Benefitet që sjell Rrjeti Rrufe (Lightning Network) dhe Altcoins që e mbështesin!

Rrjeti Rrufe

është një protokoll që funksionon jashtë zinxhirit kryesor të Bitcoin dhe synon të zgjidhë menaxhimin e flukseve të mëdha të transaksioneve që kriptomonedhat në përgjithësi hasin. Transaksionetjashtë zinxhirit, ndonjëherë të referuara si “të nivelit të dytë”, u mundësojnë përdoruesve pagesa direkte ndërmjet njëri-tjetrit. Një kartë Visa mund të menaxhojë mbi 47,000 transaksione në sekondë krahasuar me blockchain e Bitcoin i cili përballon vetëm 7 transaksione në sekondë, në këtë mënyre Rrjeti Rrufe mund të ndihmojë shumë në lehtësimin e kësaj çështje.

Po cilat janë disa Altcoin-e që mbështesin Rrjetin Rrufe?

1. Litecoin (LTC)

Përmirësimi SegWit i Litecoin në 2017-ën hapi rrugën për zbatimin e Rrjetit Rrufe. Që kur Lightning Labs lançoi protokollin në Litecoin, rrjeti i blockchain ka pësuar një rritje edhe më të madhe të shpejtësisë së transaksioneve duke përfshirë dhe tarifa më të ulëta se më parë.

2. Zcash dhe Bolt

Zcash është një kriptomonedhë e fokusuar në privatësi, që u mundëson përdoruesve të tregtojnë kriptomonedha në mënyrë anonime pa shfaqur adresën e portofolit. Thënë kjo, nëse Zcash do të përshtaste Rrjetin Rrufe, ky rrjet do të dëmtonte qëllimin kryesor që kjo monedhë ka; privatësinë, për shkak të mënyrës se si Rrjetit Rrufe i duhet të vërtetojë publikisht kanalet e pagesave. Në këtë mënyrë një kompani e quajtur Bolt Labs më pas krijoi Blind Off-chain Lightweight Transactions (BOLT), një protokoll pagesash jashtë zinxhirit i fokusuar në privatësi, i frymëzuar nga Rrjeti Rrufe duke siguruar që përdoruesit të mund të ndërveprojnë pa parë domosdoshmërisht adresat e portofolit të njëri-tjetrit.

3. Raiden Network (ETH)

Rrjeti Raiden është përgjigja e Ethereum (ETH) ndaj Rrjetit Rrufe të Bitcoin. Rrjeti Raiden nuk ofron të njëjtën teknologji si Rrjeti Rrufe por është mjaft i ngjashëm. Ai është një protokoll jashtë zinxhirit me dy shtresa që u mundëson dy palëve të krijojnë një kanal pagese. Sidoqoftë, Rrjeti Raiden, aktualisht në zhvillim, nuk është akoma aq i zhvilluar sa Rrjeti Rrufe.

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...