Pse termi “Altcoin” përfshin gjithë kriptomonedhat në treg përveç Bitcoin?

Një altcoin është një bashkim i fjalëve "alt", duke iu referuar "alternativës" dhe "coin (monedhës)", duke iu referuar "kriptomonedhës", d.m.th., të gjitha monedhat që nuk janë Bitcoin (BTC) quhen ndryshe edhe “altcoin”.

Bitcoin (BTC) ishte kriptomonedha që prezantoi teknologjinë blockchain në botë pas krizës financiare globale të 2008-09.

BTC e ka vendosur veten në "standardin e artit" në botën e kriptomonedhave dhe ka sjellë një revolucion në botën e financave. Ai është bërë ekuilibri i qëndrueshëm midis kriptomonedhave të bazuara në teknologjinë blockchain për shkak të avantazhit të të qënurit i pari në këtë industri. Kriptovalutat alternative janë krijuar për të përmirësuar sfidat teknike dhe aplikimet praktike që Bitcoin nuk i përmbush dot.

Altcoin-et lindën nga prezantimi i kriptomonedhave të gjeneratës së dytë dhe të tretë të bazuar në blockchain si Litecoin (LTC) dhe Ethereum (ETH). Ndërsa Bitcoin kuotohet shpesh në dollarë dhe euro por edhe monedha të tjera fiat, altcoin-et kuotohen edhe në BTC përveç valutave fiat si euro dhe dollari.

#altcoin #bitcoin #cryptocurrency #vialcommunity

Altcoin

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...