Nyjet
Përkufizimi i një nyje mund të ndryshojë sipas kontekstit. Kur bëhet fjalë për rrjetet kompjuterike ose telekomunikuese, nyjet mund të veprojnë ose si një pikë rishpërndarjeje e informacionit ose si një pikë fundore komunikimi. Një nyje në blockchain është një pjestar në rrjet i cili ndihmon në mirëmbajtjen e sistemit dhe të procesit të verifikimit të transaksioneve. Nyjet kujdesen që algoritmi i konsensusit po respektohet dhe rrjeti nuk po kompromentohet. Nyjet janë kompjutera të cilët duhet të shkarkojnë në mënyrë konstante databazën e rrjetit, prandaj për të operuar një nyje duhet të plotësohen disa kritere të veçanta. Çdo kriptomonedhe që operon rrjetin e saj ka nevojë për nyje dhe prodhues, prandaj mund të themi që ato luajnë një rol të rëndësishëm në industri.
Operon njeri nga ju ndonjë nyje në Bitcoin ose ETH?