Koleksionet e shtrenjta artistike NFT  – Punks, BAYC

Koleksionet e shtrenjta artistike NFT – Punks, BAYC

Posted on June 16, 2022 by Vial

Çfarë janë CryptoPunks?

CryptoPunks janë pjesë të koleksionueshme të artit digjital, të përfaqësuara nga NFT-të në Ethereum. Ka 10,000 punk-e artistik të stilit 8-bit, të gjithë me karakteristika unike. Si një nga projektet e para të famshme NFT, ata frymëzuan shumë artistë në kripto dhe madje cuan në zhvillimin e standardit të tokenave ERC-721 për koleksionet dixhitale. Projekti u bë më i popullarizuar në vitin 2021 pasi disa CryptoPunks u shitën për miliona dollarë, duke i bërë ato disa nga NFT-të më të shtrenjta edhe më sot.

baea9931-5a4c-426d-b456-476c33a9a9ef-image.png

BAYC

Pas tyre renditet koleksioni më i vlefshëm dhe më i famshëm mes entuziastëve botërore, i quajtur BAYC (Bored Ape Yacht Club). Pavarësisht se CryptoPunks dolën më 2017 dhe BAYC u lancua më 2021, kto të fundit patën sukses më të lartë si pasojë e komunitetit që krijuan. NFT-ë e BAYC zotërohen nga të famshëm si SnoopDog, Justin Bieber, Jimmy Fallon, Lil Baby, etj. Një NFT e thjeshtë e tillë vlen më shumë se $500,000

d06541d8-48ef-47ff-a02f-0709f8c0a973-image.png

Çfarë mendimi keni për këto çmime dhe cila prej këtyre të dyjave ju pëlqen më shumë?

Posted under: Education, News

Përdorimi i NFT në lojra

Posted on by Vial

Ku po përdoren NFT sot?

Se cfarë jane NFT-të kemi folur në artikuj të tjerë të forumit. Shkurtimisht, ato janë koleksione digjitale unike në blockchain. Kjo veçori i bën ato të përshtatshme për t’u përdorur në lojëra si personazhe, objekte me vlerë dhe sende të tjera të tregtueshme.

Lojërat NFT janë bërë të njohura në botën e Game-fi si një mënyrë për të fituar të ardhura. Ju mund t’i shisni NFT-të tuaja që keni fituar në lojë, koleksionistëve dhe lojtarëve të tjerë dhe madje të fitoni monedha në lojrat P2E (play to earn).

Kur transferoni këto NFT, sigurohuni që t’i dërgoni ato në adresën e saktë të blockchainit ku bazohet loja. Gjithashtu, kini kujdes për mashtrimet e zakonshme sa herë që dërgoni NFT në një treg NFT-sh si OpeanSea. Së fundi, lexoni me kujdes rregullat e çdo loje NFT që luani për të parë dhe vlerësuar mundësitë e humbjes. Lojërat NFT janë kryesisht të pranishme në Ethereum dhe Binance Smart Chain (BSC). Disa ofrojnë një përvojë luftarake me personazhet e koleksionit si CryptoBlades dhe Axie Infinity, dhe të tjerë përdorin karta si Sorare.

Binance ofron gjithashtu NFT Mystery Boxes, të cilat u japin mbajtësve mundësinë për të zotëruar NFT me rrallësi të ndryshme.

Posted under: Education, News

Çfarë është Toka Virtuale në Metaverse?

Posted on by Vial

Toka Virtuale përmes NFT-ve

Toka virtuale është një zonë e zotërueshme digjitale në një platformë metaverse. Projektet e njohura të këtij lloji përfshijnë Decentraland, The Sandbox dhe Axie Infinity. NFT-të janë të përshtatshme për të përfaqësuar pronësinë e tokës pasi secila prej tyre është unike dhe vërteton lehtësisht pronësinë digjitale. Ju mund të përdorni tokën NFT për reklama, lojëra dhe punë, ndër rastet e tjera të përdorimit.

Pronari i tokës normalisht mund ta përdorë atë për të shfaqur përmbajtje ose për të fituar para në një lojë. Markat e mëdha dhe të famshme, duke përfshirë Adidas dhe Snoop Dogg, kanë filluar gjithashtu të investojnë dhe përdorin tokën NFT.

Vlera e një parcele ndikohet nga dobia, projekti dhe spekulimet e tregut. Ju mund të blini tokë NFT nga një projekt në një shitje ose në tregun sekondar nëpërmjet një burse NFT, siç është Binance NFT Marketplace ose OpenSea. Para se të blini, sigurohuni që të kuptoni rreziqet dhe rastet e përdorimit të tokës dhe projektit të lidhur me të. Në disa raste, mund të jetë më mirë të marrësh me qira në vend që të blesh një tokë NFT.

