Tregu i kriptomonedhave pa humbje të mëdha gjatë muajit Qershor, me investitorët gjithnjë e më të shqetësuar për inflacionin e lartë dhe rritjen e normës nga Rezerva Federale (FED).
Bitcoin (BTC) ra mbi 37.3% në qershor. Rënia më e madhe mujore e çmimeve që nga viti 2011, në një shitje epike në treg që shkaktoi shkurtime të vendeve të punës në industrinë e kriptomonedhave dhe detyroi shumë huadhënës, përfshirë Celsius, të ndalonin tërheqjet për klientët e tyre dhe të përpiqeshin të shpëtonin financiarisht kompanitë. Disa analistë thonë se çmimi i Bitcoin mund të shkojë edhe më poshtë. Ngjarjet kryesore që ndodhën gjatë rënies së tregut janë:
Drejtimi i firmës Three Arrows Capital (3AC) ngjason me "skeme Ponzi të stilit Madoff". Miliarda të humbura dëmtojnë rëndë shumë kompani të mëdha në tregun e kriptomonedhave.
Pasi Celsius ndaloi tërheqjet më 13 qershor, kompania u angazhua me ristrukturimin ligjor dhe financimin e ekipit. Nëse Celsius do të shkojë drejt falimentimit nuk ka asnjë garanci që klientët do të jenë në gjendje të rikuperojnë çdo fond të mbajtur në platformë.
BlockFi humbi qindra miliona të cilat e detyruan atë të marrë një kredi prej 250 milion dollarë nga FTX. FTX ka të ngjarë ta blejë të gjithë kompaninë për 275 milion dollarë.
Voyager Digital pothuajse pësoi një kolaps nga 3AC duke u detyruar të marrë një kredi urgjente prej 500 milion dollarësh nga Alameda Research dhe duke dhënë mundësinë kësaj të fundit të marrë aksionet e vet kompanisë Voyager Digital.
Babel Finance përballet me humbjen e më shumë se 1 miliardë dollarë për shkak të ekspozimit nga 3AC.
SEC refuzon kompaninë Grayscale rreth Bitcoin ETF dhe po në të njëjtën ditë Grayscale ngriti padi kundër SEC.
Bursa e kriptomonedhave CoinFlex humbet 47 milion dollarë në kredi të këqija dhe lëshon në treg token me pretendim për rimëkëmbjen e kapitalit.
CEO dhe CFO i Compass Mining dhanë dorëheqjen.
Solana shpall planin për telefonat inteligjentë.
MicroStrategy bleu 10 milion dollarë në Bitcoin.
Ronaldo bashkëpunoi me Binance për krijimin e një koleksioni NFT-je.
PayPal mundëson transferimin e BTC, ETH, BCH dhe LTC në porofolet e jashtëm.
Binance Labs grumbulloi një fond prej 500 milion dollarësh.
Firma Felix Capital e cila merret me kapitalin sipërmarrës në Londër grumbulloi një fond prej 600 milion dollarësh për Web3.
Magic Eden, platforma e tregtimit të NFT-ve pati rritje të kapitalit nga 130 milion dollarë në 1.6 miliardë dollarë.
FalconX pati një rritje kapitali nga 150 milion dolarë në 8 miliardë dollarë.
Prime Trust grumbulloi mbi 100 milion dollarë financime të Serisë B për t'u zgjeruar në oferta të reja.
Prokurorët amerikanë akuzuan Nathaniel Chastain të OpenSea se abuzoi me informacionin e brendshëm për të përfituar nga tregtimi i kriptomonedhave.
CFC (Këshilli Etikës) pretendoi se Gemini, bursa e tregëtimit të kriptomonedhave, gënjeu rregullatorët për dhënien e rimbursimit ndaj krijuesve të tregut (market makers).
DOJ (Departamenti i Drejtësisë) publikoi përgjigjen ndaj urdhrit ekzekutiv të Presidentit Biden për asetet dixhitale.
Senatorët Lummis dhe Gillibrand shpallën Inovacionin e Përgjegjshëm Financiar prej 69 faqesh.
U prezantua projekt-ligji që krijoi një kornizë të plotë rregullatore për asetet dixhitale.
Coinbase largoi nga puna 18% të punonjësve.
ProShares lançoi strategji të re shitjeje për Bitcoin ETF.
NYDFS nxorri udhëzime për kriptomonedhat e qëndrueshme(Stablecoin).
Protokollet DeFi performuan mirë gjatë rënies së tregut.
Coinbase prezanton në disa juridiksione KYC (Know Your Customer) të rritur për transaksionet në dalje.
Nexo u ofrua për të blerë asetet nga Celsius.
Citadel lidhi partneritet me Virtu për të ndërtuar Bursë për tregëtimin e kriptomonedhave.