AI & Lojrat në Metaverse?

Çfarë është AI?

Inteligjenca artificiale (AI) është e aplikuar gjerësisht në jetën tonë vitet e fundit me shembuj si: planifikimi automatik i strategjisë së biznesit, vendimmarrja, njohja e fytyrës nga celularët, etj. Kohët e fundit, ekspertët e AI kanë studiuar mundësitë e aplikimit të saj në krijimin e metavers-it. AI ka potencialin të përpunojë shumë të dhëna me shpejtësi të lartë. Kombinuar me teknikat e machine learning, algoritmet e AI mund të mësojnë nga rezultatet e mëparshme, duke marrë parasysh të dhënat historike për të dalë me rezultate dhe njohuri unike. Brenda metaverse, AI mund të aplikohet për subjekte NPC (non-player character) në skenarë të ndryshëm. NPC ekzistojnë pothuajse në çdo lojë; ato janë pjesë e mjedisit të lojërave të krijuara për të reaguar dhe për t'iu përgjigjur veprimeve të lojtarëve. Me aftësitë përpunuese të AI, NPC-të mund të vendosen nëpër hapësirat 3D për të lehtësuar bisedat reale me përdoruesit ose për të kryer detyra të tjera specifike. Ndryshe nga një përdorues njerëzor, një AI-NPC mund të funksionojë vetë dhe të përdoret nga miliona lojtarë në të njëjtën kohë. Mund të funksionojë gjithashtu në disa gjuhë të ndryshme duke rritur ndjeshëm cilësinë e eksperiencës së përdoruesit.

2a3cec8d-f008-4003-8e46-61935c496637-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...