Çfarë është një Algoritëm i Konsensusit të kriptomonedhave?

Algoritmi i Konsensusit

Një algoritëm konsensusi është një mekanizëm që lejon përdoruesit ose prodhuesit të koordinohen në një mjedis virtual të shpërndarë, pra të decentralizuar. Ai duhet të sigurojë që të gjithë pjestarët në sistem të mund të bien dakord (të arrijnë konsenus) për një burim të vetëm të së vërtetës, edhe nëse disa pjestarë dështojnë në këtë proces. Me fjalë të tjera, sistemi duhet të jetë tolerant ndaj gabimeve.

Në një sistem të centralizuar, një autoritet i vetëm ka fuqi mbi sistemin. Në shumicën e rasteve, ai mund të bëjnë ndryshime sipas dëshirës – nuk ka ndonjë sistem qeverisjeje kompleks për arritjen e konsensusit mes shumë administratorëve. Por në një strukturë të decentralizuar, kemi një tjetër histori. Le të themi se po punojmë me një databazë të shpërndarë - si arrijmë një marrëveshje se cilat të dhëna i shtohen kësaj databaze?
Kapërcimi i kësaj sfide në një mjedis ku të individët nuk i besojnë njëri-tjetrit ishte ndoshta zhvillimi më vendimtar që hapi rrugën për blockchain-et.
#Algoritmet e konsensusit dhe kriptomonedhat
Në kriptovalutat, transaksionet e përdoruesve regjistrohen në një bazë të shpërndarë të dhënash - blockchain. Është thelbësore që të gjithë (ose më saktë, çdo nyje) të ruajë një kopje identike të databazës.

Shkenca e kriptografisë e cila siguron adresat dhe algoritmin e konsensusit, kujdeset që përdoruesit të mos shpenzojnë monedha që nuk i kanë. Në sistemin aktual monetar, këtë proces e kryejnë bankat, ndërsa në rrjetin Bitcoin e kryejnë prodhuesit me anë të konsensusit që arrijnë për transaksionet e reja që ndodhin në sistem.
Satoshi Nakamoto, krijuesi i Bitcoin, propozoi një sistem të quajtur Provës e Punës (Proof of Work) për të koordinuar pjesëmarrësit. Prova e punës është arsyeja përse pajisjet e prodhimit të Bitcoin shpenzojnë aq shumë energji. Në mënyrë që të marrin shpërblime nga rrjeti, këto prodhues duhet të punojnë për të verifikuar transaksionet dhe duhet të arrijnë dakordësinë mes tyre për ato transaksione që hidhen në rrjet.

Koncepti i pandryshueshmërisë

Siç thamë më sipër, konsensusi i referohet aftësisë së nyjeve brenda një rrjeti blockchain të shpërndarë për të rënë dakord për gjendjen e vërtetë të rrjetit dhe për vlefshmërinë e transaksioneve.

Pandryshueshmëria, i referohet aftësisë së blockchain-eve për të parandaluar ndryshimin e transaksioneve që tashmë janë konfirmuar. Edhe pse këto transaksione shpesh kanë të bëjnë me transferimin e kriptomonedhave, ato mund t'i referohen gjithashtu regjistrimit të formave të tjera jomonetare të të dhënave dixhitale.

Të kombinuara, konsensusi dhe pandryshueshmëria ofrojnë kornizën për sigurinë e të dhënave në rrjetet blockchain. Ndërsa algoritmet e konsensusit sigurojnë që rregullat e sistemit ndiqen dhe se të gjitha palët e përfshira bien dakord për gjendjen aktuale të rrjetit - pandryshueshmëria garanton integritetin e të dhënave dhe të dhënat e transaksioneve pasi çdo bllok i ri i konfirmohet se është i vlefshëm dhe nuk mund të fshihet dot nga asnjë aktor i vetëm pa dakordësinë e shumicës së rrjetit. Kjo gjë siguron dhe një gjurmë të sigurt auditimi për rrjedhën e transaksioneve.

8dd79c96-4320-463f-a552-a1084f36aa58-image.png

Related Posts

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Çmimet e tokenave të lidhur me AI u rritën. Rrjeti i Bitcoin-it po mbingarkohet. Binance lançon shërbimin e huasë së NFT-ve ndërsa Hong Kongu jep ...

Gjërat nuk po duken mirë për Binance 

Binance, një nga bursat më të mëdha të kriptomonedhave në botë, e gjen veten të përfshirë në një situatë sfiduese. Kompania po përballet me rritjen e ...