718e46fe-39b9-48c6-a0a8-f469f2db311d-image.png

Posted under: Education, News

Si të fitoni para me lojrat Play-to-Earn?

Posted on by Vial

Çfarë është Play-to-Earn (P2E)

Lojërat P2E (luaj për të fituar), lejojnë përdoruesit të kultivojnë ose mbledhin kripto dhe NFT në një lojë dhe që mund të shiten në treg. Duke luajtur lojën rregullisht, çdo lojtar mund të fitojë më shumë objekte të caktuara ose monedha të cilat mund ti shesë në një treg online për të fituar para të vërteta. Disa lojtarë madje kanë filluar të plotësojnë ose zëvendësojnë pagat e tyre duke luajtur këto lojëra blockchain. Megjithatë, një aktivitet i tillë përfshin rrezik, pasi zakonisht ju duhet të bëni një investim fillestar për të blerë personazhe dhe objekte për të luajtur lojën.

Blockchain ndihmon në garantimin dhe grumbullimin e këtyre objekteve dhe krijimin e ekonomive dixhitale funksionale. Teknologjia Blockchain dhe NFT-të lejuan krijimin e objekteve digjitalë që janë të pamundur të kopjohen. Kjo krijoi konceptin e skarcitetit digjital, e cila jep siguri që obejktët e lojës (të përfaqsuara nga NFT) nuk mund të kopjohen nga askush. Për të fituar para, do t’ju duhet të depozitoni NFT-të ose kripto-n tuaj në një treg NFT si OpenSea ose tregjet e posacme te lojrave.

Disa nga lojrat më popullore kanë qenë Axie Infinity dhe Splinterlands.

f93e000a-2b93-4e80-9499-b3f5c09d9509-image.png

Posted under: Education, News

AI & Lojrat në Metaverse?

Posted on by Vial

Çfarë është AI?

Inteligjenca artificiale (AI) është e aplikuar gjerësisht në jetën tonë vitet e fundit me shembuj si: planifikimi automatik i strategjisë së biznesit, vendimmarrja, njohja e fytyrës nga celularët, etj. Kohët e fundit, ekspertët e AI kanë studiuar mundësitë e aplikimit të saj në krijimin e metavers-it. AI ka potencialin të përpunojë shumë të dhëna me shpejtësi të lartë. Kombinuar me teknikat e machine learning, algoritmet e AI mund të mësojnë nga rezultatet e mëparshme, duke marrë parasysh të dhënat historike për të dalë me rezultate dhe njohuri unike. Brenda metaverse, AI mund të aplikohet për subjekte NPC (non-player character) në skenarë të ndryshëm. NPC ekzistojnë pothuajse në çdo lojë; ato janë pjesë e mjedisit të lojërave të krijuara për të reaguar dhe për t’iu përgjigjur veprimeve të lojtarëve. Me aftësitë përpunuese të AI, NPC-të mund të vendosen nëpër hapësirat 3D për të lehtësuar bisedat reale me përdoruesit ose për të kryer detyra të tjera specifike. Ndryshe nga një përdorues njerëzor, një AI-NPC mund të funksionojë vetë dhe të përdoret nga miliona lojtarë në të njëjtën kohë. Mund të funksionojë gjithashtu në disa gjuhë të ndryshme duke rritur ndjeshëm cilësinë e eksperiencës së përdoruesit.

2a3cec8d-f008-4003-8e46-61935c496637-image.png

Posted under: Education, News

Çfarë është një monedhë dixhitale e bankës qëndrore (CBDC)?

Posted on by Vial

Një monedhë dixhitale e bankës qëndrore (CBDC) është një formë dixhitale e monedhës fiat. Si e tillë, është krijuar si para digjitale sipas rregullores së qeverisë.

Qasja për hartimin e një CBDC ka të ngjarë të ndryshojë shumë në bazë të vendit të cilit i përket. Disa projekete kanë të ngjarë të bazohen në blockchain ose në ndonjë lloj tjetër të teknologjisë së librit të shpërndarë (DLT), ndërsa të tjerë mund të jenë thjesht një bazë të dhënash e centralizuar. Ato të bazuara në blockchain do të përdorin një token për të përfaqësuar formën dixhitale të monedhës fiat.

