PayPal më në fund lejon tërheqjet e kriptomonedhave, rregullatorët hetojnë Binance mbi emetimin e BNB dhe çfarë mendojnë miliarderët për investimet në kripto? Këto histori dhe më shumë këtë javë në kripto.
PayPal lejon tërheqjen e kriptomonedhave PayPal më në fund po i lejon zotëruesit e kriptomonedhave të transferojnë asetet e tyre dixhitale nga platforma e saj në portofolet dhe bursat e tjera. Opsioni për të lëvizur kriptomonedhat nga PayPal në portofolet e jashtme ishte veçoria e kërkuar më shpesh nga përdoruesit që kur gjigandi i Fintech u shfaq në treg me shërbimin e tij të blerjes, shitjes dhe zotërimit së kriptomonedhat në tetor 2020.
SHBA heton Binance mbi BNB Rregullatorët amerikanë po hetojnë nëse Binance ka thyer ndonjë ligj të rregullores së letrave me vlerë duke shitur tokenin e vet dixhital (BNB), e cila tani është monedha e pestë më e madhe në botë. Hetuesit po shqyrtojnë nëse oferta fillestare e saj në vitin 2017 arriti në shitjen e një letre me vlerë që duhej të ishte regjistruar në agjensi. Në përgjigje, Binance ka deklaruar se po punon me autoritetet për të përmbushur të gjitha kërkesat.
Bursat e kriptovalutave hoqën nga lista Litecoin Litecoin do të hiqet nga lista e bursave të kriptomonedhave të Koresë së Jugut Bithumb dhe Upbit për shkak të modifikimeve të bëra në monedhë. Bursat deklaruan se po mbyllnin mbështetjen e tregut për kriptomonedhën e 20-të më të madhe për shkak të përditësimit Mimblewimble të sapo aktivizuar. Modifikimi mundëson privatësi më të madhe gjatë kryerjes së transaksioneve, gjë që bie ndesh me rregulloret e Koresë së Jugut rreth rregullave kundër pastrimit të parave.
Terraform Labs përballet me hetime globale SEC dhe Koreja e Jugut kanë nisur hetime të veçanta për Terraform Labs, kompania që qëndron pas kriptomonedhave TerraUSD dhe Luna të cilat pësuan një kolaps së fundmi. Në SHBA, SEC thuhet se po heton Terraform Labs nëse marketingu i tyre për stablecoin UST ka shkelur rregulloret federale të mbrojtjes së investitorëve. Ndërkohë, Agjencia e Policisë Metropolitane të Seulit po heton gjithashtu një punonjës të Terraform për dyshime rreth përvetësimot të Bitcoin nga thesari i kompanisë.
Nju Jorku rregullon emetuesit e kriptomonedhave të qëndrueshme(Stablecoins) Shteti i Nju Jorkut ka lëshuar udhëzime rregullatore për kriptomonedhat e qëndrueshme të mbështetura nga dollari amerikan të lëshuar nga entitetet rregullatore. Kjo kërkesë e parë në llojin e saj në SHBA thotë se një kriptomonedhë e qëndrueshme duhet të mbështetet plotësisht nga rezervat monetare në fund të çdo dite pune dhe emetuesi duhet të ketë një politikë riblerje që i jep mbajtësit të drejtën për të shlyer kriptomonedhat e qëndrueshme për dollarë amerikanë.
Kompanitë e brokerimit ndërtojnë platformën e tregtimit të kriptove Krijuesit e tregut Citadel Securities dhe Virtu Financial kanë bashkuar duart me kompanitë e brokerimit me pakicë Fidelity Investment dhe Charles Schwab për të ndërtuar një platformë tregtare të kriptomonedhave. Platforma e re do të mundësojë akses në një grup të thellë likuiditeti për asetet dixhitale që mund të ofrojnë një nxitje të madhe për tregtimin e kriptove për investitorët me pakicë.
Jay-Z dhe Jack Dorsey hapin Akademinë e Bitcoin Reperi Jay-Z dhe CEO i Block, Jack Dorsey, kanë shpallur Akademinë Bitcoin, një program për të mësuar edukimin financiar në lagjen Bedford-Stuyvesant të Brooklyn, ku Jay-Z u rrit. Akademia e Bitcoin do të përbëhet nga një seri klasash në internet të cilat do të jenë të hapura për këdo dhe do t'u sigurojë pjesëmarrësve një sasi nominale Bitcoin për të mësuar praktikisht.
Shkalla e adoptimit të kriptomonedhave nga miliarderët Një sondazh i kryer nga Forbes për njerëzit më të pasur në botë zbuloi se gati 30% kanë investuar drejtpërdrejt ose indirekt në kriptomonedha ndërsa vetëm 16% e të rriturve mesatarë amerikanë kishin ndonjë investim në kriptomonedha. Sam Bankman-Fried, themeluesi i FTX i cili e vendosi hapur emrin e tij në sondazh, i tha Forbes se ai kishte investuar 76-100% të vlerës së tij neto prej 20 miliardë dollarësh në kriptomonedha.