmeve matematikore dhe të ashtëquajturave celësa private dhe publikë. Ekzistojnë pesë lloje portofolesh digjitale ku një përdorues mund të ruajë kriptot e tij: celular, ueb, desktop, harduer dhe letër. Portofolet e kriptos jo vetëm që ruajnë monedhën tuaj dixhitale, por ato gjithashtu i mbrojnë ato me një çelës privat unik, në të cilin mund të keni akses vetëm ju dhe kushdo tjetër që ju i jepni kodin. Një portofol digjital ju lejon të ruani, dërgoni, merrni dhe shkëmbeni kriptomonedha të ndryshme. Disa prej tyre trajtojnë transaksione bazë, ndërsa të tjerët përfshijnë akses të integruar në aplikacionet e decentralizuara të bazuara në blockchain ose te ashtuquajtura DApps.

Kur krijoni një portofol digjital, do t'ju jepet një çelës privat dhe një çelës publik që është i lidhur me portofolin tuaj. Mos harroni se vetem ju keni akses në këto celësa dhe këshillohet që ti ruani në disa vende të sigurta sepse nëse i humbisni ju nuk do të mund ta aksesoni më portofolin pasi nuk është asnjë autoritet përgjegjës për krijimin dhe menaxhimin e tyre. Disa lloje portofolash janë Exodus, Green Wallet, Metamask, Trust Wallet, etj. Nëse paratë tuaja i mbani në një bursë të tillë si Coinbase ose Binance, atëhere duhet të dini që ju nuk po i mbani paratë në një portofol digjital të sigurt pasi këto entite kanë akses në fondet tuaja dhe rrjedhimisht ekziston rreziku i humbjes së fondeve (rasti MtGox, Quadriga, Bitfinex, Bursa Turke, etj).

#digitalwallet #cryptowallet #crypto #metamask

Digital Wallet

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...