Mund të argumentohet se CBDC-të janë frymëzuar nga kriptovalutat si Bitcoin, edhe pse ato janë krejt të ndryshme pasi CBDC-të lëshohen nga një shtet dhe shpallen si mjete ligjore pagese nga një qeveri. Kriptovalutat si Bitcoin janë pa kufij dhe nuk lëshohen nga asnjë shtet apo ent i centralizuar. Sigurisht, kjo nuk do të thotë se nuk do të jeni në gjendje të bëni pagesa ndërkufitare me një CBDC, por Bitcoin nuk bazohet në kufijtë kombëtarë.

Shumë banka qendrore po shqyrtojnë ose madje po eksperimentojnë në mënyrë aktive lidhur me konceptimin për përdormin dhe krijimin e CBDC.

Kina ka punuar në një projekt të quajtur DC/EP, që përfaqëson monedhën dixhitale/pagesat elektronike, që nga viti 2014. Një provë aktive për juanin dixhital tashmë është bërë nëpër disa qytete të ndryshme. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka lëshuar një raport në tetor 2020 që propozoi një euro dixhitale dhe vlerësoi meritat e një monedhe të tillë dixhitale.

123f8b09-0611-4d97-9663-cf2f7619c498-image.png

Posted under: Education, News

Si të përdorni portofolin e Avalanche?

Posted on by Vial

Portofoli Avalanche

Avalanche Wallet është një portofol online i kriptomonedhash në rrjetin e Avalanche. Ai u mundëson përdoruesve të përdorin ekosistemin e aplikacioneve të decentralizuara (DApps) të Avalanche.

Një portofol ka tre lloje adresash: X-Chain, C-Chain dhe P-Chain. Ju mund të ruani kriptovalutat në cilindo nga tre chain-et, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Me pak fjalë, X-Chain përdoret kryesisht për ruajtjen e aseteve, C-Chain ju lejon të ndërveproni me kontratat inteligjente dhe P-Chain përdoret për staking (depozita). Ju gjithashtu mund t’i lëvizni tokenat tuaj nëpër të tre zinxhirët brenda portofolit të Avalanche.

Kur lëvizni asetet tuaja nga portofoli, sigurohuni që të përdorni një rrjet të përputhshëm me portofolin marrës. Për shembull, vetëm portofoli C-Chain është i pajtueshëm me portofolet në faqet MetaMask dhe Binance. Ju mund t’i zhvendosni tokenat tuaj të Avalanche në portofolin C-Chain duke përdorur funksionin “cross-chain”.

2e1e990e-8186-49f6-ba29-af823414a29e-image.png

Posted under: Education, News

Çfarë është logoja dhe simboli i Ethereum?

Posted on by Vial

Vitalik Buterin ishte ai që projektoi emblemën më të hershme të Ethereum. Ajo përbëhej nga një simbol i pasqyruar: Σ (Sigma nga alfabeti grek). Dizajni përfundimtar i logos (bazuar në këtë emblemë) përbëhet nga një formë romboide prej një tetëkëndëshi të rrethuar nga katër trekëndësha. Njësoj me valutat e tjera, mund të jetë e dobishme që eteri të ketë një simbol standard në mënyrë që aplikacionet dhe faqet e internetit të shfaqin lehtësisht vlerat e tij. Ndërsa nuk përdoret aq gjerësisht sa $ për USD, simboli më i përdorur për eterin është Ξ.

c700bd19-c8b9-49ed-bdb6-d0c51a0b93e8-image.png

Posted under: Education, News

Benefitet që sjell Rrjeti Rrufe (Lightning Network) dhe Altcoins që e mbështesin!

Posted on by Vial

Rrjeti Rrufe

është një protokoll që funksionon jashtë zinxhirit kryesor të Bitcoin dhe synon të zgjidhë menaxhimin e flukseve të mëdha të transaksioneve që kriptomonedhat në përgjithësi hasin. Transaksionetjashtë zinxhirit, ndonjëherë të referuara si “të nivelit të dytë”, u mundësojnë përdoruesve pagesa direkte ndërmjet njëri-tjetrit. Një kartë Visa mund të menaxhojë mbi 47,000 transaksione në sekondë krahasuar me blockchain e Bitcoin i cili përballon vetëm 7 transaksione në sekondë, në këtë mënyre Rrjeti Rrufe mund të ndihmojë shumë në lehtësimin e kësaj çështje.

Po cilat janë disa Altcoin-e që mbështesin Rrjetin Rrufe?

1. Litecoin (LTC)

Përmirësimi SegWit i Litecoin në 2017-ën hapi rrugën për zbatimin e Rrjetit Rrufe. Që kur Lightning Labs lançoi protokollin në Litecoin, rrjeti i blockchain ka pësuar një rritje edhe më të madhe të shpejtësisë së transaksioneve duke përfshirë dhe tarifa më të ulëta se më parë.

