Këtë javë: Lamtumirë tarifave tregtare… Dhe më shumë (21-27 Qershor)

Tether lançon një tjetër monedhë të qëndrueshme (stablecoin), kriptomonedha me vlerë 100 milionë dollarë janë vjedhur nga rrjeti Harmony, Binance US fillon një luftë tarifash tregtare. Këto histori dhe më shumë këtë javë në kripto.

Tether lançon ‘Paund Britanik’ si një monedhë të qëndrueshme (stablecoin)
Tether, emetuesi më i madh i monedhave të qëndrueshme në botë, ka njoftuar lançimin e një monedhë të qëndrueshme të re, këtë herë të lidhur me vlerën e paundit britanik. Tokeni i ri, me emrin GBPT do të lançohet fillimisht në Blockchain-in e Ethereum. Njoftimi vjen menjëherë pas lançimit të fundit nga Tether të një monedhe meksikane të lidhur me ‘peso’, MXNT.

100 milionë dollarë të vjedhura në hakimin e një Blockchain-i
Hakerët kanë vjedhur kriptomonedha me vlerë 100 milionë dollarë nga Horizon, një urë e cila lidh Blockchain-et e zhvilluar nga rrjeti Harmony. Ekipi i Harmony tashmë ka veçuar një llogari individuale që besohet se është përgjegjëse për incidentin. Ngjarja pason një seri sulmesh të ngjashme në urat e Blockchain, duke përfshirë hakimin prej 600 milionë dollarësh të Ronin Network në fillim të këtij viti.

Binance US fillon një luftë për tarifat tregtare?
Binance US ka eliminuar tarifat për tregtimin e Bitcoin në platformën e saj për klientët që përdorin dollarë amerikanë dhe monedha të qëndrueshme USD, duke u bërë ofruesi me kosto më të ulët në treg. Ekspertët brenda industrisë thonë se vendimi i marrë mund të sjellë një përgjigje nga Coinbase dhe të nisë një luftë tarifash tregtare midis bursave.

Solana po bën një telefon kripto
Kompania Blockchain, Solana Labs zbuloi Saga, një smartphone Android i fuqishëm që do të dalë në treg në fillim të vitit 2023 për të ndihmuar kriptomonedhën të vazhdojë lëvizjen e saj drejt aparateve celulare. Kompania zbuloi gjithashtu softuerin Solana Mobile Stack (SMS), i cili ofron mjete për zhvillimin e aplikacioneve dhe lojërave celulare Android, dhe gjithashtu përfshin një dyqan aplikacionesh të decentralizuar.

BoE: Kriptomonedhat do të mbijetojnë
Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, ka sugjeruar që ‘të mbijetuarit e dimrit të kriptomonedhave’ mund të bëhen kompanitë e teknologjisë së së ardhmes, duke rivalizuar ato si Amazon. Cunliffe e krahasoi rrëzimin e fundit të tregut të kriptomonedhave me Dotcom në fillim të mijëvjeçarit duke thënë se: “Ndërsa shumë kompani shkuan, teknologjia mbeti.”

Goldman Sachs do të blejë asete të Celsius
Banka e Wall Street, Goldman Sachs, po kërkon 2 miliardë dollarë angazhime nga investitorët për të blerë asete me zbritje të mëdha nëse platforma e huadhënies së kriptomonedhave Celsius falimenton. Marrëveshja e propozuar do t'i lejojë investitorët të blejnë asetet e Celsius me zbritje potencialisht të mëdha në rast të një deklarimi falimentimi nga ana e platformës.

BlockFi siguron kredi me vlerë 250 milionë dollarë
Një tjetër platformë kriptomonedhash në vështirësi, BlockFi, ka siguruar një kredi me vlerë 250 milionë dollarë nga bursa e kriptomonedhave FTX këtë javë për të siguruar akses në kapital që forcon më tej bilancin dhe fuqinë e platformës. CEO i BlockFi, Zac Prince, njoftoi paketën e shpëtimit vetëm një ditë pasi CEO i FTX, Sam Bankman-Fried tha se bursa e tij po planifikonte të shpëtonte firmat e kriptomonedhave të cilat po hasin probleme.

Cristiano Ronaldo është në bashkëpunim me Binance
Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo ka nënshkruar një bashkëpunim me Binance për të promovuar NFT-të. Si pjesë e marrëveshjes shumëvjeçare, ylli portugez i futbollit do të krijojë një seri koleksionesh NFT për shitje në platformën Binance. Koleksioni i parë do të dalë në treg më vonë këtë vit për t'u dhënë fansave mundësinë që të zotërojnë një pjesë ikonike të historisë sportive.

Së shpejti, NFT-të mund të shpërndahen në Instagram Stories për të fituar para
Sipas njoftimit nga gjigandi i mediave sociale Meta synon të zgjerojë idenë e saj që më shumë krijues në mbarë botën të munden të shfaqin NFT-të e tyre në Instagram dhe të mund të fitojnë para në platformë. CEO Mark Zuckerberg tha se Facebook po planifikon gjithashtu të mbështesë NFT-të në të ardhmen. Kompania konfirmoi se krijuesit dhe koleksionistët do të jenë në gjendje të ndajnë koleksionet e tyre dixhitale në Facebook dhe Instagram.

w.jpg

Related Posts

SEC padit Binance se ka keqpërdorur fondet e klientëve

Komisioni i Shkëmbimeve dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi të hënën Binance, bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, duke pretenduar se kompania ...

Ja çfarë ndodhi këtë javë në botën e kriptomonedhave

Elon Musk përballet me akuza të reja për tregtimin e Dogecoin. Coinbase thotë se AI mund të përfitojë nga kriptomonedhat, ndërsa një portofol ...

Si ndikon një falimentim i ekonomisë së SHBA-së në botën e kriptomonedhave

Tregu i monedhave të qëndrueshme (stablecoins), me një vlerë prej 130 miliard dollarësh, është i fokusuar në bonot e thesarit të qeverisë amerikane, ...