Rastet e përdorimit të Blockchain: Remitancat

Teknologjia blockchain mund të zgjidhë disa nga problemet kryesore me të cilat përballet industria e remitancave, të tilla si tarifat e larta dhe koha e gjatë e transaksionit.

Qëllimi kryesor i kompanive të dërgesave të pagesave në blockchain është thjeshtimi i të gjithë procesit të trasfertave, duke hequr ndërmjetësuesit e panevojshëm si përshëmbull bankat ose institucione të tjera financiare. Ideja është që të ofrohen zgjidhje pagese “contactless” dhe pothuajse të menjëhershme. Ndryshe nga shërbimet tradicionale, një rrjet blockchain nuk mbështetet në një procesin e zakonshëm dhe të ngadaltë të miratimit të transaksioneve, i cili zakonisht kalon përmes disa ndërmjetësve dhe kërkon shumë punë manuale si përshembull, rrjeti SWIFT.

Në vend të kësaj, një sistem blockchain mund të kryejë transaksione financiare në mbarë botën bazuar në një rrjet të shpërndarë kompjuterash. Kjo do të thotë se disa kompjuterë marrin pjesë në procesin e verifikimit dhe vërtetimit të transaksioneve - dhe kjo mund të bëhet në mënyrë të decentralizuar dhe të sigurt. Kur krahasohet me sistemin tradicional bankar, teknologjia blockchain mund të ofrojë zgjidhje pagese më të shpejta dhe më të besueshme me një kosto shumë më të ulët.

Me fjalë të tjera, teknologjia blockchain mund të zgjidhë disa nga problemet kryesore me të cilat përballet industria e remitancave, të tilla si tarifat e larta dhe koha e gjatë e transaksionit. Kostot operacionale mund të ulen ndjeshëm thjesht duke reduktuar numrin e ndërmjetësve.

04b83d6f-69c2-43da-9e2e-6298284d5c72-image.png

Related Posts

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Sezoni i Altcoin-eve ka nisur zyrtarisht. Aksionet e kompanive, si MicroStrategy dhe Coinbase po lulëzojnë ndërsa banka Standard Chartered pret një...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

CZ dhe Binance pranojnë fajësinë, duke rënë dakord për gjoba me vlerë miliarda dollar. Kraken përballet me një tjetër padi të re. JP Morgan deklaron...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Tether investon në pajisijet e prodhimit të Bitcoin-eve. Një status rreth XRP ETF manipulon tregun. Fonidi i pensioneve i Koresë së Jugut investon në...