2. Zcash dhe Bolt

Zcash është një kriptomonedhë e fokusuar në privatësi, që u mundëson përdoruesve të tregtojnë kriptomonedha në mënyrë anonime pa shfaqur adresën e portofolit. Thënë kjo, nëse Zcash do të përshtaste Rrjetin Rrufe, ky rrjet do të dëmtonte qëllimin kryesor që kjo monedhë ka; privatësinë, për shkak të mënyrës se si Rrjetit Rrufe i duhet të vërtetojë publikisht kanalet e pagesave. Në këtë mënyrë një kompani e quajtur Bolt Labs më pas krijoi Blind Off-chain Lightweight Transactions (BOLT), një protokoll pagesash jashtë zinxhirit i fokusuar në privatësi, i frymëzuar nga Rrjeti Rrufe duke siguruar që përdoruesit të mund të ndërveprojnë pa parë domosdoshmërisht adresat e portofolit të njëri-tjetrit.

3. Raiden Network (ETH)

Rrjeti Raiden është përgjigja e Ethereum (ETH) ndaj Rrjetit Rrufe të Bitcoin. Rrjeti Raiden nuk ofron të njëjtën teknologji si Rrjeti Rrufe por është mjaft i ngjashëm. Ai është një protokoll jashtë zinxhirit me dy shtresa që u mundëson dy palëve të krijojnë një kanal pagese. Sidoqoftë, Rrjeti Raiden, aktualisht në zhvillim, nuk është akoma aq i zhvilluar sa Rrjeti Rrufe.

Posted under: Education, News

Bitcoin Cash – Ndryshimi nga Bitcoin dhe miksimi i monedhave

Posted on by Vial

Në një nivel teknik, Bitcoin Cash funksionon saktësisht njësoj si Bitcoin. Të dy, Bitcoin Cash dhe Bitcoin ofrojnë një sasi të limituar prej 21 milionë asetesh, përdorin nyje për të vërtetuar transaksionet dhe përdorin një algoritëm konsensusi të bazar në provën e punës (Pow). PoW do të thotë që prodhuesit vërtetojnë transaksionet që përdorin fuqinë kompjuterike dhe shpërblehen në BCH për kontributet e tyre.

Megjithatë, BCH është më i shpejtë dhe ka tarifa më të ulta se paraardhësi i tij, falë madhësisë më të madhe të bllokut. Është shumë më i përshtatshëm për transaksione më të vogla, të tilla si blerja e një kafeje me kriptomonedhë. Për më tepër, Bitcoin Cash mbështet kontratat dhe aplikacionet inteligjente si CashShuffle dhe CashFusion.

Zotëruesit e BCH që përdorin portofole të caktuara mund të shijojnë CashShuffle – një protokoll komplet i decentralizuar i cili përzien Bitcoin Cash-in tuaj me pjesëtarë të tjerë të sistemit. Si rezultat, transaksionet tuaja janë private dhe shumë më të vështira për t’u gjurmuar, duke pasur parasysh se Bitcoin Cash është një libër publik.

Sidoqoftë, përzierja e monedhave nuk është gjithmonë e besueshme. Si fillim, procesi kërkon që përdoruesit t’i besojnë një shërbimi të palës së tretë, gjë që është disi ironike duke pasur parasysh se kripto-ja është menduar të jetë anonime. Miksimi i monedhave mund të jetë e kushtueshm, gjë e cila nuk është e favorshme për ata që bëjnë transaksione shpesh. Juridiksione të shumta kanë targetuar miksuesit e kriptomonedhave si CashShuffle, duke pretenduar se fondet që hyjnë në platforma të tilla zakonisht përftohen përmes aktiviteteve të paligjshme.

CashFusion, në vend që të përziejë transaksionet në grup, e vendos BCH-në tuaj në një transaksion të vetëm të madh plot me përdorues të tjerë të CashFusion. Më pas e dërgon sasinë e BCH përsëri në portofolin tuaj – kështu transaksioni juaj është përzier dhe kombinuar me kaq shumë transaksione të tjera sa askush nuk mund të gjurmojë adresën tuaj.

Këto janë dy aplikacione të përhapura brenda ekosistemit Bitcoin Cash, megjithëse janë vetëm maja e ajsbergut. BCH ka frymëzuar dhjetëra protokolle dhe projekte të tjera për të zgjeruar teknologjinë dhe për ta bërë atë më të aksesueshme për të gjithë.

Posted under: Education, News