Çfarë është Play-to-Earn (P2E)
Lojërat P2E (luaj për të fituar), lejojnë përdoruesit të kultivojnë ose mbledhin kripto dhe NFT në një lojë dhe që mund të shiten në treg. Duke luajtur lojën rregullisht, çdo lojtar mund të fitojë më shumë objekte të caktuara ose monedha të cilat mund ti shesë në një treg online për të fituar para të vërteta. Disa lojtarë madje kanë filluar të plotësojnë ose zëvendësojnë pagat e tyre duke luajtur këto lojëra blockchain. Megjithatë, një aktivitet i tillë përfshin rrezik, pasi zakonisht ju duhet të bëni një investim fillestar për të blerë personazhe dhe objekte për të luajtur lojën.
Blockchain ndihmon në garantimin dhe grumbullimin e këtyre objekteve dhe krijimin e ekonomive dixhitale funksionale. Teknologjia Blockchain dhe NFT-të lejuan krijimin e objekteve digjitalë që janë të pamundur të kopjohen. Kjo krijoi konceptin e skarcitetit digjital, e cila jep siguri që obejktët e lojës (të përfaqsuara nga NFT) nuk mund të kopjohen nga askush. Për të fituar para, do t'ju duhet të depozitoni NFT-të ose kripto-n tuaj në një treg NFT si OpenSea ose tregjet e posacme te lojrave.
Disa nga lojrat më popullore kanë qenë Axie Infinity dhe Splinterlands.