Solana si një nga blockchain-et me performancë të lartë që mbështet zhvilluesit në mbarë botën për të inovuar gjëra unike ka sjellë një produkt krejtësisht të papritur për përdoruesit e saj.
Saga telefoni i parë i fokusuar në Web3 Solana, blockchaini më performues, po planifikon të bëjë një hyrje solide në industrinë e telekomunikimit me lançimin e një telefoni Android. Gjatë një eventi në qytetin e Nju Jorkut, Anatoly Yakovenko, CEO dhe bashkëthemelues i Solana Labs, zbuloi telefonin e ri Android të quajtur Saga. Kompania ka nisur gjithashtu një degë të re të dedikuar për aplikacionet celulare Web3 të quajtur Solana Mobile. Ekipi që qëndron pas Solanës ka synuar ta bëjë Saga-n të fokusuar në Web3, i cili përfshin sektorë në zhvillim si tregjet NFT-ve dhe platformat e decentralizuara tregtare. Specifikimet kryesore të telefonit Android përfshijnë një ekran 6.6 inç, 512 GB hapësirë ruajtëse dhe masat e sigurisë janë të përbëra nga çelësa privat. Yakovenko deklaroi se: “Pothuajse 7 miliardë njerëz përdorin telefona në mbarë botën dhe më shumë se 100 milionë njerëz mbajnë asete dixhitale dhe të dy këta numra do të vazhdojnë të rriten. Saga vendos një standard të ri për përvojën web3 në celular.” Porositë për Saga kanë nevojë për një depozitë plotësisht të rimbursueshme prej 100 dollarë, e cila do ti shtohet çmimit përfundimtar të vlerësuar prej 1000 dollarë. Për më tepër, porositë paraprake do të dorëzohen në fillim të vitit 2023 me një Saga Pass falas, një NFT që shkon me grupin e parë të pajisjeve Saga dhe biletën e parë për të ndikuar në drejtimin e platformës SMS.
Filiali i ri ‘Solana Mobile’ Për më tepër, filiali i ri i fokusuar në Web3, Solana Mobile, do të ndërtojë telefonin Saga dhe do t'u ofrojë zhvilluesve një paketë mjetesh për të krijuar aplikacionet e para në celular në blockchain-in e saj. Solana Labs ka ndarë një fond prej 10 milionë dollarë në një ekosistem të ri për të ndihmuar zhvilluesit të ndërtojnë aplikacione duke përdorur Solana Mobile Stack. Në njoftimin për shtyp thuhej se grupi i Solana Mobile "ofron një grup të ri librarish për portofolet dhe aplikacionet, duke i lejuar zhvilluesit të krijojë përvoja të pasura celulare në Solana". Solana po bën plane të mëdha për të forcuar pozicionin e saj në tregun e kriptomonedhave këto ditë. Në të njëjtën kohë, rrjetit iu desh gjithashtu të përballej me një sërë vështirësish teknologjike, sic ishin ndërprerjet në rrjet.